Recension: Аnalizë: Qytetarët do të rrethojnë projekte, e jo fjalë dhe arrogancë

22-0987009980-crop-resize

Ky është një tekst në të cilin vetëm në shikim të parë ofrohet objektivitet, e në fakt ka anshmëri të fuqishme. Thënë me gjuhën e popullit: “Kot i ke muret, nëse nuk ka themele që do t’i mbajnë ato”. Nëse me të vërtetë ka pasur qëllim që në mënyrë të balancuar të krahasohen ofertat e pushtetit dhe të opozitës në vigjilje të zgjedhjeve të dyfishta do të “gërmohej” më thellë, e jovetëm nëpër sipërfaqe, duke përdorur formulime “të mbrojtura me të drejta autoriale” nga partia kryesore në pushtet, e cila me ngulm dëshiron të nga bindë se ajo është shprehje e vullnetit të popullit dhe se gjithçka që bën, e bën për të mirën tonë kundrejt opozitës së lazdruar dhe të defokusuar.

Pushteti mund të thotë çka të dojë për veten e tij dhe mund ta perceptojë vetene tij si më i bukur, më i mençur, më i urtë, dhe gjithsesi se “me të dyja këmbët qëndron fortë në tokë”, por mediat janë ato që duhet të përpiqen të konstatojnë se a është kjo fotografi e vërtetë ose e rrejshme, e jo atë ta pranojnë apriori si ndonjë aksiomë e vërtetuar.

2Linku deri te artikulli origjinal: Аnalizë: Qytetarët do të rrethojnë projekte, e jo fjalë dhe arrogancë

Data dhe koha e publikimit: 09.03.2014, 14:50

Data e recensionit:  10.03.2014

Recensues:  Vlladimir Mirçeski

 

VËRTETËSI E NJYROSUR

Аmbicioze, pa dyshim! Fakti që në titull është theksuar se bëhet fjalë për analizë, nuk është i arsyeshëm.

Ja si duket analiza e kësaj praktike gazetareske:

“Përfshirja e të gjitha çështjeve ose shumicës së atyre që e përbëjnë përmbajtjen e temës, përfshirja e të gjitha aspekteve të problematikës, shfrytëzimi i sa më tepër burimeve të informatave, ballafaqimi me kundërshtimet, krahasimi me gjendjet e tjera të ngjashme, inkuadrimi i përpjekjeve dhe analizave personale hulumtuese, orientimi kah ardhmëria”. (Katër “A”, Zhivko Andreevski)

Kur do të lexohet teksti dhe kur do të krahasohet me nevojën teorike për atë se çka duhet të ketë një analizë, shihet se këtu nuk kemi analizë. Nuk janë përfshirë të gjitha çështjet, por vetëm në mënyrë të segmentuar janë renditur disa elemente, kemi vetëm një bashkëbisedues, edhe atë qartazi të përcaktuar politikisht, vërehet mungesë e çfarëdo lloj ballafaqimi të të dyja palëve. Pak më tepër se sa vetëm “renditje e thjeshtë”: thuhet se pensionet janë rritur, ndërsa qeveria ka obligim LIGJOR të bëjë harmonizim ligjor sipas rritjes së rrogave dhe shpenzimeve, thuhet se janë rritur rrogat e administratës, e ku është informata se sa është rritur vetë administrata, thuhet se është zgjidhur statusi i të falimentuarve, ndërsa të falimentuarit çdo javë protestojnë në Shkup dhe në Kumanovë. Prandaj, vërtetësi ka, por të atillë siç e dëshiron pushteti.

Në këtë drejtim, është shfrytëzuar edhe prezantimi i një profesoreshe, përndryshe mysafire e rregullt kur duhet të lavdërohen politikat qeveritare. Nuk do të kishte problem sikur nga ana tjetër të kishte bashkëbisedues që do t’i kontestonte deklaratat e proefesoreshës. Mirëpo, një gjë të tillë nuk ekziston. Lëre që ajo mungon, por që të vërtetohet përshtypja nga burimet e njëanshme, është përdorur një deklaratë e vjetër e vetë kryeministrit, i cili normalisht lavdërohet dhe e shan opozitën. Domethënë në pjesën e burimeve kemi rezultat 2:0 për partinë në pushtet.

Kjo pasqyrohet edhe në vetë esencën e lajmit për shkak se “ngjyrimi partiak” i tekstit le shumë hapësirë për përmbajtje kualitative që nuk përmirësohet me një anketë të shkurtër me qytetarët (vetëm dy veta), deklaratat e të cilëve, paramendoni, janë në linjë me tezën kryesore se “populli i beson atij që ka punuar”. Ndërsa, në vetë tekstin kemi deklaratë të kryeministrit – “Atë që do ta premtojmë duhet të jetë reale dhe duhet ta realizojmë, kjo është përgjegjësi“. Me “hulumtimin” e këtillë të mendimit të popullit vijmë deri te rezultati 3:0 për pushtetin në raport me opozitën.  

 

DIAPAZONI, DIAPAZONI…

Rezultati i këtillë, i cili, e përsëris bazohet në atë që është shënuar në tekst: vetëm një bashkëbisedues, deklaratë nga kryeministri, “përkrahje” nga qytetarët, bukur e tregon shkallën e anshmërisë dhe çekuilibrin që në fillimin e tekstit:

“Arrogancë e rrjeshme dhe diskreditime kundrejt programit dhe rezultateve të deritanishme që garantojnë vota. Në këtë diapazon, pothuajse krejtësisht të kundërt, të karakteristikave gjenden ofertat zgjedhore të dy partive më të mëdha, thonë njohësit e rrethanave për eVesti. Analistët e proceseve politike thonë se edhe këto zgjidhje, sikurse edhe të gjitha zgjedhjet e tjera në këto shtatë vitet e fundit, do t’i sjellin po të njëjta dilema – në vend nuk ka konkurrencë të programeve politike, nga njëra anë është LSDM-ja e dobët, e cila një kohë të gjatë lufton me dobësinë e saj të brendshme dhe paideshmërinë, e nga ana tjetër partia në pushtet e cila nëpërmjet makinerisë partiake momentalisht është e fokusuar vetëm në sukses”.

dhe pavarësisht nga diapazoni vazhdon deri në fund të artikullit, i cili edhe pse është i panënshkruar, në bazë të asaj që është shkruar, do të themi se është origjinal.

Për konstruksionin e titullit, më së paku që mund të thuhet është se është pretencioze dhe tendencioze.

“Аnalizë: Qytetarët do të rrethojnë projekte, e jo fjalë dhe arrogancë”

Është pretencioz për shkak se nuk është analizë, kurse është tendencioz për shkak të porosisë, thelbi i së cilës është ndërmjet reshtave – “a do të votoni për pushtet të popullit dhe për populluin, apo për njerëz “çallamxhinj” të salloneve”. Shtrembërim klasik i realitetit, për shkak se ajo që shihet pasj 8 vitesh në pushtet, nuk mund të thuhet se kemi vetëm “pushtet popullor” që nuk është i dhënë pas luksit dhe që nuk i shfrytëzon privilegjet që shkojnë me funksionin.

Një analizë nuk ka nevojë “ta lavdërojë” dikë, e aq më pak garniturën që është në pushtet që nga viti 2006, por t’i shqyrtojë dhe t’i sqarojë problemet, të ofrojë përgjigje për to. Në vend të kësaj, kjo analizë e vetëquajtur na tregon se opozita nuk është e mirë, dhe se pushteti është “super”. Sikur të donte publikonte vetëm këtë ta lexojë do ta shihte konferencën për shtyp të ndonjë partie.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.