Recension: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?
Në serinë e artikujve që merrren me “personalitetin dhe veprën” e ministreshës kosovare të tregtisë, Mimoza Kusari, në një kohë kur akoma është aktuale tendosja e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, u paraqit edhe një artikull në titullin e së cilës ministresha është quajtur “bjonde” dhe që merret me seksipilitetin e saj, afinitetin ndaj modës së lartë dhe me atë se kush e do atë e kush jo.
Pa marrë parasysh se bëhet fjaë për material që është vendosur në rubrikën JETA, trajtimi i këtillë i një politikaneje të vendit fqinj është manifestim i pashijes dhe seksizmit, që vështirë se mund të arsyetohet me trajtimin jo shumë serioz të temave në këtë rubrikë. Potencimi i karakteristikave të saja fizike (bjonde) në raport me karakteristikat e tjera të personalitetit dhe të funskionit të saj, ka konotacion pezhorativ, për shkak se është i qartë asociacioni me stereotipin “bjonde budallaqe”.
“Gjithmonë duhet të shmangen shprehjet që në vete përmbajnë konotacione shoviniste, seksiste ose konotacione të tjera diskriminuese”. (Doracak për etikën në gazetari, 2012, SHGМ).
Autori merr të drejtën të merret me pamjen seksipile dhe ndjekjen e modës së ministershës Kusari, me atë se e a duan shoferët e kamionave dhe se a ka bërë ajvar me speca nga Maqedonia ose jo, që është e papërshtatshme për një medie informative, që dëshiron të kuptohet seriozisht. Artikulli nuk i plotëson as standardet minimale gazetareske, nuk ka burime të cilave u referohet dhe duket si bisedë-thashesheme, që, si duket, ka qenë edhe qëllimi i autorit.
Linku deri te artikulli origjinal: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?
Data dhe koha e publikimit: 11.09.2013, 20:17
Data e recensioit: 17.09.2013
Recensuese: Јugosllava Dukovska
Vërtetësia: Nuk citohet e as që referohet ndonjë burim për deklarata e dhëna në tekst, kështu që mund të konstatohet se ajo që është thënë për ministreshën kosovare është thënë në mënyrë arbitrare dhe pa u mbështetur në fakte.
Përmbajtësia: Lajmi është jogjithëpërfshirës, përplot me deklarata arbitrare dhe vërejtje ofenduese dhe nënçmuese në llogari të ministreshës kosovare Kusari.
Anshmëria: Artikulli është shembull tipik i keqpërdorimit të besimit të lexuesve, të cilët presin që në rubrikat informative të marrin informatë objektive dhe qasje të paanshme. Nëpëmjet formës së komentimit ironik, artikulli tallet në mënyrë të hapur me një grua-politikane nga një vend fqinj, me të cilin, në këtë moment, Maqedonia ka raporte të përkeqësuara ndërshtetërore në sferën e tregtisë, që është resori i saj ministror! Qasje jo e balancuar, joetike dhe joprofesionale.
Kualiteti i titullit: Titulli përmban aluzion të hapur me stereotipin nënçmues për bjonden budallaqe.
Gjuha e urrejtjes: Tallja e ministreshës kosovare të tregtisë nëpërmjet ironisë, përpjekja për diskriminim duke përdorur stereotipe gjinore dhe kualifikime të paverifikuara janë karakteristikat kryesore të artikullit.
Përfundimi: Përpjekja kinse me qasje humoristike të portretizohet ministresha kosovare e tregtisë, Mimoza Kusari, si bjonde budallaqe me pamjen e saj, rezultoi me një tekst të shkruar pa shije që nuk bën pjesë në asnjë zhanr gazetaresk.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari