Recension: Çfarë ka fituar si kundërshpërblim Gerovski nga MPB-ja kur ka punuar për buletinin e tyre?

2-0099887-0099823-crop-resize

Edhe një tentim mediatik për spinim të situatës ku një numër i caktuar i gazetarëve, siç publikoi opozita, janë kapur ku përveç veprimtarisë “themelore”, merren edhe me biznes plotësues, edhe atë duke fituar tendera shtetërorë. D.m.th., na ofrohet tekst ku qëllimi kryesor është që publikut t’i “hidhet hi në sy”, për diçka që ka ndodhur para shumë vitesh dhe të defokusohet vëmendja nga afera aktuale, sipas partisë kryesore opozitare, për lidhjen serioze mediatike-financiare në mes qeverisë dhe disa gazetarëve, të cilët për mbrojtjen e të vërtetës “qeveritare”, siç tregojnë dokumentet, paguhen “mirë” nëpërmjet biznes marrëveshjeve.

Artikulli aktual dëshiron të na bindë se përfshirja në të kaluarën në revistën e të atëhershme të MPB-së së një gazetari të famshëm, i cili nuk i shkon për qejfi shumicës qeveriste, njëjtën kohë do të thotë se ai ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve policore !!! Në bazë të kësaj teze, e cila absolutisht nuk është e argumentuar, më tej “shpaloset” e ashtu quajturi tregim – se si ai gazetar është takuar me njeriun e parë aktual të një fondacioni, e cila gjithashtu nuk është sipas qejfit të qeverisë, dhe tash bashkë punojnë kundër establsihmentit qeveritar. Bëhet fjalë për një “tekst” të vogël i cili duhet diskreditojë dhe jo në të vërtetë të informojë publikun dhe është koncipuar të jetë vazhdimi i skandalit të paralajmëruar për involvim të gazetarit të njohur në struktura policore.

2Linku deri te artikulli origjinal: Çfarë ka marrë në kthim Gerosvski nga MPB-ja kur ka punuar për buletinin e tyre ?

Data dhe koha e publikimit30.01.2014, 13:27

Data e recensionit:  01.02.2014

Recensues:  Vladimir Mirçeski 

Vërtetësia: Vërtetësia e këtij artikulli është shumë, shumë problematike. Pse? Sepse barazohet angazhomani profesional i gazetarit në buletinin policor me bashkëpunimin në shërbimet e sigurisë, më pas askund nuk jepen të dhëna për këtë. Kurajo e madhe, dhe papërgjegjshmëri profesionale e dikujt duke e pasur parasysh “gjuetie” aktuale të lustratorëve, për të kualifikuar dikë si bashkëpunëtor pa ofruar argumente. Jam i bindur kjo do të ishte e vërteta, deri tash komisioni për lustrim gazetarin “problematik” moti do ta kishte “shtirë në ballinë” siç donë dikush të thotë.

Goditjet e vërteta përfundimtare të së pavërtetës këtu të plasuar i jep faktografia e thjeshtë. Ministër i punëve të brendshme ishte Tomislav dhe jo Slobodan Çokrevski  dhe Lubomir Fërçkovksi ishte kandidat i LSDM-së  për kryetar shteti, dhe jo kandidat për kryetar të LSDM-s. Dikush së paku ti bënte detyrat e shtëpisë para se të shkruaj dhe ti publikojë këto artikuj.

Burimet e informatave: Nuk ekzistojnë. Pretendimet kryesore për angazhim në shërbimet policore-të sigurisë të gazetarit të përmendur nuk janë të mbështetura me asnjë lloj burimi. Në të gjithë tekstin vetëm në një vend përmendet burimi edhe atë portali që një ditë përpara ,së pari e publikoi informatën se ai gazetar ka qenë pjesë e kolegjiumit të redaksisë së revistës profesionale të MPB, e cila është publikuar 4 herë në vit.

Përmbajtësia: Nivel minimal i ndonjë përmbajtje. Nëse vërtetojmë se informata kryesore e cila plasohet është diskutabile, atëherë ajo që mbetet janë të ashtu quajtura muhabete të çarshisë – cili me kë është ende shokë ose  „i afër me atë ose ato“.

Komentim: Nëse është e vërtetë, burime dhe përmbajtje gati si nuk ka, atëherë anshmëri ka edhe atë shumë. Ajo e ka përmbytë tërë tekstin dhe nuk është diskutabile se është politike.

Komentim: Hasen elemente komentimi të cilat nuk kanë arritur ose nuk kanë dashur në mënyrë strukturore të ndahen nga pjesa tjetër e tekstit i cili duhet të na „informojë“. Ja shembuj për këtë:

„Branko Gerovski i Lubomir Fërçkovski edhe sot shoqërohen, është e qartë se relacionet  në mes tyre janë forcuar nga ajo periudhë kur gazetari i afërt me Cërvenkovskin e bë buletinin e ministrisë me të cilën ka udhëhequr ish-kandidati për kryetar të LSDM-së.

Pas ngjarjeve të fundit, hapet pyetja nëse Vlade Milçin nëpërmjet kësaj lidhje është njohur me Branko Gerovskin, si ish-bashkëpuntor i shërbimeve sekrete.

Nëse e gjejmë përgjigjen e këtyre pyetjeve , do të jetë më se qartë – se çfarë roli ka pasur Geroski në MPB të atëhershme“.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Sipas praktikë së zakontë tekstet e tilla ngelen të pa nënshkruara. Mirëpo, edhe pa atë nuk është shumë rëndë të vlerësohet se bëhet fjalë për vepër origjinale, për arsye se për diçka të tillë është e nevojshme përmbajtje autentike, që për fat të keq, ky artikul nuk e ka.

Kualiteti i titullit: Nuk është e qartë pse aq shumë insistohet në forma pyetëse në konstruksionet e titullit, njëjtë si në shembullin e dhënë. Po mediumet duhet të pyesin, por jo publikun, por institucionet përgjegjëse, ose, në këtë rast gazetarin. Nëse, kanë dashur përgjigje për pyetjen, në mënyrë të papërshtatshme është paraqitur në titull, atëherë pse nuk i telefonohet thjesht gazetarit. Por, mendoj se përgjigja e marrë „dikujt” do t’ia kishte prishur qejfin gjatë formulimit të këtij titullin.

Fotografia: Përdorimi i një fotografie si ilustrim se për cilin gazetar bëhet fjalë, ose siç thuhet “ish-bashkëpunëtorin e shërbimeve sekrete”.

Përfundimi: Qëllimi im nuk është që unë të bëhem “avokat” i kolegut-gazetar, për arsye se mendoj se ai vetë ka mjaftë argumente që të mbrohet nga tekste të tilla, të cilat pikërisht në këtë periudhë, me një intensitet të tillë e morën në “shënjestër” atë. Qëllimi im ishte, që nëpërmjet metodologjisë së vënë, të tregojë se gjatë shkrimit të artikullit nuk është bë kujdes për rregullat bazë të gazetarisë, si për shembull, ku është qëndrimi në faqen e dytë të storjes. Por me siguri qëllimi nuk ishte për të qenë “skllav i parimeve profesionale”, por vetëm për të sulmuar gazetarin, pa mos dhënë ndonjë hulumtim, fakte solide, dëshmi ose deklaratë nga bashkëbisedues kredibil, vetëm se ai nuk është në grupin e atyre „ të përshtatshëm dhe të pranueshëm” që vendosin për vendin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.