Recension: Cërvenkovski në spotin promovues të Pendarovskit

29-0987-00998877-crop-resize

Materiali nuk asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë informative, sepse nuk iu përgjigjet kritereve bazë për një lajm: kush, çfarë, ku, kur, si. Nga kjo pikë, teksti nuk sjellë risi.  Nëse nuk ka informacion të qartë, dhe disa komponente themelore analitike, atëherë shtrohet pyetja është se cili është qëllimi i botimit, ose ku qëndron thelbi i ekzistencës së tij? Përgjigja është shumë e thjeshtë: është krijuar sepse ne jemi në fushatën për zgjedhje të presidentit! Pra, qëllimi nuk është që të informojë, analizojë, dhe madje edhe të spekulojë, por vetëm për nënçmojë dikë që me siguri nuk është nga kampi i dëshiruar.

2Linku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski në spotin promovues të Pendarovskit

Data dhe koha e publikimit:  27.03.2014, 14:49

Data e recensionit27.03.2014

Recensues: Vlladimir Mirçevski

 

PSE VETËM CËRVENKOVSKI

Teksti fillon me vendosjen e premisave edhe atë  në titullin, duke e bërë veten të komplikojë punën, sepse konfirmon përfundimin që dëshiron të imponojë. Pse? Për arsye premisa nuk është e vërtetë. „Cërvenkovski në spotin promovues të Pendarovskit “ është spin klasik për arsye se nuk bëhet fjalë për promo-spot,  i cili emitohet si pjesë e kampanjës para publikut, por prë një fotografi në video, e përdorur në konventën partiake, e cila para të pranishmeve e tregon rrugën profesionale të kandidatit për president të shtetit. Kjo nuk është spot promovues në kuptimin klasik siç pretendohet në këtë artikull, për arsye se nuk plasohet në mediume për të arritur zgjedhësit. Kjo është e para. E dyta, është e saktë se ai ka qenë këshilltar tek Cërvenkovski, njëjtë si e ka këshilluar Trajkovskin. D.m.th. ashtu siç përshkruhet përvoja e punës e Pendarovskit, nuk mund të lihet fakti se ai ka këshilluar dy kryetar, që qartë është prezantuar sipas dikujt në videon “problematike”. Atëherë pse autori i tekstit nuk na tregon se “Trajkovski dhe Cërvenkovski janë në spotin promovues të Pendarovksit”? Nga këtu shihet se ka qasje selektive dhe tendencioze, të përdorimit të burimeve të informatave.

 

QASJE SELEKTIVE NË VEND TË QASJES GJITHPËRFSHIRËSE

Madje pak ditë pas konventës së partisë, ku vetëm aty është lëshuar ky video spot  me fotografi të Cërvenkovksit, dikujt i është kujtuar se kjo është bazë e mjaftueshme ose burim kredibël që ti përsëris akuzimet e njohura se “Stevo është lojtar i Brankos”. Për arsye se e dimë, se në këtë mënyrë na mbushin kokat, se “Pendarovski ka luajtur sipas notave të huaja”, atëherë pse e përsërisin të njëjtën?! Në aspekt përmbajtsor zero. Fakti se ka qasje selektive në vend gjithëpërfshirëse, shembulli me lënien jashtë të Trjakovskit, është shembull i mjaftueshëm për një anshmërinë e artikullit e cila padyshim është shenjë politike. Gjuha në peshore seriozisht rëndon kah e “djathta”.

Kështu janë elementet komentuese, të cilat në të vërtetë me asgjë nuk kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së tekstit.

Kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovskit padyshim aq shumë e admiron idhullin e tij Crvenkovskin madje e ka vënë edhe në spotin promovues në;

Me vetë faktin që Pendarovski e vë Crvenkovskin në videot e tij promovuese tregon se kandidati presidencial i LSDM-së e admiron ish-udhëheqësin e partisë “.

Ndoshta mungesa e respektimit të standardeve profesionale të gazetarisë është arsyeja për “anonimitetin” e copës së leximit? Nuk është, arsyeja se ajo është “vjelur” nga një faqe tjetër me të njëjtin angazhim (jo) profesionale, e cila është zbuluar nga disa portale informative. Dallimi është vetëm në titull – nuk mund të përcaktojë se cila është më e keqe: origjinali apo kopja. Ne kemi një tendencë, të rrotullimit, të njëanshmërisë. Gjë e keqe.

Së fundi, edhe për pamflet politik është shumë dhe fushata sapo ka filluar. Kush e di sa e sa shumë “margaritarë” të tillë të gazetarisë na presin…

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.