Recension: Cërvenkovski kapet me Nora Shаqirin
Ndër parimet e para të Kodit të gazetarëve thuhet:
Gazetarët kanë rolin të transmetojnë informacione, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë që të komentojnë. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektiv dhe të saktë.
Kështu, edhe në tekst është transmetuar një informatë, por a është ajo e ndershme, objektive dhe e saktë, kjo është një pikëpyetje e madhe. Më vonë teksti pati edhe një vazhdim, me çka u përfshi një familje e tërë e një udhëheqëseje nga Maqedonia, dhe gjatë kësaj aspak nuk i është kushtuar kujdes parimit të 16-të vlerave etike nga Kodi i gazetarëve, i cili thotë:
Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.
Linku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski kapet ne Nora Shаqirin
Data dhe koha e publikimit: 11.06.2014, 11:08
Data e recensionit: 12.06.2014
Recensues: Vllado Gjorçev
TEPËR DISKUTABILE
I gjithë tregimi është shumë diskutabil. Ka një fotografi në të cilën gjenden Branko Cërvenkovski dhe Nora Shaqiri me të cilën janë thurrur shumë tregime nga teksti të cilin e recensojmë dhe vazhdimi i tij.
Burimet e informatave gjoja janë lexues që e kanë dërguar fotografinë. Dhe gjithçka është pretendim për shkak se askush deri tani, e as Nora nuk ka deklaruar asgjë për fotografinë. E pse do ta bënte këtë. A nuk ka mundësi të shoqërohen personalitete publike? A është e ndaluar? Dhe çka do të ishte këtu kontestuese, përveç momentit në të cilin aludohet.
Përveç gjithë përsheshit prej tekstit, nuk është respektuar as ky nen i Kodit të gazetarëve:
7. Gazetari do ta respektojë privatësinë e individit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.
Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen personale.
TEKST ME QËLLIM
Teksti e ka qëllimin e tij, i cili nuk është arritur për shkak se me gjasë tregimet e pazarit vështirë kalojnë te qytetarët. Edhe pse nga njëra fotografi (më vonë në vazhdimin ka disa) nxirren edhe kontekste politike, për atë se kush me kë është i afërt, deri te ndarja e Andrej Zhernovskit me Zoran Zaevin.
I gjithë teksti është koment. Nuk ka fakte, nuk ka deklarata, e bile nuk ka as deklaratë nga lexuesi i cili gjoja e ka dërguar fotografinë deri te redaksia.
Teksti është publikuar në një portal, e më vonë është marrë nga disa të tjera. Domethënë, aspak nuk është me rëndësi ku ka qenë lajmi i parë, kur çdokund është lajmi i njëjtë edhe me titull edhe me fotografi.
Titulli tregon se cilës pjesë lexuesi duhet t’i kushtojë kujdes. Në qoftë se ndonjë ish-kryeministër “e përfiton” ndonjë udhëheqëse kjo është skandal, apo jo. Dhe gjithsesi për medie tabloide. Por, te ne gjithçka është përzier, çka është tabloid, çka është portal informativ, e poashtu edhe çka është privatësi. E çka është publik.
Fotografia poashtu është diskutabile. Jo për atë se a është e vërtetë ngjarja. Sipas të gjitha gjasave është. Por, sipas asaj se si duke Branko Cërvenkovski. Nëpër rrjetet sociale me të madhe flitet se ai në fotografi është “fotoshop-uar” në mënyrë solide. E tani mbetet pyetja, nëse është ashtu, a duhet të ketë sanksione për këtë?
Tekst i cili gjithsesi shumë lehtë prek në veshët dhe sytë e lexuesit. Ata duan të dëgjojnë dhe të lexojnë për jetët e njerëzve të tjerë. Si çdo njeri, apo jo? Por, ata do të lexonin edhe ndonjë përmbajtje pak më ndryshe, për shembull të llojit, si jetojnë njerëzit në vendin më të varfër të Evropës, por lajme të tilla nuk u servohen. Megjithatë, është e qartë se në një kohë-pakohë kur nuk serviren tregimet e vërteta, mbretërojnë tregimet e këtilla, normalisht për argëtim të miliona njerëzve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari