Recension: Buxheti për vitin 2014 – bazë stabile për zhvillim ekonomik
Ky “lajm” shkaktoi vëmendje për recension për shkak se paraqet reciklim të raportit të publikuar në medien e njëjtë 24 orë më parë, si rezultat gazetaresk nga prezantimi i projektimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Nga informata që e lexojmë nuk ka asnjë arsye tjetër të re, as ndonjë burim ose fakt të ri, që do ta arsyetonte shqyrtimin e sërishëm nga ana e gazetarit të një ngjarjeje që ka ndodhur para 48 orësh dhe për të cilën tashmë është shkruar. Përkundrazi, e gjitha që është bërë, është parafrazimi i raportit paraprak, e madje edhe deklarata e vetme e drejtpërdrejtë në të dy tekstet është e njëjtë.
Linku deri te artikulli origjinal: Buxheti për vitin 2014- bazë stabile për zhvillim ekonomik
Data dhe koha e publikimit: 24.09.2013 – 12:09:19
Data e recensionit: 25.09.2013
Recensues: Zoran Bojarovski
Vërtetësia: Ky tekst mund të mos ketë, por edhe mund të ketë probleme me vërtetësinë, për shkak se merret me projektime, prognoza dhe pritje. E vërteta mund të jetë qëllimi që të rritet buxheti për nivelin e përqindjes që është paralajmëruar, por edhe kjo është me pikëpyetje, për shkak se miratimi i buxhetit të një vendi është procedurë e ndërlikuar dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në miratimin e tij përfundimtar.
Pjesa tjetër e këtij lajmi merret me komentet e afaristëve, me projektimet, prognozat dhe pritjet e kryetarit të qeverisë dhe të ministrit për financa, me ç’rast vërtetësinë e tyre mbetet ta verifikojë koha.
Burimet e informatave: Paradoksi i këtij teksti qëndron mu në burimin e informatave. Nëse e shohim thejsht nga aspekti formal, ky tekst është eciklim të raportit të publikuar në medien e njëjtë një ditë më parë, me titull OEM: Rritja e investimeve kapitale dhe realizimi i projekteve të mëdha në buxhet është pozitiv. Nga ana tjetër, sipas standardeve klasike për burimet e informatave, mund të thuhet se kur reciklohet ndonjë artikull i caktuar, ka mundur të tentohet të kërkohet deklaratë nga ndonjë ekspert tjetër për financa dhe ekonomi politike që za vlerësojë paralajmërimin dhe kualitetin e buxhetit të ri nga aspekti i investimeve kapitale dhe politikave eksportuese. Në atë mënyrë, rikthimi në këtë temë do të arsyetohej disi.
Përmbajtësia: Artikulli ka probleme me përmbajtësinë dhe gjithëpërfshirjen për shkak se është i njëanshëm. Përveç promovuesev të buxhetit të ri, kryeministrit dhe ministrit për financa, janë përfaqësuar edhe afaristët nëpërmjet përfaqësuesit të tyre, deklarata e të cilit edhe jepet. Por ajo deklaratë nuk del nga korniza pritjeve që thuhen në bazë të projektimeve të paralajmëruara për buxhetin e vitit 2014. Ky tekst nuk ka vlerësim të pavarur nga ana e ekspertëve për atë se a është i realizueshëm një paralajmërim i këtillë ose jo.
Anshmëria: Për shkak se i gjithë raporti është i njëanshëm dhe apologjetik, nuk mund, e të mos nxirret përfundmi se ai është i njëanshëm. Nëse kësaj i shtohet edhe konstatimi për reciklimin dhe rikthimin e paarsyeshëm në një ngjarje për të cilën kjo medie tashmë ka shkruajtur, ky përfundim del vetëvetiu.
Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Тeksti që e recensojmë është plagjiat i raportit të publikuar në medien e njëjtë një ditë më parë , me titull OEM: Rritja e investimeve kapitale dhe realizimi i projekteve të mëdha në buxhet është pozitiv, që e bën rast interesantë të “autoplagjiaturës”.
Kualiteti i titullit: Titulli është apologjetik, joatraktiv. Sikur është pasqyrë e fjalimit burokratik të politikanëve.
Fotografia: Fotografi joinventive që është marrë nga ndonjë bankë me fotografi ose nga interneti.
Përfundimi: Ky raport e tërhoqi vëmendjen tonë, para së gjithash, për shkak se kërkimi i kujdeshëm nëpër arkivin e kësaj medieje mundësoi të zbulohet se bëhet fjalë për reciklim, ose për plagjiaturë të raportit gazetaresk për temën e njëjtë, që ka qenë rezultat i paralajmërimit të buxhetit për vitin 2014 në Odën e ekonomike të Maqedonisë të publikuar në medien e njëjtë 24 orë më parë.
Në tekstin e ri nuk kishte asgjë që do ta arsyetonte këtë: as këndvështrim i ri, as burim i ri, as ndonjë fakt i ri… asgjë. Mbetet enigmë se pse është publikuar edhe një herë. Referimi në tekste të publikuara më parë në kuadër të një medieje ose në medieve të tjera, nuk është kontestuese, pro kjo gjithmonë bëhet që të plotësohet, korrigjohet, përkujtohet, të jepet këndvështrim i ri, ndonjë fakt ose deklaratë e re, dhe nga raporti i ri të bëhet një produkt gazetaresk që bën hap përpara. Në artikullin që e recensuam nuk ishte kështu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari