Recension: Brazilianët e kanë më të vogël, ndërsa ata të Hondurasit më të madh

Na-Brazilcite-im-e-najmal-V-crop-resize

Që të ndërtosh diçka me vlerë, diçka që do të shërbejë si shembull, diçka që inspiron dhe nxit gjëra të reja të tilla, diçka për shkak të së cilës fjala dinjitet shkruhet me shkronja të vogla, por të fuqishme, duhet shumë mund. Nevojiten shumë gra dhe burra mendimtarë, me virtyte dhe me kualifikime të larta. Për disa veprimtari, e gjithë kjo duhet paraprakisht të zgjasë me vite, dhjetëra vite… Gazetarët e virtytshëm besojnë se gazetaria që ata e praktikojnë është trashëgimi nga veprimtaria e mijëra paraardhësve nga të gjitha meridianet. Të gjithë ata kanë vënë së paku nga një tullë në përmendoren që quhet gazetari e drejtë në aspekt etik dhe e virtytshme. Të gjithë pasuesit e atyre gjeneratave të mëparshme kanë respekt ndaj asaj vepre dhe ndaj atij profesioni. Por, sikurse edhe në shumë sfera të tjera, sikurse edhe në shumë komunitete të tjera, bile edhe në ato familjare, do të gjendet dikush ose një grup i vogël që do ta shkatërrojë gjithçka që është e mirë. Kështu është edhe në gazetari. Mjafton vetëm një titull që të të dalë prej qejfi. Të të përkujtojë se ka krijesa që domethënien e ekzistimit të tyre e përjetësojnë vetëm nëpërmjet destruksionit.

Na-Brazilcite-im-e-najmal-VLinku deri te artikulli origjinal: Brazilianët e kanë më të vogël, ndërsa ata të Hondurasit më të madh

Data dhe koha e publikimit: 23.11.2013

Data e recensionit: 25.11.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Kur një njeri i ndershëm do të hasë në një titull të këtillë, më nuk bëhet fjalë për atë se teksti “gazetaresk” a është i vërtetë ose jo. Njeriu ndjen neveri, e bile edhe ka siklet nga turpi i huaj. 

Komentimi: Sikur të ishim joseriozë, sikurse dhe ky “tekst”, do të thoshim se titulli komenton pa argumente dhe pa burime dhe ekspertë adekuatë për atë se kush sa e ka të madh – koeficientin. Sa e lehtë është të jesh kokëtul, i pacipë, i pafytyrë dhe destruktiv. Por, këtu do të ndalemi. Mjafton.

Kualiteti i titullit: Ky titull është ofendim për profesionin dhe për profesionistët e gazetarisë. Ky titull dëshmon për një paturpësi dhe pakulturë të plotë mediatike. Paraqet ofendim për shijen e mirë, sjelljen e hijshme profesionale. Nëse këtu e vazhdojmë hyrjen në këtë recension, ky “tekst” është vandalizëm gazetaresk. Vandalizëm është cili do qoftë shtim, heqje ose ndryshim i përmbajtjes që bëhet me qëllim që të dëmtohet integriteti, bukuria, shenjtëria e ndonjë gjëje, e ndonjë personi, e ndonjë verpre artistike…

Fotografia: E parëndësishme.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka.

Përfundimi: Do ta përfundojmë këtë recension mе tregimin për zagarin rus. Qenin. E gjahurt. Ky lloh qensh ka një karakteristikë që mund të haset edhe te njerëzit. Ja se për çka bëhet fjalë. Kur zagari rus niset ta ndjekë ndonjë kafshë nëpër malet ruse, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën vrapon, i bie me kokë ndonjë druri dhe bie. Menjëherë ngritet, e shkund pak kokën dhe – vazhdon. Me shpejtësinë e njëjtë deri te druri i ardhshëm. Dhe përsëri goditje, dhe përsëri ngritet, dhe përsëri… Kështu ndodh edhe me disa gazetarë dhe redaktorë. U thua “kujdes drurin!” Ata pesë para nuk japin. I bijnë me kokë dhe vazhdojnë të vrapojnë. Me shpejtësinë e njëjtë, deri te druri i ardhshëm…

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.