Recension: Brankoja qëndron prapa Zaevit
Edhe pse ky tekst është pothuajse në tërësi korrekt, titulli e tregon qëllimin e tij. E qëllimi është të nxihet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili qëllimisht lidhet me Branko Cërvenkovskin, duke aluduar në rolin e tij të pretenduar negativ.
Linku deri te artikulli origjinal: Brankoja qëndron prapa Zaevit
Data dhe koha e publikimit: 20.04.2015, 13:25
Data e recensionit: 21.04.2015
Recensues: Vllado Gjorçev
NJË QËLLIM – TË NËNÇMOJË
Teksti, në fakt është një pjesë e transmetuar nga letra e Branko Cërvenkovskit. Megjithatë, gjithë hutinë e shkakton titulli, i cili ka për qëllim të aludojë në diçka që nuk është e vërtetë. Kështu, titulli spinon se prapa gjithë operacionit të Zaevit, në fakt, qëndron ish-lideri i LSD;-së. Mirëpo, kjo, bëhet në mënyrë të ngathtë, joprofesionale dhe që nga larg shihet qëllimi. Artikulli nuk ofron as sqarim se pse kjo është kështu, e as që ka ndonjë argument në favor të kësaj teze.
Në fund të tekstit si vërtetim i tezës, të cilin ky tekst dëshiron ta imputojë, thuhet se Cërvenkovski është lider i përhershëm, me çka mendohet se është arsyetuar titulli. Megjithatë, në gazetari nuk mund të luhet në këtë mënyrë.
Nga ky artikull mund të përfundohet se teksti ka një qëllim. Të nënçmojë. Me këtë rast nuk janë të rëndësishme rregullat e gazetarisë. Prandaj, edhe ky informacion është i llojit propagandues në favor të një strukture politike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari