Recension: Boris Trajkovski është vrarë nga CIA për shkak se e ka ditur të vërtetën për përfitimet nga lufta

Борис Трајковски е убиен од ЦИА оти ја знаел вистината за военото профитирање – think-crop-resize

Теksti me titull senzacionalist:  „Boris Trajkovski është vrarë nga CIA për shkak se e ka ditur të vërtetën për përfitimet nga lufta”, nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën. Bëhet fjalë për një informatë tërësisht të kopjuar dhe të vjetër që është publikuar që në shkurt të vitit 2012 në një portal tjetër, me ç’rast është ndryshuar vetëm titulli. Ky artikull copy-paste është publikuar një ditë pasi shumë media njoftuan se ka momente të reja në hetimin për vdekjen e ish-kryetarit Trajkovski. Tekstet e tyre u bazuan në lajmin që e publikoi një televizion me koncesion nacional e që nuk ka të bëjë fare me atë që e publikoi portali.

Борис Трајковски е убиен од ЦИА оти ја знаел вистината за военото профитирање – thinkLinku deri te artikulli origjinal: Boris Trajkovski është vrarë nga CIA për shkak se e ka ditur të vërtetën për përfitimet nga lufta

Data e publikimit: 19.11.2013

Data e recensionit: 19.11.2013

Recensues: Olivera Vojnovksa

Vërtetësia: Është e kotë të kërkohet vërtetësi në këtë tekst, i cili në tërësi është problematik dhe në kundërshtim me standardet gazetareske. Kopje e një lajmi pothuajse dy vjet të vjetër, publikut lexuesi i shitet si informatë aktuale.

Burimet e informatave: Si burim është theksuar një portal tjetër, por nuk është vendosur linku. Poashtu, burimi është theksuar vetëm në nëntitullin е “lajmit”:

“Kryetari Boris Trajkovski është vrarë për shkak se shtetasve të lartë perëndimorë u është kërcënuar se do të publikojë informata kompromituese për përzierjen e tyre në korruptim, gjatë konfliktit kosovar dhe krizës së refugjatëve në vitin 1999”, shkruan ueb-faqja MKD. 

Pastaj në tekst askund nuk përmendet ky portal, kështu që lexuesi fiton përshtypje se deklarata është “e freskët” dhe se është dhënë në mënyrë burimore për medien, gjegjësisht për tekstin që e recensojmë.

“Ignjat Pançevski, përfaqësues i familjeve që humbën jetën në aeroplanin e kryetarit maqedonas, konfirmoi se Trajkovski ka poseduar dokumente që do të mund ta dëmtonin autoritetin e disa diplomatëve perëndimorë, të cilët në vitin 1999 kanë vendosur diçka në Maqedoni, gjatë ardhjes së refugjatëve në Kosovë”,

Thuhet në tekst, e pastaj në tërësi është transmetuar deklarata e Pançevskit e dhënë para 21 muajsh! Është kopjuar edhe fundi i tekstit, i cili është publikuar atë kohë në këtë ueb-faqe, ku është përdorur edhe deklarata e ish-zëdhënësit qeveritar, që e ka dhënë për Netpress-in.

Portali madje e përdor edhe ndajfoljen e njëjtë për kohë “dje Netpressi lajmëroi”:

“Është e vërtetë se ka raport të ri dhe se ai është futur në procedurë. Nuk mund të jap detaje për shkak se bëhet fjalë për dokument me përmbajtje të besueshme. Prandaj raporti do t’i dorëzohet prokurorisë shtetërore, e cila pastaj do të vendosë se a do të marrë dhe çfarë masash do të marrë”, deklaroi Martin Martinovski, zëdhënës i qeverisë.

Duke e shpërfillur faktin se Martinovski nuk është zëdhënës i qeverisë që nga korriku i vitit 2012.

Përmbajtësia: Këtu edhe nuk mund të flitet për ndonjë përmbajtësi. Bëhet fjalë për tekst të kopjuar në tërësi, pa momente të reja.

Anshmëria:  Со самото подметнување на информацијата, а особено со тврдењето изнесено во насловот,  се искажува одредена пристрасност.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është pothuajse identik me atë që është publikuar në një portal tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli në shikim të parë le përshtypje shokuese. Teza e titullit: “Boris Trajkovski është vrarë nga CIA për shkak se e ka ditur të vërtetën për përfitimet nga lufta”, nuk konfirmohet me atë që është shkruar në tekst.

Fotografia: Artikulli është ilustruar me dy fotografi. Në atë më të madhen, me gjasë është paraqitur vendi i fatkeqësisë së aerpolanit (nuk ka nënshkrim autorial e as legjendë), ndërsa më e vogla është me fytyrën e Trajkovski.

Gjuha e urrejtjes: Deklarata eskplicite se bëhet fjalë për “vrasje”, pa mos ofruar asnjë argument, dhe me këtë rast duke treguar me gisht drejt “kryerësit konkret të vrasjes”, ka elemente të gjuhës së urrejtjes, për shkak se pa dëshmi akuzon për krim.

Përfundimi: Portali e ka ofruar një informatë “bajate” si lajm të ri, me çka padyshim e ka keqpërdorur besimin e lexuesve. Ashtu siç është plasuar “lajmi”, me një titull skajshmërisht spekulativ, madje të rrezikshëm, është i qartë qëllimi i medies të befasojë, ta tërheqë vëmendjen e publikut me senzacionalizëm dhe ta çojë në përfundim të gabuar. Që padyshim paraqet demonstrim të vrazhdësisë dhe të mungesës së përgjegjësisë ndaj publikut.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.