Recension: (BFI-ja) E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon

denacionalizacija-09876-098-crop-resize

 

A është kthimi i pronës nëpërmjet denacionalizimit proces që duhet të meritohet me diçka ose kjo është vetëm kompensim për diçka që është konfiskuar shumë kohë më parë, një lloj “barazimi i llogarive”? Kjo pyetje parashtrohet pasi të lexohet artikulli me titull karakteristik – “E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon”. Shkak është përfundimi i procesit të denacionilaizimit për pronën e BFI-së – janë kthyer dyqane dhe 20.000 m2 tokë ndërtimore.

denacionalizacija-09876-098Linku deri te artikulli origjinal: (BFI-ja) E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon

Data dhe koha e publikimit: 25.11.2014

Data e recensionit: 02.12.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Në fillim të vitit Valentina Bozhinovska (drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare – v.j.) deklaroi se deri atëherë janë kthyer 73 për qind të pronave që kjo bashkësi fetare i ka kërkuar në proceset e denacionializimit. Njëkohësisht KOM-AО në pronësi përsëri ka marrë 85 për qind të pronave që i janë marrë.

Ky segment i kontributit gjithsesi është i rëndësishëm, për shkak se tregon se ka përparim në këtë proces, ndaj dy bashkësive më të mëdha fetare në vend. Pastaj gazeta transmeton një deklaratë të kryetarit të të BFI-së –  reisit Sulejman Rexhepi për Radion Evropa e Lirë, ku ai thekson se në këtë proces është i diskriminuar. Ai thotë se deri tani u janë kthyer 15 për qind e pronës të cilën e kërkojnë.

Kjo, ta quajmë “kritikë”, megjithatë, nuk është ajo me të cilën ka të bëjë titulli, për shkak se aludohet në një kolumnë aktuale të reisit Rexhepi, në blogun e tij, e cila hapi shumë debate, dhe në një pjesë të opinionit u përjetua si sulm mbi pushtetin aktual, gjejgësisht VMRO-DPMNE-në (shih këtu). Media e vë në peshore – nga njëra anë – vlerën e pronës së kthyer, ndërsа – nga ana tjetër – aludohet në jolojalitetin e kreut fetar ndaj vendit në të cilin jeton
Është plotësisht e qartë se denacionalizimi është proces i kundërt me nacionalizimin. Kur bëhet fjalë për persona juridikë, siç është në këtë rast, nuk është me rëndësi se kush qëndron në krye të tij, dhe a e pëlqen publiku ose një pjesë e publikut!

Kështu, pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1945, e veçanërisht në fillim të viteve të pesëdhjeta, të gjithë personave fizikë dhe juridikë që kanë pasur pronë më të madhe se sa ajo që ka qenë e paraparë me ligj, toka dhe hapësirat afariste u janë konfiskuar me vendim të gjykatës ose komisionit përkatës shtetëror. Tani, pas ndryshimit të sistemit politik, e poashtu edhe si obligim i shtetit ndaj bashkësisë ndërkombëtare, po ajo pronë u kthehet pronarëve, në qoftë se nëpërmjet komisionit kompetent të Ministrisë për Financa konstatohet se ka pasur konfiskim, se kjo është bërë pa kompensim ose me kompensim jo të drejtë. Ata të cilët kanë parashtruar kërkesë kanë të drejtë ankese deri te Gjykata Administrative, me atë që disa kërkues të pakënaqur shkuan edhe deri në Gjykatën e Strasburgut në kërkim të drejtësisë. Këta të fundit nuk kanë shkruajtur kolumna të cilat nuk i kanë pëlqyer pushtetit. Domethënë, për këtë proces është e lejuar që shfrytëzohen instrumente që të shprehen rezerva ndaj denacionalizimit, mirëpo kjo nuk duhet të lidhet me ndonjë “meritë”, për shkak se bëhet fjalë për procesin e kthimit të pronës së konfiskuar.

Në tekst ka edhe një aludim tjetër – se BFI-ja merr shumë para nga Arabia Saudite dhe se është bashkësi e fortëm fetare, me çka krijohet klima për kontestim, hipotetik, të kthimit të pronës kësaj bashkësie fetare ose nënçmim të vlerës reale të pronës që duhet të kthehet, e që gjatë procesit ka mbetur e pakthyer.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.