Recension: A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me të cilat e luste Thaçin?
Media në mënyrë kategorike konstaton se Zoran Zaevi ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja, ia ngjet edhe një hipotekë se këtë e ka bërë edhe para një viti kur Menduh Thaçit i ka dërguar një porosi telefonike. Sipas medies, tani parashtrohet dilema vetëm se prej kur bashkëpunon dhe a janë ato shërbimet e njëjta të huaja “me të cilat e luste Thaçin t’i ndihmojë në rrëzimin e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Maqedoni”.
Linku deri te artikulli origjinal: A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me të cilat e luste Thaçin?
Data dhe koha e publikimit: 03.03.2015, 14:47
Data e recensionit: 05.03.2015
Recensues: Аleksandar Pisarev
“A bashkëpunon Zaevi me shërbimet e njëjta të huaja me të cilat e luste Thaçin?
Prej kur Zoran Zaevi ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja dhe të kujt janë ato shërbime që duhet t’i ndihmojnë në rrëzimin e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Maqedoni?Zaevi edhe më parë ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja në luftën për pushtet në Maqedoni.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në mars të vitit të kaluar i publikoi porositë me të cilat Zaevi e luste “së bashku ta rrëzojnë Gruevskin”. Në porosinë e katërt Zaevi u referohet “udhëzimeve dhe rekomandimeve që i janë dhënë” dhe shton: “Më përgatisin edhe njerëz të lartë jashtë Maqedonisë”.”
Duke iu referuar porosisë telefonike që është e vjetër një vit, media Zaevit ia ngjet një hipotekë se edhe më parë, e jo vetëm tani, ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja për pushtet në Maqedoni.
Edhe pse ka kaluar një vit i tërë, kundër Zaevit, në bazë të asaj porosie, nuk është bërë asnjë hetim dhe nuk është ngritur padi për bashkëpunim me shërbimet e huaja.
Referimi në porosinë të cilën Zaevi ia ka dërguar Menduh Thaçit para një viti, nuk mund me asgjë ta vërtetojë konstatimin se zaevi ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja, e as që mund ta hapë çështjen se a janë ato shërbimet e njëjta të huaja me ato të para një viti, me të cilat, gjoja, Zaevi “është përgatitur ta rrëzojë pushtetin në Maqedoni së bashku me Thaçin”.
Prokurori publik asnjëherë nuk është deklaruar se ajo porosi bën me dije ose ka të bëjë me bashkëpunimin me shërbimet e huaja. Asnjë institucion shtetëror, prokuror publik, gjykatë… akoma nuk është deklaruar për atë se a ka bashkëpunuar Zoran Zaevi me shërbimet e huaja, kështu që konstatimi kategorik se ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja nuk është i vërtetë.
Zaevi as që ka qenë i dyshuar për bashkëpunim me shërbimet e huaja, ndaj tij nuk është ngritur ndonjë hetim, as që është dënuar, kështu që nuk është i vërtetë pretendimi se “edhe më parë ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja në luftën për pushtet në Maqedoni”, dhe për shkak se as tani kundër tij akoma nuk është ngritur padi për bashkëpunim me shërbimet e huaja, konstatimet e përmendura nuk janë të sakta.
Me këtë bëhet përpjekje që të krijohet mendim publik për liderin e opozitës si bashkëpunëtor shumëvjeçar i shërbimeve të huaja, edhe pse të drejtë të tillë kanë vetëm institucionet gjyqësore në bazë të Ligjit.
Edhe para një viti, mediat e afërta me pushtetin manipulonin me porosinë e përmendur, duke u përpjekur ta diskreditojnë liderin e opozitës, Zoran Zaev.
Në Ligjin për procedurë penale, në kreun IV, neni 39, janë theksuar të drejtat dhe obligimet e prokurorit publik:
- E drejta dhe obligimi themelor i prokurorit publik është që t’i ndjekë kryerësit e veprave penale për të cilët ndjekja ndërmerret me detyrë zyrtare
- Në lëndët e veprave penale për të cilat ndjekja ndërmerret me detyrë zyrtare, prokurori publik ka të drejtë dhe obligim: t’i drejtojë veprimet e organeve kompetente për zbulimin dhe paraqitjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, të propozojë ose japë urdhër për ndërmarrjen e masave të veçanta hetimore, nën kushte dhe mënyrë të përcaktuara me këtë ligj. Pastaj i jep urdhër dhe të zbatohet jë procedurë hetimore, propozon lëshimin e urdhëndëshkimit nën kushtet të përcaktuara me këtë ligj dhe parashtron dhe përfaqëson aktakuza para gjykatës kompetente.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari