Recension: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?
Një shembull tipik i deformimit të informacionit dhe i orientimit të një lajmi irelevant për një problematik që pretendon të tregojë diskriminim e shqiptarëve nga ana e qeverisë. Edhe pse ky pretendim afishohet në titull, brenda tekstit nuk ka asnjë fakt që mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Ky është vetëm një nga lajmet që shpesh nga mediat, nëpërmjet një titulli senzacional dhe jashtë përmbajtjes e zhvendos informacionin në diçka krejtësisht tjetër. Investimet në rajonet shqiptare mund të ishte një temë krejtësisht tjetër që do të bazohej në burime tjera, të cilat fare nuk kanë të bëjnë me këtë lajm.
Linku deri te artikulli origjinal: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?
Data dhe koha e publikimit: 05.06.2013 | 12:35
Data e recensionit: 07.06.2013
Recensues: Bаrdhyl Zaimi
Burimet e informatave: Lajmi bazohet vetëm në burime qeveritare, në prononcimin e ministrit të Transportit Mile Janakieski. Gjithë lajmi i referohet vetëm këtij burimi.
Përmbajtësia: Nuk mund të thuhet se fsheh informata, por është krejtësisht kontradiktor në atë se çfarë pretendon të sjell para lexuesit.
Anshmëria: Lajmi e deformon informacionin dhe meqë në titull theksohet se investimet te shqiptaret janë zero mund të konsiderohet si orientuar në aspektin etnik, përkundër faktit që brenda tekstit asgjë nuk theksohet për shqiptarët.
Komentimi: Lajmi nuk përmban elemente të komentit, por titulli e devijon krejt përmbajtjen e këtij informacion që paraqet një spin qeveritar mbi tërheqjen e investimeve.
Plagjiatura: Lajmi nuk ka autorësi dhe sipas të gjitha gjasave duhet të jetë lajm agjencie edhe pse edhe kjo nuk theksohet.
Kualiteti i titullit: Pikërisht titulli aspak nuk ka të bëjë me përmbajtjen e lajmit. Titulli e zhvendos përmbajtjen dhe e deformon në një problematikë krejtësisht tjetër që absolutisht nuk ka të bëj me këtë lajm.
Fotografia: Fotografia as informon as manipulon. Është fotografi neutrale që nuk ka të bëj me përmbajtjen e lajmit.
Gjuha e urrejtjes: Ky lajm nxit idenë që shqiptarët janë diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë, por në përmbajtjen e lajmit nuk evidentohet asgjë në këtë drejtim.
Përfundimi: Lajmi është shembull tipik i deformimit të informacionit për qëllime senzacionale. Ky lajm që realisht paraqet një spin qeveritar për rritjen e investimeve në Petrovec nëpërmjet një titulli senzacional dhe të orientuar në aspektin etnik e tjetërson dhe i jep krejtësisht një kahje tjetër informacionit që aspak nuk përkon me atë që e afishon ky titull. Nuk ka asnjë fakt brenda tekstit që mund të verifikojë pretendimin e mosinvestimit në zonat shqiptare të afishuar në titull. Ky lajm mund të renditet në vargun e madh të lajmeve që nëpërmjet titullit deformojnë përmbajtjen. Këto lajme zakonisht nuk kanë autorësi dhe janë të agjencive të lajmeve por që nuk evidentohen nga mediat. Ky lajm i drejtohet lexuesit të një hapësire gjuhësore- etnike dhe pikërisht për këtë shkak i tjetërsohet përmbajtja pa arritur që në mënyrë autentike të përcjellë te lexuesi vërtetësinë. Titulli i afishuar në këtë lajm paralajmëron një problematik tjetër që brenda tekstit nuk trajtohet, përkundrazi lajmi ka përmbajtje krejtësisht tjetër.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari