Recension: 20 masonë janë zhdukur në aeroplanin malajzian: Multimiliarderi Rotshild u bë pronari i vetëm mikroçipit të ardhmërisë?

cip-rotshild-0987009988-000999-crop-resize

Para nesh kemi një tekst që mund të vendoset në zhanrin e fantastikës shkencore. Jo në kuptim të asaj se diçka të këtillë nuk kemi lexuar më parë, por sa i përket qëllimi dhe porosisë që e jep teksti. Në fakt, tregime të këtilla kemi parë, së paku thënë, në filmat e Xhems Bondit, ku ai e shpëton gjithë botën nga lufta e përgjakshme. I ngjashëm, nëse jo edhe i njëjtë, është edhe tregimi i këtij tesksti, për të cilin duhe të themi se një pjesë e fakteve janë të sakta. E ajo është se 20 njerëz nga kompania “Freescale Semiconductor” me të vërtetë janë zhdukur me aeroplanin malajzian. Por, gjithçka tjetër në teskt, edhe sikur të jetë e vërtetë, nuk mund të vërtetohet, por shërben vetëm që të mbjellë frikë. Tregimi është tepër i ndërlikuar dhe, në fakt, dëshiron të thotë se është “fshehtësia më e ruajtur në botë”. Megjithatë, në të diçka “nuk shkon”. Përndryshe, pse ky tekst do të paraqitej më 28 mars 2014, kur edhe vetë kompania, informatën se me aeroplanin janë zhdukur 20 të punësuar të saj, e ka publikuar zyrtarisht më 8 mars 2014. Nga ana tjetër, në tekst askund nuk mund të vërehet poenta e titullit, gjegjësisht të shihet se pse ata do të ishin masonë dhe në qoftë se janë, për shembull të cilit rend janë. Sa për të pasur një informatë valide, jo për diçka.

cipLinku deri te artikulli origjinal: 20 masonë janë zhdukur në aeroplanin malajzian: Multimiliarderi Rotshild u bë pronari i vetëm mikroçipit të ardhmërisë?

Data dhe koha e publikimit: 28.03. 2014, 11:05

Data e recensionit: 03.04.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

KUSH JANË KËTA NJERËZ

Teksti është i vërtetë vetëm në atë se 20 të punësuar të kompanisë janë zhdukur në aeroplanin malajzian. Por, askund nuk mund të lexohet, e as vetë kompania nuk thotë, se ata njerëz kanë qenë pjesëtarë të eshaloneve të larta udhëheqësie të kompanisë. Përkundrazi, nga kompania thonë se, në fakt, ata kenë qenë vetëm të punësuar, për shkak se sipas këtij citimi për kompaninë:

Freescale Inc është kompani amerikane е cila prodhon dhe dizajnon çipa harduerikë, gjysmëpërçues, për përdorim në gjithë botë. Kompania është e fokusuar në industrinë automobilistike, ndërsa në portfolion e saj përfshin edhe mikroprocesorë, mikrokontrolerë, procesorë të sinjaleve digjitale, kontrolerë të sinjaleve digjitale dhe të ngjashme. Përveç kësaj, kompania ofron softuer dhe vegla zhvillimore për përkrahjen e zhvillimit të produktit. Firma është me seli në Ostin, ndërsa punon në mbi 20 vende.

Më 8 mars 2014, Freescale njoftoi se 20 të punësuar të saj kanë qenë udhëtarë të fluturimit të “Malaysian airlines 370.”

Shihet se të udhëtarët kanë qenë vetëm të punësuar të kompanisë. Të theksojmë se këto janë të dhëna zyrtare.

 

ÇIPI I FAMSHËM KL-03 9

Po. I gjithë tregimi është për njëfarë çipi KL-03 9 (që shërben si pajisje e vogël (gadget) për luftim elektronik, së paku ashtu thotë teksti) dhe tani pa ata 20 njerëz e ka vetëm pronarin e kompanisë, multimiliarderin Jakov Rotshild. Skenar i tepruar filmik, apo jo?!

Nuk ka burime për informatën, me gjasë teksti është marrë nga ndonjë medie e huaj, por nuk është theksuar se prej ku.

Teksti ka material se 20 njerëz të kësaj kompanie janë zhdukur. Por, pjesa tjetër nuk mund të konfirmohet. Nuk ka anshmëri, por qëllimi ka qenë që pak të rritet lexueshmëria. Përndryshe, ky tekst nuk ka ndonjë efekt tjetër. Nuk ka komentim, por vetëm përfundime të transmetuara. Shihet se nuk janë përfundime autoriale dhe janë të medies prej ku është marrë teksti.

Titulli është senzacionalist dhe tërheq vëmendjen. Në fakt, titulli e bën lexuesin ta lexojë tekstin.

 

KAPENI HAJDUTIN

Fotografia është vënë vetëm si ilustrim, me pronarin e kompanisë dhe gjoja njeriun i cili në këtë moment është njëri nga njerëzit më të fuqishëm në botë.

Tekste të këtilla, që duhet të shkaktojnë panik, që moti nuk i vendojmë në rubrikat e ashtuquajtura argëtuese, të cilat mbulojnë përmbajtje të magazinave. Në fakt, tekstet e këtilla mund të jenë edhe të rrezikshme. Ndoshta jo në Maqedoni, ku publiku lexues edhe nuk është aq i preokupuar me tekste të këtilla që trajtojnë politika të larta botërore, por, për shembull në SHBA tekstet e këtilla me të vërtetë mund të shkaktojnë frikë te popullata. Kjo gjithsesi ka të bëjë me mentalitetin e popullit dhe me propagandën e pushtetit, kështu që tani për tani mund të jemi të qetë se maqedonasit nuk do të shqetësohen nga ky tekst.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.