Ratko Dimitrovski: Ndërtimi i 42 banesave sociale
„Do sigurojmë kushte përkatëse për fillimin e ndërtimit të një kompleksi banesash për shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Për këtë qëllim do fillojmë me rregullim infrastrukturor dhe komunal të hapësirave. në lagjen Draqeviq, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do fillojë ndërtimi i një objekti për banim me 42 hyrje. Mjete financiare 36.900.000 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë “ [Afati: viti 2013–2014]
Arsyetim:
Më 31 tetor të vitit 2014 kryetari i organizatës komunale të LSDM-së nga Koçani, Sasho Kostov në konferencën për shtyp që u mbajt në lagjen Draçeviq kritikoi pushtetin aktual për premtimin e parealizuar ndaj qytetarëve për ndërtimin e një banese sociale.
„Këtu në lagjen Draçeviq, VMRO-DPMNE dhe kryetari komunës Ratko Dimitrovski premtuan ndërtimin e 42 banesave sociale. Ja, siç mund të shihni, banesa nuk ka. Një hiç i madh sa edhe kjo kodër janë premtimet e partisë në pushtet. Para zgjedhjeve lokale ministri Janakievski erdhi këtu në Koçan dhe u premtoi qytetarëve se së shpejti do fillojë ndërtimi i banesave sociale. Dy muaj para mbarimit të afatit kur ato duhej të ishin të përfunduara, punimet për ndërtimin e banesave ende nuk kanë filluar“, tha Kostov [Qasur më: 25.03.2015]
Agjencia e lajmeve META në 25 mars të vitit 2015 botoi lajm se banesa sociale që duhej të ishte gati në dhjetor të vitit 2014, ende nuk ka filluar të ndërtohet. Sipas drejtorit të përfaqësisë në Koçan të SHA për ndërtim dhe menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste, Ançe Trifunov, është shpallur fillimi i projektit, ndërsa po rrjedh procedura për përzgjedhje të realizuesit për punimet ndërtimore. [Qasur më: 25.03.2015]
Linqe:
- Burimi: Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE për zgjedhjet lokale (2013-2017) Ratko Dimitrovski, Vepra të reja, për përparim të ri, vepra të reja për Koçan më të mirë (faq. 41) [Qasur më: 25.03.2015]
- http://www.mojotizbor.mk/images/programi2013/VMRODPMNE/VMRODPMNE%20KOCANI%20Ratko_Dimitrovski.pdf
- Kanal 8 (31.10.2014): Konferencë për shtyp e LSDM-së: Nuk ka banesë të re sociale në Koçan, edhe pse u premtua para zgjedhjeve [Qasur më: 25.03.2015]
- http://kanal8.mk/index.php/mk/2501-pres-na-sdsm-nema-nova-socijalna-zgrada
- Daily.mk (31.10.2014): Konferencë për shtyp e LSDM-së: Nuk ka banesë të re sociale në Koçan edhe pse u premtua para zgjedhjeve [Qasur më: 25.03.2015]
- http://daily.mk/vesti/pres-sdsm-nema-nova-socijalna-zgrada-kochani-pokraj-vetuvanjeto-1
- МЕТА (25.03.2015): Banesat sociale në Koçan për momentin vetëm projekt [Qasur më: 25.03.2015]
- http://meta.mk/sotsijalnite-stanovi-vo-kochani-zasega-samo-na-proekt/
Vlerësuar nga: Оlivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari