Raporti i tretë i PSP-së – 7 hetime të reja, janë dëgjuar 45% e bisedave
СЈО во извештајниот период отворило нови 7 истраги и вкупно има 112 осомничени лица за 160 кривични дела
PSP në periudhën raportuese ka hapur 7 hetime dhe gjithsej ka 112 persona të dyshuar për 160 vepra penale
15.09.2016 – Raporti i tretë e PSP-së për punën e 15 shtatorit 2016 deri në maj të vitit 2017 ishte i vendosur në ueb-faqen e PSP-së dhe për këtë u informua opinioni .
Me siguri të mësuar nga përvojat me raportin e parë dhe të dytë të rregullt, prokurorja speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj, as nuk deshën, dhe as nuk kishin vullnet që përsëri të bëhet teatër në Kuvendin e RM-së. Ata dorëzuan Raportin në Kuvend dhe te Këshilli i Prokurorëve Publik, ndërsa për opinioni e gjerë ai u vendos në ueb faqen e tyre zyrtare.
Raporti i tretë, sipas Janevës, karakterizohet me atë se bëhet fjalë për periudhë raportuese në të cilën për herë të parë që nga formimi, institucioni punon në kushte tërësisht të përmbushura logjistike në objektin e tyre të adaptuar dhe me kuadër të plotë dhe përgatitje teknike.
Kjo me siguri e ka përshpejtuar punën, për këtë edhe PSP shton se kanë arritur që në tërësi të përpunojnë 45 përqind të materialit të përgjuar dhe dosje të cilët u janë dorëzuar nga ana e LSDM-së së atëhershme opozitare, por edhe se ka arritur që nga hard disku të nxjerrin edhe mbi 60 mijë dosje të tjera të fshira.
PSP në periudhën raportuese ka hapur 7 hetime te reja dhe ka gjithsej 112 persona të dyshuar për 160 vepra penale.
Raportin e tretë për punën e PSP-së mund ta lexoni këtu
Informimet në një pjese të mediumeve mund t’i gjeni këtu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari