Raporti i parë i PSP-së në Kuvendin e RM-së

Првиот редовен извештај за работата на СЈО беше доставен на време до Собранието и до Советот на Јавни обвиинители, но и од двете институции останаа на ставот дека Специјалната обвинителка требало лично да реферира и да одговара на парашања

 

Raporti i parë i rregullt për punën e PSP-së ishte i disponueshëm në kohë për Kuvendin dhe Këshillin e Prokurorëve Publik, por të dy institucionet mbajtën qëndrimin se Prokuroja speciale është dashur personalisht të referojë dhe të përgjigjet në pyetjet

15.03.2016 – Në pajtim me detyrimin ligjor në çdo gjashtë muaj do të dorëzoj raport për punën e vet, Prokurorja Speciale, Katica Janeva në kohë e dorëzoi Raportin e parë për punën e Prokurorisë. Në raport janë të përfshirë të gjithë problemet organizuese me të cilët është konfrontuar PSP, që nga formimi me 15.09.2015, por edhe për obstruksionet në të cilët hasi përgjatë realizmit të veprave parahetimore. Po ashtu, ishte dorëzuar edhe raporti financiar (  pjesa përshkruese nga raporti i përgjithshëm), për të cilin pati kritika nga një pjesë e mediumeve, para së gjithash, mediet afër partisë së atëhershme qeverisëse, me arsyetim që “nuk ka pasur detaje, ndërsa buxheti i kësaj prokurorie është i  madh” (këto ishin përgjithësisht fjalët që u përdorën në ato kritika). Ajo që u vërejt më së shumti në opinion, është fakti se Janeva nuk e prezantoi Raportin në Kuvendin e RM-së, duke shtuar se nuk është e detyruar me ligj që ta bëj atë fizikisht. Të njëjtin arsyetim ia dorëzoi edhe Këshillit të Prokurorëve Publik, të cilët insistuan që Janeva ka qenë e detyruar që personalisht të prezantojë raportin dhe të përgjigjet në pyetjet e tyre. Të gjithë detajet e Raportit mund t’i lexoni këtu (Raporti i parë prej 15-09-2015 deri me 15-03-2016. Detajet nga reagimet e mediumeve mund t’i gjeni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.