Raporti i Komisionit Evropian demanton VMRO-DPMNE-në

Foto: VMRO-DPMNE/ueb

Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së doli me qëndrim te i cili vërehet e pavërteta: 

Zoran Zaev dhe qeveria e tij kriminale në tre vitet e fundit nuk bënë asgjë. Kjo qeveri qytetarëve ju shërbeu vetëm premtim të rrejshme. Data për fillimin e negociatave për anëtarësim bë BE, Maqedonia është dashur ta merr ma herë. E vetmja gjë që bëri LSDM në tre vitet e fundit ka qenë ndryshimi i emrit Kushtetues të shtetit. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga Zaev morën vetëm humbje dhe nënçmim. 

[Burimi: VMRO-DPMNE – Komunikatë – data: 04.03.2020]

 

ARSYETIM:

Partia opozitare VMRO-DPMNE doli me qëndrim dhe vlerësim se kryeministri Zoran Zaev dhe “qeverinë e tij kriminale”, siç thuhet në komunikatë, në tre vitet e fundit nuk kanë kryer asgjë për vendin dhe qytetarët – vlerësim që dukshëm është i pavërtetë.

Komunikata dhe vlerësimi i VMRO-DPMNE-së përsëritet dy ditë me radhë, pas komunikatës së Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut në realizimin e kushteve për fillimin e procesit negociues me Bashkimin Evropian. Prej këtu mund të fillohet që të vlerësohet qëndrimi/deklarata e VMRO-DPMNE-së.

Më saktë, Komisioni Evropian në dokument, i cili është azhurnuar prej vlerësimit të fundit në maj të vitit 2019, pretendon se vendi ka kryer hapa reformues plotësues në disa fusha: reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor dhe menaxhimin me krimin e organizuar dhe korrupsion, reforma në shërbimet e sigurimit, etj. Në këtë vegëz mund të shihet shkurt se çka përmban raporti, ndërsa opinioni që dëshiron të informohet prej burimit, mund të vizitojë këtu dhe këtu

Duke pasur parasysh se edhe anëtarësimi formal në NATO është çështje javësh, sepse duhet të kalojë vetëm në Parlamenti e Spanjës, jep argument më tepër kundër vlerësimit të VMRO-DPMNE-së.

Edhe argumenti i tretë duhet të jetë parametër kyç në shtet – rritja e PBV-së, numri i ulur i personave të papunësuar, rritja e të hyrave në buxheti, gjithsesi, edhe më tepër shpenzime në investimeve të planifikuara në njerëz dhe në kapital, rritje të pagës minimale dhe mesatare, etj.

Duke pasur parasysh këto dy-tre argumente, vlerësimet e KE-së, pranimit në NATO dhe parametrat ekonomik bazik janë më tepër se të nevojshëm për vlerësimin e deklaratës/komunikatës së VMRO-DPMNE-së si të pavërtetë. Ky është pretendim bosh dhe huq i partisë, duke pasur parasysh se askush, as edhe KE, nuk vërteton se në vend kanë ndodhur mrekulli.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.