Raporti i katërt i PSP-së – 18 akuza të reja, pengesat janë minimizuar
Bashkëpunimi është përmirësuar me institucionet tjera, ndërsa obstruksionet janë zvogluar../ 18 akuza të reja në 19 lëndë, me të cilat numri i përgjithshëm i të gjithë lëndëve të kësaj prokurorie arrin në 24, në të cilën janë të përfshirë 165 persona. Numri i lëndëve të hetuara deri kah mesi i shtatorit ka rritur në 99, përqindja e materialit në bashkëpunim me bisedat e përgjuara dhe materialet e tjera arrin në 70 përqind…
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Raporti i katër me radhë i Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve e (në tekstin në vazhdim Prokuroria Speciale Publike ose PSP), në afat të rregullt deri kah mesi i shtatorit të vitit 2017 ishte dorëzuar deri te Kuvendi i RM-së dhe Këshilli i prokurorëve të RM-së.
Në hyrje prokuroja speciale Katica Janeva thekson se kjo periudhë raportuese, nga marsi deri në shtator të vitit 2017. veçanërisht dallon nga të tjerët në numrin e padive të ngritura për një numër të madh të lëndëve në hetim të cilat i ka kjo prokurori.
Janë ngritur 18 akuza për 19 lëndë kundër 120 personave për 168 vepra penale. Gjatë kësaj periudhe janë hapur gjithsej 7 procedura të reja hetimore për 25 vepra fizike dhe janë duke u hetuar 4 persona juridik.
Prokurorja thekson se për ata janë të paqarta arsyet, edhe pse kanë kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masave për paraburgim për një pjesë të personave kundër të cilëve është ngritur padia, kjo kërkesë më së shpeshti është hedhur poshtë nga gjykatat, vetëm kundër dy personave është pranuar dhe ky përndryshe ka qenë vendimi i Gjykatës kompetente të Apelit nga Gjykata Themelore.
Me akuzat e ngritura për persona të cilët vlerësojmë se janë plotësuar bazat ligjore është kërkuar edhe caktimi i masës për paraburgim dhe caktimin e masave paraprake. Në shkallën e parë të procedurës nuk janë ndarë masat për paraburgim me ç’arsye edhe nga ana jonë u deklaruan ankesa, për të cilat edhe me vendime të Gjykatës Themelore në Republikën e Maqedonisë u ndanë masa me parabgurgim për dy persona.
Karakteristika e dytë, të cilën e ndanë Janeva, është një vendim i Gjykatës së Apelit për pranimin e incizimeve që burojnë nga përgjimet e paligjshme të cilat i disponon PSP, që të mund që përdoren si fakte në procedurat gjyqësore. Deri më tani në shumë kthesa Gjykata Themelore ka kundërshtuar mundësinë që këto incizime të jenë pjesë e procedurës së rpvës, me arsyetimin se LKP, Kushtetuta dhe ligjet e tjera, shkruajnë se regjistrimet audio ose video mund që të përdoren në procedurë gjyqësore, por vetëm nëse janë të siguruara me vendimin e gjykatës. Për herë të parë, Gjykata e Apelit në lëndën e PSP-së, që ka të bëj me procesin në të cilin është akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe persona të tjerë në Komunën Qendër në vitin 2013, lejon përdorimin e regjistrimeve audio të cilat i ka në dispozicion kjo Prokurori.
Vendimi i Gjykatës së Apelit e vërteton faktin se vet miratimi i vendimit të Ligjit për prokurori publikë për ndjekjen e veprave penale dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme e komunikimeve, regjistrimet audio nga bisedat telefonik janë bërë pjesë në rendin juridik në Republikën e Maqedonisë dhe mbi baza të Ligjit kjo Prokurori Publike ka kompetenca, por edhe detyrime që të hetojë vepra penale dhe ndjekjen e ekzekutuesve të veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara të komunikimeve. Me këtë lidhet edhe detyrimi i Republikës së Maqedonisë dhe është në pajtim me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe një numër i madh i instrumenteve ndërkombëtare të cilat Republika e Maqedonisë i ka ratifikuar, dhe kjo është që të sigurohen parakushte për ushtrimin e të drejtave të qytetarëve të saj të parapara në këtë instrument ndërkombëtar, por edhe që të sigurojë mbrojtjen e këtyre të drejtave, mes tjerash edhe përmes hetimeve efektive të fajtorëve në lëndime serioze dhe shkelje dhe sanksionim.
JANEVA, PËR NE 1 KORRIKU NUK DO TË THOTË ASGJË
Prokuroria Specilae Publike duke mos pasur parasysh qëndrimet e ekspertëve dhe atyre të opozitës se është dashur që të ndërpret veprimet e veta pas 31.06.2017, ka vazhduar aktivitetin e saj, para së gjithash, në hapjen e procedurave të reja dhe puna në të vjetrat. Prokuroria në këtë moment udhëheq 100 procedura të këtilla.
Gjatë periudhës raportuese janë parashtruar 142 lëndë të reja parahetimore. Prej tyre 49 janë ndërmarr me iniciativën personale, ndërsa 93 lëndë janë formuar në bazë të kërkesave nga aplikant të tjerë. Përfshirë këtu edhe 50 procedurat e hapura më herët në këtë Prokurori Publike momentalisht punohet në 99 procedura hetimore të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve. Përgjatë periudhës raportuese janë ndërmarr një numër i madh i aktiviteteve në korniza të procedurave të hapur parahetimore të cilat kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme të komunikimeve, si dhe paligjshmërinë në lidhje me financimin e mediumeve, keqpërdorimin e mjeteve për financim të fushatës zgjedhore, keqpërdorime të ndryshme të procedurave për prokurim publik, evazion fiskal, larje parash, aktivitete të ndryshme korruptuese dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe hetimeve financiare, duke pasur këtë parasysh se një pjesë e tyre është hapur edhe para kësaj periudhe, dhe një pjesë e tyrë në këtë periudhë kaluan në fazën e hetimeve.
Në periudhën raportuese ka (pasur) edhe hetime të reja. Janeva thotë se numri i hetimeve është për 7 lëndë në të cilën janë përfshirë 31 persona. Prej këtyre 7, pesë kanë kaluar në aktakuza, ndërsa nga personat, 7 më vonë janë hequr nga lista e njerëzve nën hetim:
Në periudhën prej 15 mars 2017 deri në 15 shtator 2017 kjo Prokurori Publike hapi 7 procedura hetuese të reja, kundër 25 personave fizik në suaza të të cilave janë ndërmarr aktivitete hetuese edhe kundër 4 personave juridik. Nga 7 procedurat e reja të hapura, në periudhën raportuese janë ngritur aktakuza për 5 procedura hetimore. Në këtë periudhë hetimi u zgjerua për 6 persona fizik dhe u ndërmorën veprime hetimore ndaj 3 personave juridik. Përkrah asaj që është shkruar, në këtë periudhë janë ngritur procedura hetimore për 31 persona fizik dhe janë ndërmarr veprime hetimore ndaj 7 personave juridik. Urdhri për ndalimin e procedurave hetimore për 7 persona është miratuar.
Prokurorja Janvea në Raport sqaroi se duke pasur parasysh qëllimin e ekzistimit të PSP-së dhe përse është formuar, për Prokurorinë data 1 korrik 2017 nuk do të thotë edhe ndërprerjen e punës.
Në këtë drejtim dua që të theksoj se 1 korriku nuk ndryshon asgjë në faktin se kjo Prokurori si institucion profesional ka kapacitet që të vazhdojë përmes hetimeve të pavarura dhe të plota për vepra penale për të cilat është e detyrueshme, që në procedura të caktuara të sigurojë realizimin e të drejtës penale dhe të krijojë kufi se ekzekutuesit e veprave penale të mos mbeten të padënuar.
Në fund të shkrimit për punën themelorë të PSP, në Rapor janë dhënë edhe të dhëna të përgjithshme për aktakuzat:
Në periudhën raportuese janë ngritur 18 aktakuza për 19 lëndë kundër 120 personave. Prej tyre, janë ngritur akte prokuruese kundër 102 personave dhe propozime prokuruese kundër 18 personave, prej të cilëve 11 persona fizik dhe 7 persona juridik. Me aktakuzat e ngritura u ngritën edhe propozime për caktimin e masës me paraburgim për 18 persona dhe propozime për caktimin e masës për kujdes ndaj 48 personave. Duke pasur parasysh të gjithë 24 lëndët në të cilat punon kjo Prokurori Publike që nga themelimi i saj përfshirë edhe periudhën raportues të saj të katër para kësaj Prokurorie Publike udhëhiqen procedura kundër 165 personave.
JANË DËGJUAR 70 PËRQIND TË BISEDAVE TË PËRGJUARA
Në lidhje me materialin e përgjuar, Prokuroria kumtoi se në përpunim është 70 përqindëshi i të gjithë incizimeve të cilat i kanë në dispozicion.
Dinamika e analizës dhe përpunimit të materialit do të vazhdoj edhe në periudhën në vijim.Siç thuhet në periudhën e tretë raportuese, kjo Prokurori Publike ka në dispozicion 606.555 dosje audio, Përfshirë edhe datën e dorëzimit të këtij Raporti janë analizuar 424.589 dosje audio gjegjësisht 70% e numrit të përgjithshëm të dosjeve të cilat i ka në dispozicion kjo Prokurori Publike gjatë të cilës janë përpunuar 1.039 transkripte dhe në bazë të bisedave të përgjuara ka indikacione se është kryer vepër penale.
Më në fund, PSP për herë të parë përveç shpresës, thekson se ka edhe progres në lidhje me bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe se një pjesë e pengesave dhe obstruksioneve janë tejkaluar:
Në suaza të periudhës së katër raportuese në mas janë tejkaluar një pjesë e pengesave të cilat i kam hasur në raportet paraprake. Në këtë kuptim, ka fundi i kësaj periudhe raportuese ishte e dukshme se një numër i madh i institucioneve treguan gatishmëri për bashkëpunim me këtë Prokurori Publike, si dhe përgatitje nga ana e tyre për bashkëpunim në suaza të detyrimeve të nënshkruara. Ky bashkëpunim i mirë pres që të vazhdojë, duke pasur parasysh se në gjithë këtë periudhë është paraparë ndërmarrja e një numri të madh të proceseve në korniza të procedurave hetimore të hapura. Gjithashtu, vlerësojë se është i nevojshëm përparimi, por edhe përpjekjet e ndërmarra kah fundi i Periudhës raportuese në drejtim të implementimit të propozimeve nga Komisioni i Venecias në Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve nga aspekti i përfshirjes së kësaj prokurorie në punën e grupeve punuese të cilat janë formuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë përgjegjëse për hartimin e Propozim teksteve në ligjet e përmendura.
Të gjithë raportin për punën e PSP-së në periudhën mars deri në shtator të vitit 2017 mund që ta lexoni në linkun në vazhdim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari