Ramiz Merko
Kryetar i Komunës së Strugës
JETA PRIVATE
Ka lindur me 12.04.1957 në Strugë.
ARSIMIMI
– Në vitet 1964-1976 përfundon arsimin fillor dhe të mesëm.
-Në vitet 1976-1980 kryen studimet e larta – Studimet universitare
-Në vitet 2008-2013 përfundon studimet posdiplomike, më pas studimet e doktoraturës, me çka merr titullin doktor shkencash
Në biografinë e tij zyrtare nuk janë futur as shkollat as Universitetet ku ka mësuar dhe studiuar.
KARRIERA
-Në vitet 1980-1982 Udhëheqës i prodhimtarisë në kombinatin bujqësor (nuk thuhet në cilin)
-Në vitet 1983-1999 Referent në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë
-Në vitet 1990 – 2003 Udhëheqës i biznesit familjar privat, barnatore bujqësore
-Në vitet 2003-2005 Udhëheqës i njësisë së Fondit për Shëndetësi dhe Sigurim dega Strugë
– Në vitet 2013-2014 Profesor Universitar, Docent në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, ndërsa prej 2017 është profesor i jashtëm në po të njëjtin universitet
KARRIERA POLITIKE
-Në vitet 2005-2013 Është kryetar i Komunës së Strugës, kandidat i BDI-së
-Në vitet 2014-2016 deputet në Kuvendin e RM-së nga BDI
-Ministër pa resor në qeverinë e RM-së, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev prej 31.05.2017 deri më 31.10.2017.
Aktualisht kryetar i Komunës së Strugës.
BURIME:
– Собрание на РМ – Предлог за состав на Влада на РМ
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari