Radishani bëhet me kopsht për fëmijë
Ndërtimi dhe zgjerimi i kopshtit për fëmijë “11 Tetori” në lagjen Radishan
ARSYETIM:
Kopshti i ri në Radishan është lëshuar në përdorim në gusht të vitit 2016. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Butelit, Petre Latinovski, të cilin e vendosi si një prej projekteve me prioritet në programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mirë” (faqe 10).
Ndërtimi i kopshtit filloi verën e kaluar. Me 21 qershor të vitit 2015 në oborrin e kopshtit “11 Tetori” në lagjen Radishan u vendos gur-themeli i kopshtit të ri. Mediumet atëherë informuan se:
Kopshti i ri do të jetë me kapacitet prej 120 fëmijësh dhe do të që hapësirë prej 500 metra katrorë.
Objekti do të ketë pesë salla lojrash për fëmijë, kuzhina me magazin, qajse të rregullt dhe e drejtpërdrejtë nga jashtë, si dhe zyrën administrative me edukator të rregullt.
Kopshti u ndërtua dhe zyrtarisht u lëshua në përdorim me 30 gusht të vitit 2016. Në hapjen solemne të organizuar për atë rast kryetari Latinovski tha:
Është mirë që të qëndrohet para qytetarëve dhe të premtohet, megjithatë kënaqësia që e ndjej si kryetar komune është më e madhe, sepse një prej premtimeve është realizuar, ndërtimi i kopshtit të cilin sot lëshojmë në përdorim. Kujdesi për fëmijët tregon me vepra, dhe jo me premtime boshe dhe fjalë.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Бутел“ (стр.10) [Пристапено: 28.09.2016]
- Тајм.мк (22.07.2015): Започна изградбата на нова градинка во Радишани [Пристапено: 28.09.2016]
- Прес 24 (22.07.2015): Во Радишани ќе се гради нова градинка со капацитет од 120 деца [Пристапено: 28.09.2016]
- Тајм.мк (30.08.2016): Пуштена во употреба нова градинка во Радишани[Пристапено: 28.09.2016]
- МКД (30.08.2016) : Пуштена во употреба нова градинка во Радишани [Пристапено: 28.09.2016]
- Нетпрес (30.08.2016): Отворена нова детска градинка во Радишани за 120 деца [Пристапено: 28.09.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari