Qytetarët reagojnë ndaj përhapjes së dezinformatës për koronavirusin në shkollën e mjekësisë në Manastir
Këto ditë, nëpër Manastir është duke u përhapur një dezinformatë e demantuar, se një profesoreshë e shkollës së mesme të mjekësisë gjoja ka qenë në udhëtim së bashku me drejtoreshën e Klinikës së Lëkurës në Shkup, e cila u kthye nga Italia e infektuar me virusin e ri korona Kovid-19.

Me dezinformatat e këtilla, të promovuara përmes grupeve lokale në Facebook, dëmtohet reputacioni i punonjësve të shkollës dhe minohet besimi në institucionet e sistemit.
Qindra nxënës e ndjekin mësimin në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë “Dr. Jovan Kallauzi” në Manastir dhe dezinformata ka shkaktuar panik midis familjeve të tyre, si dhe te komuniteti i gjerë.
Për ta informuar publikun, drejtoresha e shkollës përmes faqes zyrtare në Facebook e publikoi komunikatën e mëposhtme – demantin (pamje):
Të nderuar prindër dhe nxënës. Ndihem i detyruar t’u përgjigjem lajmeve të rreme dhe shpifjeve që po përhapen nëpër portale. Asnjëri nga punonjësit e shkollës sonë nuk ka qenë për skijim në Itali ose në vendet me rrezik. Dikush dëshiron të përhapë pa nevojë panik dhe ta dëmtojë reputacionin e shkollës. Me respekt, u.d. drejtoresha Natasha Ilieva.

Lidhur me këtë rast, për t’u theksuar është edhe dukuria që qytetarët e ndërgjegjshëm i kundërvihen përhapjes së lajmeve të rreme duke shpërndarë paralajmërime për të.
Во Битола се шират лажни вести дека професорка од средното медицинско била заедно со директорката од Скопје во Италија.
Ретко кој го видел демантот на школото. Родителите паничат. Општ хаос. И се тоа од поривот на една личност да си сподели лажна вест.— Штрумфета (@shtrumfeta_) March 11, 2020
Në situata krize dhe rreziku të përgjithshëm, angazhimi i qytetarëve, të cilët përpiqen ta parandalojnë përhapjen e panikut dhe inkurajojnë debat publik në bazë të të dhënave të verifikuara, është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Rasti i drejtoreshës së infektuar të Klinikës së Dermatologjisë në Shkup, i cili disa ditë kishte shkuar në punë, në vend që t’i zbatojë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilave të kthyerit nga vendet me rrezik, si Italia, duhet të karantinohen në shtëpi për 14 ditë dhe të informojnë nëse vërejnë simptoma, tashmë ishte keqpërdorur për qëllime propagande.
Lexoni verifikimet e fakteve, me të cilat shpalosen edhe këto dezinformata, të publikuara më parë nga projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink“:
- Drejtoresha e sëmurë nga koronavirusi nuk ka qenë në dasmë te Ljupço Nikollovski
- Teksti i një portali qëllimisht e paraqet drejtoreshën Caca Biljanovska si “manare” të Filipçes
Ndihmoni në parandalimin e dezinformatave dhe panikut duke shpërndarë informacione të verifikuara, të bazuara në verifikimin e fakteve nga gazetarë profesionistë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari