Qytetarët mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit
Kuvendi do të hap dyert për qytetarët të cilët kërkojnë të marrin pjesë në seanca. Por, jo vetëm për vizita të organizuara – por edhe për pjesëmarrje në debate të vërteta. Do të inicojmë detyrim për të gjithë komisionet të mundësojnë pjesëmarrjen e subjekteve të interesuara (organizata joqeveritare, sindikata dhe të ngjashme) në debatin për strategji të përgjithshme politike dhe ligje kyçe. E njëjta mundësi do të jepe edhe përgjatë diskutimeve. (“Plani për jetë në Maqedoni” ) programi zgjedhor i LSDM-së për zgjedhje parlamentare dhjetor 2016)
ARYETIMI:
Ky premtim i LSDM-së i cili është pjesë e “Planit për jetë në Maqedoni” – Programi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit (faqe 27, kapitulli “1,2. Kontrolli mbi qeverinë”, pjesa “Kuvend i mirë, qytetarë të fuqishëm”), është realizuar përmes hapjes së një dritareje të re në ueb-faqen e Kuvendit të RM-së të titulluar “PARLAMENT I HAPUR“.
Këtë për “Vërtetmatësin” e vërtetuan edhe zëdhënësit e Kuvendit dhe të Qeverisë së RM, Vjollca Arifi dhe Mile Boshnjakovski.
Kuvendit hap një hallkë të re në suaza të ueb-faqes së titulluar “PARLAMENTI QYTETARË” në të cilin ju jepet mundësi qytetarëve dhe organizatave qytetare të kërkojnë të jenë të pranishëm në seancën plenare në Kuvend. Deri më tani u organizuar dy ngjarje të organizatave qytetare në Kuvend – shprehen zëdhënësit.
Premtimi i LSDM-së për hapjen e Kuvendit për qytetarët, si projekt “E-Dritarja” dhe “Takime” me deputet e përmendi edhe kryetari i Kuvendit në RM, Talat Xhaferi në llogaridhënien në 100 ditët e para të zgjedhjes së tij.
Në kontekstin e hapjes së Parlamentit do të shtojë se gjatë aktivizimit vegë e re është e ashtuquajtur Dritare e cila ju mundëson qytetarëve të mund të paraqitem për pjesëmarrje në seancën plenare. Poashtu është shtuar një vegël e re nën emrin “Takime”,përmes së cilës mund të njoftoheni me aktivitetet e deputetëve – u shpreh Xhaferi gjatë kohës së prezantimit të llogaridhënies. (27 korrik 2017 Njëqind ditë nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit).
I njëjti projekt përmendet edhe në shënime faktike për realizimin e “Planit 3-6-9” prej 15 nëntorit ku qëndron:
Në hapjen e Kuvendit për sektorin joqeveritar, Kuvendi ishte nikoqir i 2 ngjarjeve të organizuara me organizatat civile. Është duke u aktivizuar edhe velga e re, e titulluar “E-Dritarja” që do të ju mundësojë qytetarëve të paraqiten për pjesëmarrje në seancë plenare. Poashtu është shtuar edhe një vegël e re me emrin “Takime”, përmes së cilës qytetarët do të mund të njihen në veçanti me aktivitete e deputetëve, shkruhet në faqen e 5 të pasqyrës faktike të statusit me implementimin e masave të parapare në “Planin 3-6-9”, prej 15 nëntorit të vitit 2017.
Në ueb-faqen e Kuvendit të RM ekziston një dritare e titulluar “PARLAMENTI I HAPUR” i cili ka opsion – vizitë të seancës plenare të Kuvendit të Republikës ku qëndron:
Me plotësimin e të dhënave në këtë formë ju paraqiteni për vizitë zë seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Do të jeni të pranishëm në një prej vazhdimeve të seancës plenare. Vizita mund të jetë më e gjatë se një orë.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se premtimi i LSDM-së për (hapjen e Parlamentit për qytetarët” është i realizuar.
BURIME:
- План за живот во Македонија (стр.27) – Изборна програма на СДСМ за парламентарните избори 2016 година. [Пристапено 22. 12.2017]
- Официјална веб- страница на Влада (20.11.2017): Фактографски преглед на статусот на имплементација на мерките предвидени во Планот 3.6.9 од 15 ноември , страница 5 [Пристапено 22. 12.2017]
- Веб- страница на Собрание на РМ [Пристапено 22. 12.2017]
- Веб- страница на Собрание на РМ (27.07.2017):СТО ДЕНА ОД ИЗБОРОТ НА Г. ТАЛАТ ЏАФЕРИ ЗА ПРЕТСЕДАТЕЛ НА СОБРАНИЕТО [Пристапено 22. 12.2017]
Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari