Qytetarët e Gjeorgjisë nuk besojnë se qeveria do të heqë dorë nga ligji për agjentët e huaj

Pas dy ditësh protesta nga mijëra protestues në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi se do të tërhiqte projektligjin e diskutueshëm pro-rus për të ashtuquajturit “agjentë të huaj” kundër të cilit njerëzit kishin protestuar. Zemërimi i protestuesve nxiti një pjesë të propozim – ligjit, sipas të cilit shoqëria civile, blogerët dhe media e pavarur do të konsiderohen agjentë të huaj nëse më shumë se 20 për qind e financimit të tyre vjen nga donatorë të huaj

 

Shkruan: Vesna Kolovska

Gazetarja Mariam Nikuradze nga Tbilisi, e cila është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e medias së pavarur Open Caucasus Media (OC), dokumentoi protestat deri herët në mëngjes, në fillim protestat paqësore dhe më pas përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Në një intervistë të shkurtër me Vërtetmatësin, Nikuradze thotë se njerëzit që protestuan, megjithatë, nuk janë të bindur se partia në pushtet do të tërhiqet vërtet nga miratimi i ligjit.

Tani ndjenjat mes njerëzve janë më pozitive, por shumë nuk besojnë se partia në pushtet do ta mbajë fjalën. Prandaj ata vazhdojnë me kërkesën për tërheqjen e ligjit, dmth për ta votuar atë dhe për të dështuar në parlament, tha Nikuradze.

Duke dhënë një fotografi të protestave, ajo thotë se zemërimi i njerëzve në Tbilisi u përshkallëzua kur partia në pushtet gënjeu për datën e leximit të parë të propozim – ligjit. Kjo gjë ka zemëruar njerëzit, pas së cilës ata kanë dalë në rrugë dhe janë përplasur me policinë, që ka përdorur forcën ndaj protestuesve.

Nukuradze e dokumentoi protestën deri në orën 6 të mëngjesit të së enjtes, kur, siç thotë ajo, qindra qytetarë mbetën në rrugë duke i rezistuar policisë. Më në fund, partia Ëndrra Gjeorgjiane njoftoi se po tërhiqte ligjin.

Sipas gazetares, media e së cilës financohet edhe nga donatorë të huaj, problemi është se shumica e këtyre organizatave tashmë janë transparente dhe ligji është i panevojshëm.

Ligji do t’i demonizojë këto organizata dhe media dhe në të ardhmen mund të rezultojë në mbylljen e tyre, siç ndodhi në Rusi. Sepse ky ligj është i ngjashëm me ligjin e miratuar në Rusi, shpjegon Nikuradze.

Eka Gigauri nga Transparency International në Gjeorgji shpjegon në një deklaratë për BBC se organizatat e shoqërisë civile në Gjeorgji i nënshtrohen 10 ligjeve të ndryshme dhe Ministria e Financave tashmë ka akses të plotë në llogari, financim dhe informacione të tjera.

Partia kryesore në pushtet tha se po tërhiqte “pa kushte” ligjin, sepse si parti përgjegjëse dëshiron të reduktojë “konfrontimin në shoqëri”. Ky vendim, i marrë nën presionin e fortë të protestave në rrugë, u ndikua edhe nga deklarata e zyrtarëve të BE-së, të cilët e dënuan projektligjin si të papajtueshëm me vlerat e BE-së.
Gjeorgjia ka paraqitur një kërkesë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe është kandidate për anëtarësim në NATO.

Në një deklaratë, delegacioni i BE-së në Gjeorgji tha se masa për të refuzuar ligjin ishte një “njoftim i mirëpritur” dhe inkurajoi liderët politikë të vazhdojnë me “reformat pro-BE”.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane beson se propozimi është etiketuar në mënyrë të padrejtë dhe do të shpjegojë rëndësinë e ligjit dhe transparencës në financimin e huaj për publikun. Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabichvili mbështeti protestuesit dhe njoftoi se do të vërë veton ndaj propozimit, megjithëse qeveria ka ende fuqinë politike për të refuzuar masën e presidentit.

 

Foto dhe video: Mariam Nikuradze

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.