Qeveria publikoi raportet për ndarjen e parave shtetërore për organizatat joqeveritare

Është krijuar baza elektronike e të dhënave për mjetet që u janë ndarë organizatave civile në periudhën 2012-2016 Foto: en.wikipedia.org

 

PREMTIM: Vendosje e bazës elektronike të të dhënave në ndarjen e mjeteve për organizatat qytetare prej Buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedoni në periudhën 2012-2016, në të cilën do të vendosen të gjithë vendimet e marra

        [Burimi: Qeveria e RM- Plani 3-6-9, faqe 3, data: korrik 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për vendosjen e një baze të dhënash për mjetet e ndara për organizatat qytetare prej Buxhetit të Qeverisë në periudhën 2012-2016 është premtim i realizuar i Qeverisë dhe është pjesë e Planit 3-6-9 (faqe 3).

Mediumet disa herë shkruan për “për organizata joqeveritare të dyshimta të cilat kanë marr shuma të mëdha të parave shtetërore nga Qeveria e Nikolla Gruevskit”, dhe e gjithë kjo, sipas shkrimeve, janë kryer në mënyrë jotransparente.

Më saktë, Radio Mof, me 29.05.2017, publikoi se: “Qeveria ka ndarë 800.000 euro OJQ-ve të cilat edhe Google e ka të vështirë t’i gjej”. 

 28 shoqata dhe organizata civile kanë marr gjithsej 800.000 euro prej Qeverisë maqedonase javë e kaluar, sipas vendimi të publikuar në Gazetën zyrtare të botuar me 23 maj. Për pjesën më të madhe të këtyre organizatave nuk mund të gjenden të dhëna gjatë kërkimit në internet. Disa kërkime na çojnë drejt faqeve të zbrazëta ose rregullimi i thonjve, përderisa një pjesë e tyre hynë në mesin e organizatave të cilat në të kaluarën kanë organizuar aktivitete kundër opozitës. 

Me 29.06.2017, portali Makfaks publikoi tekst me titull: “Cilët janë organizatat joqeveritare të cilat morën miliona prej qeverisë së VMRO-DPMNE-së?”.

Shoqatat që mbështetin protestat “Për një Maqedoni të përbashkët”, ato të cilat nënshkruan mbështetje në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016 për Nikolla Gruevskin, shoqatat e njerëzve të afërt të VMRO-DPMNE-së, organizata joqeveritare pa adresë ose me fantom adresa. Vetëm disa shoqata të vërteta me grante të vogla u gjetën në listën e qeverisë së mëparshme për financim, sa për tu fshehur financimi partiak i parave shtetërore. Qeveria e re me revizion vendosi që të mos ndaj grante. Makfaks hetoi kush duhej që të ndaj kulaçin e madh – paratë e qytetarëve. 

Për këtë temë publikoi edhe portali Den duke sqaruar se qeveria e VMRO-DPMNE-së ka ndarë miliona organizatave joqeveritare të njëjta.

Pothuajse 250 organizata joqeveritare për 5 vite kanë marr 75 milion denarë – para shtetërore. Den.mk hetoi – sa para prej buxhetit në vit kanë ndarë për shoqatat qytetare. Sipas informacionit deri te i cili erdhëm, shteti çdo ditë ka ndarët para prej buxhetit të qytetarëve për organizatat joqeveritare, edhe pse e fundit – në vitin 2017 u bë e njohur si “desorosimi”, gjegjësisht erdhi deri te njoftimi i Nikolla Gruevskit se ia kanë hedhur me sektorin joqeveritar. Përsëri, faktet dëshmojnë të kundërtën. 

Qeveria e udhëhequr prej Zoran Zaevit në Planin 3-6-9 premtoi se do të vendoset bazë elektronik e të dhënave për ndarjen e mjeteve për organizatat qytetare prej Buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2012-2016, në të cilën do të jenë edhe të gjithë vendimet e marra.

Raportin faktografik të Qeverisë për realizimin e Planit 3-6-9 vërehet se:

Në korrik të vitit 2017, në ueb faqen e Departamentit për bashkëpunim me OJQ-të të Sekretariatit të përgjithshëm  www.nvosorabotka.gov.mk, në pjesën mbështetje financiare, është publikuar një paraqitje tabelare e të dhënave për mjetet e ndara për mbështetje të organizatave civile nga ana e Qeverisë, ndër vite, për periudhën 2012-2016. Baza e të dhënave ofron zero mundësi për kërkime nën emrin e shoqatave, projekteve dhe vitet në ndarjen e mjeteve dhe azhurnohet rregullisht. 

Raporti në vite për mbështetje financiare në Qeverisë me organizatat joqeveritare, mund të shihet në linkun në vazhdim.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në përfundim se premtimi i Qeverisë për vendosjen e një baze elektronike të dhënash për mjetet e ndara për sektorin civil prej Buxhetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2012-2016, në të cilën janë të paraqitura të gjithë vendimet e marra, është premtim i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.