Qeveria premtoi dhe realizoi “Llogarimatësin”
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në konferencë për shtyp me 21.03.2017 prezantoi një mjet elektronik (të cilin ne jozyrtarisht e quajtëm Llogarimatës), për “matjen” e shpenzimeve të ministrave dhe institucioneve të tjera qendrore, të cilat i vlerësuam si premtim i realizuar parazgjedhor dhe që është pjesë edhe e programit për punë:
Premtim: (Qeveria) Do të zbatojë principin e ashtuquajtur “transparencë aktive”, që nënkupton publikim ( pa mos jua kërkuar) të programeve të tyre (dhe draft-programet), strategji, mendime dhe studime, të dhëna për organizim dhe shpenzime në punë, si dhe vendime, akte dhe masa me të cilat është ndikuar mbi jetën dhe punën e qytetarëve dhe kompanive
[Burimi: Qeveria e RM – Programi për punën e Qeverisë së RM-së 2017-2020 faqe 20, data: 1 qershor 2017 ]
ARSYETIM:
Partia qeverisëse e LSDM-së, që në programin zgjedhor në vitin 2016, “Jetë për të gjithë në Maqedoni“, premtoi llogaridhënie në raport me shpenzimet e parave publike nga ana e funksionarëve të qeverisë nëse arrijnë ta fitojnë dhe atë në dy nivele të qeverisë qendrore – përmes Qeverisë dhe përmes Ministrisë së Financave:
Qeveria do të punojë kryesisht për nevojat e qytetarëve. Do të jetë tërësisht transparente ndaj parave të qytetarëve, ndaj nevojave të qytetarëve. Funksionarët nuk do të kenë lukse për arritjen e qëllimeve të veta – thuhet në pjesë e quajtur “Do të ketë kontroll mbi qeverinë dhe drejtësi për të gjithë!” (faqe 8)
Pasi formuan shumicën parlamentare dhe morën mandatin për formimin e Qeverisë, në Kuvend u prezantuar Programi për punën e Qeverisë së RM-së për periudhën 2017-2020. Në këtë Program faqe 20 u operua premtimi i dhënë në programin zgjedhor për matjen e shpenzimeve të ministrive dhe institucioneve të tjera të qeverisë qendrore.
Në seancën e 42 të Qeverisë, të mbajtur me 11 dhjetor të vitit 2017 u morr vendimi me të cilin ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë, sekretari i përgjithshëm dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë ishin të detyruar që të dorëzojnë informacione për shpenzimet e në detyrë të bëra në suaza të gjashtë muajve të parë që prej marrjes së funksionit, më saktë prej qershorit deri në nëntor të vitit 2017:
Në pajtim me parimin e qeverisë për transparencë dhe llogaridhënie shpenzimi i mjeteve shtetërore në seancën ditore u soll vendimi me të cilin u detyruar ministrat, zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe sekretari i përgjithshëm që të dorëzojnë informacione për shpenzimet të bëra në suaza të buxhetit të paraparë në gjashtë muajt e parë që prej marrjes së funksioneve. Praktika që të paraqiten të gjithë shpenzimet zyrtare në të ardhmen e afërt do të përfshijë edhe mbajtësit e funksioneve publike të tjera – thuhet në kumtesën e 42 të seancës.
Me 22.03.2017, ministri për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, mbajti konferencë për shtyp në Qeverinë RM, në të cilën prezantoi mjetin e ri elektronik që është njoftuar se do të azhurnohet në vazhdimësi dhe sipas qytetarëve jo vetëm që do të kenë pasyqrë se sa harxhojnë funksionarët e emëruar dhe institucionet qendrore, por do të mund të bëjnë krahasim me periudhat e caktuara të qeverisë qendrore paraprake dhe funksionarëve të saj të zgjedhur dhe e të emëruar.
Për herë të parë në praktikë politike në Republikën e Maqedonisë, Qeveria është ajo e cila, me k[të nismë, punën e saj e bën më të hapur, dhe në mënyrë më transparente. Nëse në të kaluarën qytetarët kanë pyetur, ndërsa qeveritë kanë fshehur, sot Qeveria me vetiniciativë i ekspozon shpenzimet, duke mos pritur që dikush të pyet për to – deklaroi Popovski.
Softvueri i këtij mjeti mundëson lehtësisht që të kërkohet nëpër shpenzimet e funksionarëve dhe mundëson edhe krahasimin e shpenzimeve të autoriteteve zyrtare, sipas tipit të shpenzimeve dhe në intervale të ndryshme kohore. Mjeti sot është i qasshëm para gjithë opinionit maqedonas në ueb-faqen e Qeverisë së RM-së, gjegjësisht në adresën në vazhdim: http://vlada.mk/otchetnost-troshoci, thuhet se në konferencën për shtyp të Popovskit.
Sipas argumenteve të shtruara më lartë, vlerësojmë se premtimi parazgjedhor i LSDM-së, i operuar sipas premtimeve konkrete në Programin e Qeverisë dhe përmes vendimit të seancës së Qeverisë, dhe i cili ka të bëj me transparencën gjatë shpenzimeve të funksionarëve dhe institucioneve të tyre, në këtë moment është realizuar pjesa më e madhe.
BURIME:
- СДСМ – Програма за предверемни парламентарни избори во 2016 г. – [Проверено на 21.03.2018]
- Влада на РМ – Програма за работа на Влада на РМ 2017-2020 г. – [Проверено на 21.03.2018]
- Влада на РМ – Веб сајт на Владата/соопштенија од седници на владата/прес конференции – [Проверено на 21.03.2018]
- МЕТА.мк – Поповски презентираше алатка за отчетност: Потрошивме двојно помалку од претходниците – [Проверено на 21.03.2018]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari