Qeveria e LSDM-së deri më tani nuk ka njoftuar për ndryshimet e Ligjit për TVSH

Kush duet të paguaj TVSH? Foto: Pixabay

 

Përveç deklaratës së funksionarit partiak pothuajse para dy viteve, LSDM deri më tani nuk ka njoftuar për ndryshime në Ligjin për TVSH në raport me rritjen e pragut të fitimit sipas të cilit personat fizik dhe kompanitë e vogla janë të detyruar që të paguajnë TVSH. Një njoftim i tillë erdhi pasi që DHP jua rikujtoi këtë detyrim vetëm 4 ditë para skadimit të afatit, me ç’rast pati reagime negative në opinion

 

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë dha kumtesë/deklaratë në të cilën mbajnë qëndrim, të cilin e konsiderojmë jokonsekuent:

Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së shqyrton mundësinë për ndryshim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në drejtim të rritjes së pragut për pagesë të TVSH-së. 

[Burimi: LSDM – VMRO-DPMNE dhe Gruevski kanë detyruar personat fizikë të paguajnë TVSH, mendohet për ndryshime,  data: 20.01.2018]

 

ARSYETIM:

LSDM si parti e më e madhe politike, e cila me koalicionin e saj udhëheq me Qeverinë e RM-së, dha komunikatë për opinionin në të cilën doli me qëndrim se Qeveria ka menduar për uljen e procedurës për të hyrat/fitimin e personave fizik, të cilët janë përfshirë në kategorinë e të obliguarëve për paraqitjen e tatimin e vlerës së shtuar, qëndrimi i cili mund të konsiderohet si jokonsekuente. 

Jokonsekuenca për këtë materie shumë të ndërlikuar del prej faktit që as LSDM, as Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së deri më tani nuk ka diskutuar për një problem të atillë, të paktën nuk është komunikuar publikisht kjo gjë, ndërsa partia si parti politike e cila garoi në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 nuk ka asnjë premtim të tillë në programin e saj zgjedhor.

Më saktë, as në Programin Plani për jetë në Maqedoni, as në Programin për punë të Qeverisë në RM 2017-2020 nuk mund të gjendet një premtim i tillë për rritjen e pragut të të ardhurave në kuptimin e zvogëlimit të numrit të personave të obliguar të cilët duhet të paraqiten si pagues të TVSH-së.

E vetmja gjë që mund të gjendet në arkivat e internetit është premtimi i specifikuar në këtë drejtim prej ish zëvendës ministrit plotësues për Financa nga radhët e LSDM-së, Kire Naumov, gjatë vizitës së tij në Negotinë në mars të vitit 2016 edhe atë në prani të drejtoresh së sotme të Drejtorisë së të hyrave Publike, Sanja Lukarevska, kur, sipas fotografisë së publikuar në internet, në mediume dhe në rrjetin social Facebook premtimi tingëllon kështu:

Qeveria e përgjegjshme e LSDM-së do të kthej pragun e TVSH-së në 2 milion denarë me çka do të lirojë kompanitë e vogla dhe qytetarët prej pagesës së re për TVSH të cilën jua ka imponuar Gruevski dhe Stavrevski, me ç’rast e kanë zvogëlua pragun e TVSH-së në 1 milion denarë…

Por, pas kësaj deklarate më tej, nuk mund të shihen reagime më të mëdha ose premtime nga ana e LSDM-së për këtë çështje, siç edhe e theksuam, për atë se nuk është as në programin e tyre partiak, as në programin e tyre qeveritar.

Prej këtu, jokonsekuent e vlerësojmë edhe në faktin se partia e LSDM-së kumtoi se Qeveria e LSDM-së e shqyrton mundësinë për ndryshimin e Ligjit për TVSH, pasi që, DHP tha deklaratë me 11.01.2018 me të cilën i thërret personat fizik të paraqiten si pagues të TVSH-së dhe pasi që VMRO-DPMNE dha kumtesë partiake – deklaratë, në të cilën thuhet se LSDM ka gënjyer qytetarët dhe se në vend të kthimit të parave të TVSH-së, ata tani ju imponojnë tatim të ri. 

Në të vërtetë, kjo kumtesë, poashtu është jokonsekuente, sepse siç pretendon LSDM, bëhet fjalë për vendim ligjor të cilin e ka sjell ish kryeministri, Nikolla Gruevski, por në Qeverinë e Ljubço Georgievskit prej vitit 1999 deri në vitin 2002, kur për herë të parë miratohet Ligji për TVSH. Më saktë, vendimi ligjor se pagues i TVSH-së është çdo person fizik i cili kryen veprimtari afariste, është i njëjtë që prej atëherë deri më sot, siç vërteton edhe këshilltari në Ministrinë për Financa, Branimir Jovanoviq. Por, ato që nuk janë të njëjta dhe deri më sot kanë ndryshuar, janë parametrat në vazhdim: pragu i fitimit/të hyrave, i cili ka ndryshuar ndër vite dhe definimi për atë se çfarë konsiderohet veprimtari afariste.

Pragu i parave ka qenë 1,3 milion denarë, andaj Qeveria e udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së e ka rritur në 2 milion denarë, më pas e ka zvogëluar në 1,3 milion denarë në vitin 2014, dhe më pas përsëri e ka zvogëluar vetëm në një milion denarë në vitin 2016. E njëjta Qeveri e rrit edhe fushëveprimin e veprimtarive afariste të cilat i kryejnë personat fizik, andaj tani si pagues të TVSH-së duhet të paraqiten të gjithë personat fizik të cilët kanë të hyra mbi një milion denarë të realizuar edhe me marrëveshje autoriale, anëtarë të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse, etj., (për më shumë informacione në këtë LINK).

Dhe krejt në fund, edhe pse ligji ekziston prej shumë kohësh, është fakt se DHP për herë të parë dha një komunikatë të tillë, thirrje për paraqitjen e personave fizik si pagues të TVSH-së në vitin 2017 edhe atë të paktën 6 ditë para thirrjes së tanishme, sepse ai i vitit të kaluar u publikuar me 05.01.2017.

Edhe atëherë, si edhe tani u ngrit shumë pluhur për këtë thirrje dhe nga ana e ekspertëve u interpretua si “interpretim i rreptë i ligjit” ose si ndjekje të nocioneve të të hyrave dhe përfitimit edhe kishte dilema nëse zgjerimin eventual të bazës së paguesve të TVSH-së në këtë mënyrë nuk do të vijë deri te evazioni fiskal, sepse qytetarët do të mund të gjenin truke të ndryshme që t’i ikin detyrimit. Dilemat te ky opinion i ekspertëve ekzistojnë akoma, dhe poashtu ekzistojnë edhe vërejtjet se nuk ka pasur fushatë më të gjerë në opinion dhe se kumtesa-përkujtimi i DHP-së është publikuar vetëm katër ditë para skadimit të afatit ligjor me 15.01.2018.

Për shkak të argumenteve të lartpërmendura mund të shtohet vlerësimi, jokonsekuent, pjesës së kumtesës së LSDM-së se Qeveria shqyrton mundësinë për ndryshime të ligjit për TVSH në drejtim të rritjes së pragut.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.