Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA III)

Foto: portalb.mk

Mijëra libra të përkthyera keq nga projekti pompoz i ish Qeverisë së Gruevskit “1.050 libra” janë duke u kalbur nëpër magazina me lagështi. 19 milion euro kanë përfunduar në bodrumet e errëta të Shkupit dhe Gostivarit. Portalb.mk ka hyrë në hapësirat e mykura, me pluhur të mbushura me libra të përkthyera keq për te cilat askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi dhe nuk ka ide çfarë të bëjë.

 

CILAT SHTËPI BOTUESE KANË FITUAR PARA?

Për një dekadë thuajse nuk ka shtëpi botuese e cila nuk ka fituar të paktën një tender nga ndonjë ministri. Mbi 21 shtëpi botuese kanë qenë të përfshira në faza të ndryshme për përkthim dhe botim të librave të këtij projekti pompoz. Në fazën e parë sipas të dhënave që i posedojmë vetëm për 6 ministri, institucionet kanë lidhur marrëveshje me minimum 17 shtëpi botuese, në fazën e dytë me 6 shtëpi botuese ndërsa në fazën e tretë vetëm me 2 shtëpi botuese. Sipas të dhënave nga tenderët, sasinë më të mëdha të parave e ka fituar shtëpia botuese “Ars Lamina” – 636.860.579 denarë.

Sipas të dhënave të marra nga Regjistri Qëndror, në tabelën më poshtë janë të radhitur kush janë pronarët e shtëpive botuese që kanë marrë më shumë para. Edhe pse kemi kërkuar disa herë nga Regjistri Qendror nuk na siguruan të dhëna për strukturën e pronësisë së shtëpisë botuese “Prosvetno Delo”.
izdavachki kuki

“Europartner Grup” dhe “Evropa 92” donatorë të VMRO-DPMNE-së

Themeluesit e “Europartner Grup” dhe “Evropa 92” janë donatorë të partisë e cila ishte në pushtet, VMRO-DPMNE. Në listën e donatorëve të VMRO-DPMNE-së ishte emri i Vllatko Jordanovski, i cili është bashkëshort i njërës nga themelueset e shtëpisë botuese “Europartner Group” – Ana Jordanovska. Bashkëshorti i Anës, Vllatko në vitin 2016 ka dhënë para donacion për VMRO-në. Sa i takon shtëpisë botuese “Evropa 92” lidhja me ish partinë në pushtet shkon më thellë, pasi që Ratko Dimitrovski, si njëri nga themeluesit e “Evropa 92” ka qenë edhe deputet dhe kryetar i komunës së Koçanit.Arbëria Design donatore e partisë shqiptare në pushtet BDI. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga MASH dhe shtëpitë botuese, në vitin 2016, nga dy shtëpitë e kontraktuara, njëra është Arbëria Design e cila figuron edhe si donatore e partisë në pushtet BDI radhë e së cilës kanë qenë edhe dy ministrat e Arsimit, Abdulaqim Ademi dhe Pishtar Lutfiu ndërsa tani është Arbër Ademi.

Shtëpitë Botuese heshtin

Portalb.mk, u ka dorëzuar kërkesa shtëpive botuese, atyre që ende kanë kontakt informata të vlefshme, të sqarojnë detajisht për opinionin: si janë zgjedhur përthyesit, cilët janë qenë kriteret thelbësore që të përzgjidhet se kush do të përkthejë dhe lekturojë një titull. Por përgjigje nga shumica nuk morëm, Gjithashtu, fakti që Ligji për Qasje deri te Informatat me Karakter Publik nuk vlen për to, nuk ka asnjë mundësi si të hapen këto shtëpi botuese para publikut dhe të tregojnë kriteret e përzgjedhjes si dhe për pagesat në lidhje me detyrimet që dalin nga nënshkrimi i marrëveshjeve me ministritë. I kontaktuar nga Portalb.mk personi përgjegjës nga “Arbëria Designe”,  Dashmir Ademi nuk deshi ti bëjë të ditura kushtet e kontratës së nënshkruar ndërmjet tyre dhe përkthyesve e lektorëve. Ademi bëri të ditur se nga ata nuk ka ndonjë standard specifik në bazë të së cilit do të përzgjidhej se kush, si dhe sa do të botohej një libër.

 

Дашмир Адеми
Дашмир Адеми

Sa i takon përzgjedhjes së përkthyesve, ne nuk kemi bashkëpunëtor të përhershëm sepse nuk ka aq punë, sa të mund t’i mbajmë të njëjtit. Për pagesën ka normativa praktike do të thosha, e jo të shkruara, sepse llogariten në bazë të faqeve digjitale dhe karaktereve që përfshihen në ato faqe. Faqja digjitale dallon  nga libri në libër, sepse varet nga përmbajtja e termeve të sfera të caktuara. Është shumë normale që një libër me poezi është shumë ma lehtë ta përkthesh, sesa një libër i mjekësisë, shkencave natyrore – që është e vështirë edhe të gjesh njerëz për të përkthyer.
Ka pasur raste që kemi marrë përkthyes edhe nga Shqipëria se nuk ka pasur këtu.  Por kontratat që i kemi të nënshkruara nuk lejon të tregohet se sa është paguar njëri profesor apo tjetri, nuk do të ishte etike karshi profesorëve të tregohen shumat. Nuk i nxjerrim ato të dhëna, nuk është etike. Sikur ta pyesësh dikë se sa e ke rrogën. Librat e fundit i kam dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, tha Ademi.
Emri i tij ngjason me atë të ish ministrit, tashmë të ndjerë, Abdulaqim Ademi, por Dashmir sqaroi se përtej një shoqërie, nuk e ka lidhur asgjë tjetër atë me ministrin. “Data Pons” është e vetmja shtëpi botuese që na  u përgjigj në thirrjen tonë telefonike. Megjithatë, nga atje refuzojnë të japin deklaratë për çfarëdolloj pyetje apo dileme që mund të parashtrohet për projektin “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencorë nga universitetet prestigjioze në SHBA dhe Angli” me arsyetimin se pronari aktual nuk ka qenë kur është realizuar projekti nga kjo shtëpi botuese.

Përgjegjësi nuk mban askush

Nga MASH për Portalb.mk, konfirmuan se nuk kanë synim të vazhdohet projekti po nuk thanë që do të kërkojnë përgjegjësi penale për dëmet e shkaktuara.

Sigurisht se nuk do te vazhdohet me këtë projekt sepse ka qene i huqur tërësisht, tha thani më ish ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska. (10.04.2018)

Ky tekst hulumtues gazetaresk është mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përgjegjësinë për përmbajtjen në të e mban vetëm autori dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësohet se i pasqyron pikëpamjet dhe qëndrimet e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
FOSM

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.