Nuk është përfunduar plotësisht rruga ‘172’ në Tetovë
ARSYETIM: Asfaltimi i rrugës ‘172’ ishte premtuar disa herë nga autoritete lokale. Me asfaltimin e kësaj rruge do të mundësohet lidhja e fshatrave Reçicë e Madhe dhe Vogël me qytetin e Tetovës. Ky projekt është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014 dhe si afat i fundit për finalizimin e punimeve është dhënë viti 2016. Deri më tani (08.02.2017) ky premtim është i realizuar pjesërisht.
Punimet për asfaltimin e rrugës ‘172’, Tetovë nisën më 17.09.2015. Në përurimin e punimeve, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kishte premtuar gjithashtu se, përveç asfaltimit të rrugës do të rregullohet dhe kanalizimi atmosferik, fekal dhe ndriçimi publik.
“Me rikonstruimin e plotë të kësaj rruge do të bëhet shtrimi me asfalt në gjatësi prej 917m, gjerësi 6m dhe vendosje e kanalizimit atmosferik në gjatësi prej 825m, kanalizim fekal me 970m dhe vendosje e ndriçimit publik. Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 28.5 milion denarë”. (burimi: TV KOHA, 17.09.2015)
Punimet për asfaltimin e kësaj rruge zgjatën gati një vit. Më 02.02.2016 punimet deri në këtë afat ende nuk kishin përfunduar.
“Me vendosjen e shtresës së dytë të asfaltit e shënojmë përfundimin e punimeve, normalisht të përfunduara do t’i llogarisim kur të jetë i përfunduar edhe ndriçimi publik”. (burimi: TV KOHA, 02.02.2016)
Vërtetmatësi më 12.03.2017 ka kontaktuar komunën e Tetovës për të pyetur nëse në realitet janë përfunduar të gjitha fazat e projektit ‘Asfaltimi i rrugës 172’, e gjegjësisht ndriçimi i kësaj rruge.
“Ndriçimi i rrugës do duhet të bëhet javën që vjen, ose pas asaj”. (burimi: Vërtetmatësi, 12.03.2017)
Projekti për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël me qytetin e Tetovës nuk është përfunduar plotësisht. Ka mbetur të instalohet dhe ndriçimi publik, pasi që së fundi ashtu u premtua nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mund të vlerësojmë që projekti për asfaltimin e rrugës 72 në Tetovë, është i realizuar pjesërisht.
BURIME:
⦁ Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014;
⦁ |17.09.2015| Fillojnë punimet në rrugën 172 (TV KOHA, shikuar më 02.02.2017);
⦁ |02.02.2016| Asfaltohet rruga 172 në Reçicë të Vogël (TV KOHA, shikuar më 02.02.2017);
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari