PSP duhet të veprojë me materialet e përgjuara, përpara se t’i shkatërrojë

Не може да се очекува дека СЈО ќе ги уништи овие материјали, бидејќи тие се материјален доказ во оваа и во други судски постапки. Што се однесува, пак до делот на изјавата во која се инсинуира дека материјалите кои ги поседува Специјалното јавно обвинителство можат да се користат за уцени на граѓани и на бизнисмени, од СЈО отфрлаат секаква можност тие материјали кои ги поседува обвинителството да бидат злоупотребувани

 

 Nuk mund të pritet që PSP do t’i shkatërrojë këto materiale, sepse ato janë fakte edhe në këto procedura gjyqësore dhe në procedura të tjera gjyqësore. Për sa i përket, pjesës së deklaratës në të cilën lihet të kuptohet se materialet të cilët i posedon Prokuroria Speciale Publike mund që të shfrytëzohen edhe për kërcënim të qytetarëve dhe biznesmenëve, nga PSP hedhin poshtë çfarëdo mundësie të keqpërdorimit të atyre materialeve të cilët janë në pronësi të prokurorisë 

 

Në deklaratën për mediume VMRO-DPMNE e informoi opinionin për qëndrimin e tyre që PSP është e detyruar që të gjithë materialet e përgjuara menjëherë, pa përjashtim, me procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialit të shkruajnë procesverbal.  

Mosshkatërrimi dhe ruajtja e tyre, pronësimi dhe shfrytëzimi paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është i dënueshëm me ligj. Ato thjeshtë mund të përdoren për kërcënim të qytetarëve dhe biznesmenëve. 

[Burimi: VMRO-DPMNE: PSP të shkatërroje të gjithë materialin e përgjuar në mënyrë të paligjshme,

Fokus,  data: 25.07.2017]

 

ARSYETIM:

Pretendimin se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk funksionon sipas ligjit, por sipas diktimeve partiake të LSDM-së, e përsërisin përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së pothuajse çdo ditë me ngulm. Në vijë me pretendimet e këtilla është edhe pretendimi i Bojan Stojanovskit, kryetar i UFR-së në VMRO-DPMNE, sipas të cilit PSP është e detyruar pa përjashtim që të shkatërrojë të gjithë materialet e marra nga përgjimi i paligjshëm, sepse kjo përputhet me ligjin e PSP-së. Këtë pretendim e vlerësojmë si të pavërtetë dhe manipulues, sepse këtë nuk e parasheh detyrimi ligjor i PSP-së, sipas të cilit edhe është formuar, dhe që është hetimi i përgjimit të paligjshëm të një numri të madh të qytetarëve dhe kriminelëve për të cilët informatat janë marrë pikërisht nga bisedat e përgjuara, për çka kjo prokurori ende ka mandat të vlefshëm.

Pretendimi i VMRO-DPMNE-së opozitare ka të bëj me themelet e Ligjit për mbrojte të privatësisë, të miratuar në vitin 2016, i cili përcakton të drejtën e mbrojtjes së privatësisë së qytetarit të Republikës së Maqedonisë, të garantuar me Kushtetutë dhe me Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, në lidhje me materialet të cilat dalin nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve të kryer në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015.

Ky ligj, dispozitat e të cilit shkaktuan kontradikta në opinion, sepse një pjesë e përmbajtjeve u cilësuan nga një pjesë e opinionit profesional të vendit dhe atij ndërkombëtar si një lloj kufizimi dhe pengesë e punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe punës së saj në zbardhjen e rastit me përgjimet, hyri në funksion me 1 korrik të këtij viti, që ishte edhe arsye që VMRO-DPMNE opozitare të sulmojë PSP-në.

Neni 1 paragrafi 2 i ligjit thotë:

 përcakton ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit publik të materialeve nga paragrafi (1) i këtij neni, të cilët paraqesin dëmtim të privatësisë dhe jetës personale dhe familjare

përderisa, në paragrafin 3 thuhet se me ligjin përcaktohet

ndalimi i posedimit, përpunimit, publikimit dhe pronësimit në çfarëdo mënyre të materialeve të cilët dalin nga përgjimi i paligjshme i komunikimeve të realizuar në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, përfshirë këtu edhe shfrytëzimin e tyre dhe pronësimin në proces zgjedhor, politik ose qëllime të tjera dhe procedura. 

Edhe pse këto dispozita paraqesin pengesë në opinion që më tej të zbardhen bisedat në të cilat janë të përfshirë një numër i madh i funksionarëve të qeverisë së kaluar, ata, sipas anës profesionale, nuk paraqesin pengesë në punën e Prokurorisë Speciale Publike që të kryeje funksionin e saj, gjegjësisht të përgjojë dhe të përpunojë përmbajtjen e incizimeve dhe transkripteve nga bisedat e përgjuara dhe të veprojë sipas lëndëve të cilët janë nën kompetencat e tyre.

Sipas sqarimit të cilin “Vërtetmatësi” e mori nga Prokuroria Speciale Publike, materialet rrjedhin nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve, të cilët nga kjo Prokurori Publike nuk mund që të shkatërrohen për shkak të ekzistimit të pengesave ligjore.

Mandati i kësaj prokuroria Publike nuk ka skaduar dhe në pajtim me Ligjin ne kemi detyrime për përpunimin e tërësishëm të materialeve dhe përcaktimeve të cilat dalin nga përgjimi i paligjshëm janë të interesit publik dhe përmbajnë induksione për aktivitete kriminale, të cilat janë të natyrës private. Me një fjalë, këto materiale janë edhe fakte në procedurën “Target” për të cilën kjo Prokurori Publike ka ngritur akuzë, ashtu që deri në vendimin final të asaj procedure gjyqësore nuk mund të bëhet fjalë për shkatërrim të materialit, thonë nga PSP.

Sipas kësaj, nuk mund të pritet që PSP do t’i shkatërrojë këto materiale, sepse ato janë fakte edhe në këto procedura gjyqësore dhe në të tjera procedura gjyqësore. Për sa i përket, pjesës së deklaratës në të cilën lihet që të kuptohet se materialet të cilët i posedon Prokuroria Speciale Publike mund që të shfrytëzohen edhe për kërcënim të qytetarëve dhe biznesmenëve, nga PSP hedhin poshtë çfarëdo mundësie të keqpërdorimit të atyre materialeve të cilët janë në pronësi të prokurorisë. Sipas tyre edhe këto biseda kanë qenë private, ndërsa kanë qenë të përpunuara nga ana e tyre dhe më tej janë shfrytëzuar si fakte në procedura ligjore, kanë pasur elementeve me përmbajtje të angazhimit publik, gjegjësisht nuk kanë kryesisht përmbajtje private. Nga prokuroria kështu e komentojnë rastin në fjalë:

Ligji për mbrojtjen e privatësisë shkruan ndalim të publikimit të materialeve të natyrës private, andaj duke pasur parasysh faktin se shqetësimi jonë parësorë janë pikërisht materialet të natyrës private të ndahen siç duhet, nuk ekziston shkelje të detyrimeve në këtë ligj, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se edhe deri te gjykata në formë të akuzave të ngritura janë dorëzuar biseda të cilat janë të interesit publik dhe implikojnë aktivitete kriminale dhe këto biseda të dorëzuara nuk janë të natyrës private. 

Kjo qartë tregon se pretendimet e VMRO-DPMNE-së se PSP vepron kundër ligjit nuk janë të ngritura mbi argumente, gjegjësisht mospërfillin esencën e problemit sipas të cilit me marrëveshje politike u themeluar Prokuroria Speciale Publike, dhe ajo është hetimi dhe përcaktimi i veprave kriminale të cilat kanë të bëjnë dhe dalin nga përgjimet e paligjshme të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Për këtë shkak, këtë qëndrim të shprehur nga VMRO-DPMNE e vlerësojmë si spin i tëvërtetës, gjegjësisht si pretendim të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.