Propozim-ligji për ndalim të korrupsionit – “mejdan” për (keq)përdorimin e GREKO-s
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, dha deklaratë për propozim-ligjin për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë:
Deklarata: Shpresojë se do të ritrajtojnë një ide të këtillë (Ligji për ndalim të korrupsionit të merr flamurin evropiane), për atë se ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të ketë mbështetjen e të gjithë partive politike. VMRO-DPMNE qëndron në dispozicion. VMRO-DPMNE ka argumente të cilat janë në pajtim me GREKO dhe me të drejtën dhe jemi të gatshëm të argumentojmë kudo që të jetë, kur do që të jetë dhe me secilin kundërshtar politik.
[Burimi: 1TV/youtube kanal – Mickoski, deklarata, data: 07.01.2019]
ARSYETIM:
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se VMRO-DPMNE në Kuvendin e RM-së nuk do të votojë propozim-ligjin për ndalim të korrupsionit nëse atij i vendoset flamuri evropian, gjë që nënkupton se diskutimi udhëhiqet me afate të shkurtra. Si arsye shton se kanë pasur argumente që janë në linjën e vërejtjeve të GREKO -s, koalicioni i vendeve për ndalim të korrupsionit dhe i cili punon në suaza të Këshillit të Evropës.
Por, në të vërtetë, pjesa më e madhe e diskutimit për këtë ligj tashmë ka përfunduar. Ai ka hyrë në Kuvend, ka kaluar fazën e parë, gjegjësisht është konstatuar nevoja për miratimin e tij dhe ka kaluar në fazën e leximit në Komisionin legjislativ dhe në Komisionin për sistemin politike dhe marrëdhënie me komunitetin.
Njëkohësisht, me 26.12.2018 me shumicën e votash është miratuar vendimi se ky ligj të miratohem me procedurë të shkurtuar në pajtim me nenin 170 të Rregullores, me arsyetimin se nuk bëhet fjalë për ligj të ndërlikuar dhe voluminoz, edhe ky nen i Rregullores nënkupton edhe nevojën e flamurit evropian, gjegjësisht në pajtim me aktet e BE-së.
“Vërtetmatësi” shqyrtoi raportin e diskutimit të partë të komisionit, prej leximit të parët të këtij ligjie dhe tentoi që të gjejë argumente për të cilët flet Mickoski në deklaratë, dhe që janë në lidhje me GREKO-n. Në këtë raport shihet se një prej argumenteve kryesore në të cilët thirret opozita është se në propozim-ligji nuk është bërë përkufizim i termit “pronë e luajtshme me vlerë më të madhe”.
Por, edhe nëse lexohet vetëm teksti i ligjit, shihet se në nenin 82 është kryer një definim i tillë. Në paragrafin 2 thuhet se këtë duhet ta paraqes personi i zgjedhur ose i emëruar.
…pasuria e lëvizshme që kalon shumën e njëzet pagave mesatare neto në periudhën tremujore paraprake, letrat me vlerë, kërkesat dhe borxhet, si dhe ndonjë pronë tjetër nën pronësinë e tij, ose pronat e anëtarëve të familjes së tij, duke arsyetuar në pasurinë e paraqitur.
Me këtë, de fakto, është definuar vlera e pronës së luajtshme gjë që vlerësohet si e rëndësishme, dhe me të edhe i nënshtrohet paraqitjes.
Propozimi i vetëm i GREKO-s, që vlerësohet edhe si i parealizuar, për të cilin flet opozita në raportin e diskutimit të komisionit, është se GREKO ka propozuat që Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit të përbëhet prej katër anëtarëve dhe kryetarit, përderisa propozim-ligji aktual parasheh zgjedhjet të gjashtë anëtarëve dhe kryetarit. Kjo vërejtje nuk është demantuar nga Qeveria, por gjatë daljeve publike është sqaruar nevoja që në përbërje të komisionit të ardhshëm shtetëror për ndalin e korrupsionit të mundësohet përmes më tepër anëtarëve të realizohet edhe parimi i përfaqësimit të barabartë të komuniteteve.
Gjithçka tjetër prej vërejtjeve të përmendura për propozimin e ligjin konkret nuk kanë të bëjnë me GREKO-n dhe kanë të bëjnë me momente të tjera të cilat janë aspekt i veçantë i kompetencave që do t’i ketë në të ardhmen KSHNK, sepse për këtë LSDM tashmë reagoi me komunikatën:
Një prej kërkesave të VMRO-DPMNE-së është që KSHNL të mos ketë qasje të drejtpërdrejtë në llogaritë e funksionarëve, por kjo të bëhet përmes DHP-së. Ky propozim i VMRO-DPMNE-së ulë pavarësinë e KSHNK-së, për atë se Drejtoria e të Hyrave Publike si institucion është pjesë e qeverisë ekzekutive.
Po ashtu, VMRO-DPMNE kërkon që KSHNK të mos kryejë kontroll mbi financimin e partive politike, gjë që është tërësisht jologjike dhe më së miri tregon qëllimet e kësaj partie…Financimi i partive politike duhet të jetë në kontroll të plotë të KSHNK-së që të mos ketë dyshime – thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.
Megjithatë, edhe pse nuk është prekur ky raport i Komisionit, aq më pak, nuk është përmendur në diskutimin e komisionit nga ana e opozitës, me kujdes të veçantë gjatë leximit të dokumenteve mund të shihet se një prej propozimeve të GREKO-s prej rrethit të katërt të evaluimit, nuk është implementuar në thelb.
GREKO propozoi që të sigurohen (1) ligjet relevante të parashohin sanksione për të gjithë shkeljet që të cilat i shkruajnë dhe (2) të ndërmerren aktivitetet konkrete për ekzekutimin e të gjithë rasteve të shkeljes së rregullave nga ana e anëtarëve të Kuvendit.
Në raportin e tyre të korrikut 2018 faqe 7, GREKO, përfundon se ky propozim nuk është implementuar. Në arsyetim, mes tjerash, thuhet (faqe 7, pika 29):
GREKO kujton se Raporti për evaluim, po ashtu, vërejti se sanksionet e caktuara nuk janë mjaftueshëm bindëse ose se ato sanksione që vendosen në praktik, ndonjëherë janë shumë më të ulëta nga ajo që ligji thotë. Asnjë aksion nuk është ndërmarr që të zgjidhet ky problem.
Qeveria në pjesë hyrëse të propozim-ligjit që është në Kuvend, tregon se ky propozim-ligj mes tjerash do të miratohet edhe për shkak të vërejtjeve të GREKO-s prej rrethit të Katërt të evaluimit. Por, edhe pse në dispozitat e shkeljes së ligjit me saktësi parashihen shumë dënime për shkelje të kryera në bazë të neneve të ligjit, askund nuk ka dënim më të lartë se 2.000, gjegjësisht 1.000 euro.
Më saktë, në versionin e parët të ligjit të shqyrtuar në nëntor të vitit 2018, qëndron gjoba prej 2.000 eurove për institucionin financiar i cili KSHNK-së nuk do t’ia dorëzojë të dhënat e kërkuara në afat prej 15 ditësh, ndërsa në versionin e fundit të korrigjuar prej 26.12.2018, ku propozohet për miratimin me procedurë të shpejtë, ai dënim është ulur në 1.000 euro.
Dënimet e tjera janë dukshëm më të ulëta, dhe në veçanti të vret sytë dënimi prej 200 deri në 500 euro në versionin e fundit të korrigjuar të ligjit në nenin 109, që është paraparë nëse nuk plotësohet listat anketuese gjatë marrjes së detyrës dhe 30 ditë pas largimit prej detyrës. Këto dënime, gjithsesi, se nuk hyjnë në ato “dekurajuese”, siç propozojnë nga GREKO, të cilët shqyrtuan listat anketuese të paplotësuara të pesë deputetëve, sanksionet dhe azhurnimet nga ana e KSHNK-së së vjetër në lidhje me këtë rast.
Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, vlerësojmë se deklarata e Hristijan Mickoski për arsyetimet përse nuk do të votojnë propozim-ligjin për parandalim të korrupsionit është gjysmë e vërtetë. Më saktë, në vërejtjet e tyre ka vetëm një arsye formale për numrin e anëtarëve të komisionit, ne gjetëm edhe një vërejtje të mundshme gjatë leximit me kujdes të raportit të GREKO-s dhe komisionit të diskutimit, por de fakto, vërejtjet e VMRO-DPMNE nuk janë rreth implementimit të propozimeve të GREKO-s, por rreth kompetencave të cilat i ka Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit me këtë ligj të propozuar.
BURIME:
- 1ТВ – Изјава на Христијан Мицкоски/youtube канал – [Проверено на 09.01.2019]
- Собрание на РМ – Материјали – Извештај и Предлог на Закон – [Проверено на 09.01.2019]
- Собрание на РМ – Материјали – Предлог на закон по итна постапка – [Проверено на 09.01.2019]
- СДСМ – Соопштение: Криминалната ВМРО-ДПМНЕ го кочи… – [Проверено на 09.01.2019]
- Совет на Еропа – ГРЕКО: Втор извештај за Четврт круг на евалуација на РМ – [Проверено на 09.01.2019]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari