Propagandë: Argumentet e njëanshme nuk informojnë, por bindin!

ALFA-TV-crop-resize

 

[Recension: Zaevi dëshiron ta shkatërrojë sistemin. Gruevski përgjigjet me projekte për qytetarët]

 

Ky është një shembull klasik i propagandës politike në një tekst, që ka për qëllim ta bindë opinionin se opozita dëshiron t’i bëjë dëm shtetit, e dhe me këtë edhe të mirës së përgjithshme të popullit, ndërsa qeveria, e personifikuar në figurën e Nikolla Gruevskit është paraqitur si Zot, te cili populli e sheh shpërtimin e vetëm nga opozita e keqe.

ALFA TVLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi dëshiron ta shkatërrojë sistemin. Gruevski përgjigjet me projekte për qytetarët

Data dhe koha e publikimit: 23.03.2015

Data e recensionit: 26.03.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Zaevi hedh me “bomba” të cilat janë të dëmshme për shtetin, VMRO-DPMNE-ja përgjigjet me masa pozitive. Zvogëlimi i papunësisë, përmirësimi i standardit të qytetarëve, projekte për jetë më të mirë. Për shkak të kësaj Gruevski dhe ekipi i tij e fitojnë besimin në zgjedhje, janë decidë ekpertët.

Аutori i tekstit bën përpjekje për manipulim me informatat, duke bërë komente dhe duke i prezantuar ato si “fakte”. Me këtë lehtësohet veprimi i bindjes së publikut i cili ka mungesë të informimit profesional.

Në fakt, nga i gjithë teksti qartë shihet se bëhet fjalë për propagandë politike, e cila sipas definicionit është “formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojë mbi qëndrimin e komunitetit për ndonjë çështje, duke i prezantuar me këtë rast vetëm argumentet e njërës palë.” Thënë thjesht, propaganda nuk informon, por ajo bind!

Kështu, autori dëshiron ta bind opinionin se lideri i opozitës, Zoran Zaev  “hedh bomba që janë të dëmshme për shtetin, ndërsa Gruevski përgjigjet me masa pozitive”. Me këtë rast, nga “bombat” e Zaevit nuk është transmetuar asnjë fjalë, gjegjësisht nuk është treguar se çka përmbajnë ato, ndërsa masat për zvogëlimin e papunësisë të cilat i paralajmëroi kryeministri në Manastir, janë numëruar të gjitha dhe ka analizë nga një ekspert, i cili i vlerëson ato, gjithsesi, pozitivisht.

Dhe përderisa Zaevi dhe partia e tij merren me skenare të zeza dhe nuk kanë ofertë konkrete për jetë më të mirë për qytetarët, ata do të jenë në opozitë, thonë njohësit e rrethanave.

Në fund, autori përsëri e potencon qëndrimin e tij komentues, pa asnjë fakt dhe dëshmi, dhe pa asnjë deklaratë nga “njohësit e rrethanave”.

Propaganda politike shpeshherë është e pranishme në mediat e Maqedonisë, dhe kjo, gjithsesi nuk i mundëson lexuesit që të informohet në mënyrë reale, që është edhe qëllimi i gazetarisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari