Prokuroria duhet t’i sqarojë opinionit lëshimet rreth ikjes së Gruevskit

Nikolla Gruevski. Foto: screenshot

 

Prokuroria Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion dha komunikatën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

Deri në këtë moment prokurori përkatës nuk ka vërtetuar ekzistimin e përgjegjësisë penale të personave zyrtar të cilët kanë ndihmuar ose kanë marr pjesë në organizimin dhe realizimin e ikjes së të gjykuarit Nikolla Gruevski. Deri më tani faktet e mbledhura çojnë në përfundim se ka pasur lëshime të caktuar gjatë veprimit të disa institucioneve, të cilat nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk janë nën kompetencë të Prokurorisë Publike.

[Burimi: Prokuroria Publike e RM – data: 06.02.2019]

 

ARSYETIM: 

Komunikatën të cilën e tha Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në të cilën, për përkrah përshkrimit më të detajuar rreth hetimit dhe ikjes së Nikolla Gruevskit, jepet edhe përfundimit, në të cilin thuhet se “deri në këtë moment…nuk është vërtetuar se ekziston përgjegjësi penale të personave zyrtare…”, e konsiderojmë si jokonsekuente për shkak të dy momenteve.

Së pari, nëse PTHP ka vërtetuar se “ka pasur lëshime në veprimtarinë e institucioneve përkatëse që nuk përbëjnë vepër penale”, atëherë në pajtim me transparencën në punën të këtyre institucioneve dhe të Qeverisë në tërësi, do të duhet të njoftojë opinionin me këto mungesa dhe lëshime.

Për arsye se, fillimisht, nëse PTHP nuk sheh, ndoshta dikush tjetër (profesionalët, jurist, ish prokurorë, avokatë, dhe nëse dikush nga PTHP, etj.), do të shohin atë që PTHP nuk ka parë, dhe do të thotë se në lëshimet e institucioneve, përsëri ka vepër penale të kryer për mosbindje. Edhe sikur të mos ketë, opinioni dëshiron të dijë se kush është përgjegjës, edhe sikur të ketë lëshim më të vogël për çdo kënd që mund të përgjigjet për kundërvajtje ose masa disiplinore.

Këtu do të rikujtojmë Nenin 353 paragrafi 1 nga KP :

 Personi zyrtar i cili me përdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, me tejkalimin e kufijve të autorizimit ose e me mos kryerje të detyrës së tij zyrtare do të veprojë për interesin e tij apo dikujt tjetër fo t’i shkaktoj dëm, do të dënohet me burg prej gjashtë muaj deri në tre vjet. 

Por, mund të rikujtojmë edhe Nenin 353-v, paragrafi 1 të KP:

(1) Personi zyrtar ose përgjegjës në ndonjë ndërmarrje publik ose institucion publik i cili me shkelje të rregullave ligjore për përplasje të interesave ose për veprime të përgjegjshme gjatë kryerjes së autorizimit diskrecionar, me mungesën e mbikëqyrjes ose në ndonjë mënyrë tjetër të pamatur në kryerjen e autorizimeve të veta dhe detyrimeve me çka do të realizojë për vete ose për ndonjë tjetër interes personal ose do të dëmtojë dikë tjetër, do të dënohet me burg prej tre muaj deri në tre vjet. 

Neni i parë 353 thotë se “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare ose autorizimit”, përderisa të dytin të cilin e citojmë thotë “Veprim i papërgjegjshëm në punë”. 

Në të dy nenet nëse lexohen me kujdes, është shumë e qartë se mund të jetë i akuzuari ai “me mos kryerjen e detyrës zyrtare” ose “me mos respektimin e detyrës…”ose “në ndonjë mënyrë vepron në mënyrë të papërgjegjshme”, i ka shërbyer ose ka kryer shërbime për ndonjë tjetër.

Pikërisht për këtë është është shumë e rëndësishme nga aspekti i transparencës, respektit ndaj opinionit, PTHP t’i komunikojë ato lëshime te institucionet të cilat i kanë verifikuar, dhe opinioni përsëri duhet të debatojë rreth gjërave.

Pas ikjes së Gruevskit u hapën më së paku tre dilema serioze rreth të cilave nuk ka përgjigje finale.

Njëra është se personat zyrtare pranë MPB-së për siguri nuk ka kryer ose nuk panë pasur vlerësimin se personi është i rrezikut të lartë dhe mund të ik. Shërbimi për Siguri dhe Kundërzbulim nuk ka pasur një vlerësim të tillë, përderisa Zyra për Siguri Publike, Sektori për Siguri, siç edhe kemi shkruar në “Vërtetmatës”, kanë aplikuar “siguri sipas nevojës”, diçka që nuk ekziston në rregulloret e MPB.

Dilema e dytë serioze ka qenë nëse Gjykata mund të punojë edhe përmes fundjavave dhe menjëherë të alarmojë institucionet tjera se nuk mund të gjejë personin. Dhe dilema e tretë serioze është se PSP nuk ka reaguar siç duhet, në kuptimin të kërkojë siguri deri në fund të procedurës, gjegjësisht vendimin e Apelit, mbikëqyrje të përforcuar mbi Gruevskin.

Pas komunikatës së PTHP-së, tani kemi edhe dilemën se përse Drejtoria për Kundërzbulim Financiar nuk ka alarmuar askënd edhe nëse nxjerrja e një shume aq e madhe e parave për një ditë – 130 mijë euro nga më shumë llogari, është ose nuk është tregues për të dyshuar.

 Për shkak të asaj që u tha më lartë, vlerësojmë se pasazhi i fundit në komunikatën e PTHP-së për organizimin e krimit dhe korrupsionit është jokonsekuent, edhe me përdorimin e termit “deri në këtë moment”. 

BURIME

Vlerësoi: Teo Bllazhevski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.