Profesionistët përgjigjen: A do të mund ta zgjedhim dozën e tretë të vaksinës apo duhet ta marrim nga e njëjta si dy dozat e para?

Dje në mbrëmje, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po studionte të dhënat përpara se të vendoste nëse do të pajtohej me vendimin e Agjencionit amerikan të ushqimit dhe barnave (FDA) që miratoi dozën buster të mërkurën, vaksinë e ndryshme nga vaksina origjinale, shkruan Panacea.

“Ne po shohim rezultate premtuese në studime që konfirmojnë se kjo qasje me kombinime të caktuara vaksinash shkakton një përgjigje imune më të fortë, sesa kur e njëjta vaksinë përdoret për dozë shtesë”, tha në një konferencë shtypi Marco Cavaleri, drejtori i strategjisë së vaksinave në EMA.

Në Maqedoni është miratuar dhe ka filluar vaksinimi i popullatës me një dozë të tretë të vaksinës Pfizer, për të forcuar imunitetin e të vaksinuarve, i cili duket se do të ulet pas disa muajsh.

Një studim i botuar në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar zbuloi se njerëzit që morën vaksinën Johnson & Johnson, e cila, si AstraZeneka, përdor teknologjinë klasike të vektorit viral, mbrohen më mirë nga doza buster e vaksinave të mRNA, të tilla si Pfizer ose Moderna.

“Duket se vaksinat mRNA si dozë buster funksionojnë shumë më mirë në stimulimin e sistemit imunitar dhe mund të shkaktojnë një përgjigje vërtet të fortë imune”, theksoi Cavalieri. Një studim i publikuar dje nga Pfizer thotë se një dozë e tretë e vaksinës së tyre është 95.6 për qind efektive kundër formave simptomatike të sëmundjes.

Kombinimi i vaksinave i miratuar nga FDA në Amerikë quhet ‘mix and match’. Doza buster është një dozë vaksine që jepet për një periudhë më të gjatë kohore se seria e vaksinimit primar për të zgjatur kohëzgjatjen e mbrojtjes së fituar nga vaksinimi primar.

FDA ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer si një vaksinë ndihmëse dhe duhet të jepet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.