Prof. Danillovski: Proteina spike që krijon vaksina nuk është e njëjtë si proteina spike e koronavirusit

Проф.д-р Д. Даниловски. Фото: скриншот

Duke përdorur prezantimin e vetëm një imunologu, duke mos marrë parasysh faktorë të tjerë krejtësisht të ndryshëm të prezantuar nga një numër i madh i profesorëve dhe mjekëve të tjerë, është publikuar një informacion që de facto është dezinformatë dhe një e pavërtetë. Për „Vërtetmatësin” dhe për nevojat e këtij recenzioni këtë na e konfirmoi vetë profesori Dr. Dragan Danillovski

Po recenzojmë një postim në Facebook që përcjell një video ku një profesor nga Kanadaja, Dr. Byram Bridle, thotë se kur njerëzit vaksinohen me vaksinën mARN, atëherë në trupin e tyre krijohet proteina spike e virusit korona, e cila mbetet në organizëm për disa ditë dhe shkakton dëme.

Në një postimin në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar:

Dr. Byram Bridle, profesore e virusologjisë/imunologe: Proteina spike në „vaksinat” kundër kovidit është një HELM SHUMË I RREZIKSHËM.

Kjo video 7 minutëshe mund të shpëtojë jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj dhe jetën e nipërve tuaj.

Në video, imunologia pretendon se proteina spike që krijohet pas vaksinimit është një helm, një toksinë, që depërton në qarkullimin e gjakut të vaksinuarve dhe më pas krijon mpiksje dhe gjakderdhje. Verifikimi i këtij pretendimi tregoi se bëhet fjalë për një dezinformatë.

Në prezantimin e plotë në këtë video thuhet:

Shkenca për të cilën do ju flas dhe gjithçka që them mbështetet me botime shkencore të recenzuara. Koronavirusi në sipërfaqen e tij ka një proteinë spike. Kjo proteinë spike i mundëson atij që të infektojë trupin tuaj. Prandaj, kjo proteinë spike përdoret edhe në vaksina. Gjegjësisht, funksioni i kësaj proteine është që t’i detyrojë qelizat në trupin tonë ta prodhojnë atë proteinë spike. Nëse mund të sigurojmë një përgjigje imunologjike kundër kësaj proteine, atëherë mund ta parandalojmë virusin që të infektojë trupin. Kjo është teoria që mbështet vaksinën.

Proteina spike është i vetmi përgjegjës për dëmtimin e sistemit kardiovaskular, nëse depërton në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe në gjak. Kur proteina spike injektohet për testim tek kafshët në laborator, ato pësojnë komplikime dhe probleme dhe ajo proteinë mund të depërtojë në tru dhe ta dëmtojë atë. Në shikim të parë kjo nuk duhet të paraqesë ndonjë problem, sepse ne e injektojmë vaksinën në muskulin e shpatullës. Deri më tani supozohej se këto vaksina veprojnë si çdo vaksinë tjetër tradicionale. Ata nuk shkojnë askund dhe qëndrojnë në shpatull, ndërsa një pjesë e proteinave përfundojnë në nyjet limfatike për të aktivizuar sistemin imunitar. Këtu ndodh diçka e frikshme. Me kërkesë të Agjencisë Rregullatore Japoneze, ne fituam qasje në një studim për  biodistribucionin. Për herë të parë, shkencëtarët panë se ku shkojnë vaksinat mARN pas vaksinimit. A është i sigurt supozimi se vaksina mbetet në muskulin e shpatullës? Përgjigja e shkurtër është – jo. Proteina spike qarkullon në gjakun e individëve disa ditë pas vaksinimit, kur arrin në qarkullim akumulohet në më shumë inde si shpretkë, palcë kockore, mëlçi, dhe në përqendrime të larta akumulohet në vezore. Në një publikim, të sapo pranuar për botim, thuhet se tek 13 punonjës shëndetësorë të rinj të vaksinuar me Moderna, proteina spike u gjet në gjak dhe sistemin e tyre të qarkullim të gjakut.

Për një kohë të gjatë e kemi ditur që proteina spike është një toksinë e dëmshme dhe mund të shkaktojë dëme nëse depërton në qarkullimin e gjakut. Tani kemi prova se vaksinat që e bëjnë trupin tonë të prodhojë proteina spike, gjegjësisht vaksina dhe proteina më pas depërtojnë në sistemin e  qarkullimit të gjakut. Kjo proteinë spike lidhet më pas me qelizat dhe mund të shkaktojë mpiksje gjaku ose gjakderdhje”, thotë Bridle në prezantimin e saj.

 

Prof. Danillovski: Proteina spike e vaksinës vetëm ngjason si ajo e virusit

Sidoqoftë, kjo është një dezinformatë. Profesori në Fakultetin e mjekësisë, Dr. Dragan Danillovski, për „Vërtetmatësin” shpjegoi se proteina nëpërmjet vaksinës nuk futet aspak në një entitet material, pra proteina spike në organizëm.

Urdhri për prodhimin e tij në formën e mARN-së vjen vetëm në citoplazmë, gjegjësisht në ribozom, dhe jo në bërthamën e qelizave tona. Dhe ajo proteinë spike që do të prodhohet nga qeliza (ribozomi, që ndryshe njihet edhe si fabrika e proteinave), nuk është aspak e njëjtë me atë të virusit. Ajo nuk i ka vetitë e proteinës spike origjinale. Vetëm „ngjason” si origjinali dhe ka vetëm veti antigjene – të shkaktojë një përgjigje imunologjike. Edhe sikur të ishte plotësisht identike me proteinën spike origjinale (por që nuk është), kjo që prodhohet nga vaksina është me një përqendrim për 100.000 herë më të ulët se ajo që e prodhon vetë virusi, e nevojshme për të shkaktuar dëm, shpjegon profesor Danillovski. 

Ekspertë të tjerë gjithashtu e demantojnë profesoreshën kanadeze 

Edhe në mbarë botën, një numër i madh i ekspertëve mjekësorë e kanë përshkruar ndryshimin midis proteinës ​​spike të koronavirusit dhe një proteine ​​të prodhuar në trup pas vaksinimit. Ato  shpjegojnë se pse proteina spike pas vaksinimit nuk mund të shkaktojë dëm.

Dr. David Gorski, për shembull, shpjegon në detaje se vaksina kundër Covid-19 mund të mbrojë jo vetëm nga infeksioni me Sars Cov 2, por edhe nga dëmtimet që mund të shkaktojë proteina spike!

mARN ose adenovirusi nga vaksina nuk shpërndahet gjerësisht sepse injektimi bëhet në muskulin e shpatullës. Ka shumë gjasa që proteina spike të mos të jetë në përqendrime madje as  të përafërta me ato të krijuara në modelet eksperimentale. Proteina spike nga vaksina nuk bashkohet me virusit, por ekziston si një molekulë e pavarur. Përveç kësaj, duke e ditur faktin se mARN i modifikuar i vaksinës nuk qëndron në trup për shumë kohë dhe nuk gjeneron proteina spike për një kohë të gjatë, shkruan Gorski.

Sipas tij, anti-vakserët pretendojnë se vaksinat janë të rrezikshme për ata që i marrin ato, duke marrë fragmente nga kërkimet shkencore dhe duke i modifikuar ose duke i interpretuar ato në mënyrën e gabuar.

E rëndësishme është se ku targeton virusi. Vendndodhja është shumë e rëndësishme. Infeksioni kryesor fillon në mushkëri ku ndodhet përqendrimi më i lartë i virusit dhe për këtë arsye proteina spike atje pritet të jetë më e pranishme në rastet e kurbëhet fjalë për një infeksion të vërtetë. Në rastin e vaksinës, vendndodhja është në muskujt e shpatullave dhe çdo proteinë spike që do të ,,dilte” nga ky vend do të shpërbëhej shpejt në qarkullimin e gjakut në sasi shumë të vogla. Vetëm në Shtetet e Bashkuara janë shpërndarë 250 milionë Vaksina të Modernas dhe nëse do të kishte qenë e rrezikshme, deri më tani do të kishte paraëajmërime për sigurinë e saj. Nëse proteinat spike në qarkullimin e gjakut në një përqendrim prej dhjetëra pikogramësh për mililitër do të ishin toksike, pas kaq shumë dozash të pranuarado të kishte ndonjë paralajnërim për sigurinë e tyre, shton ai.

 

Dr. Edward Nuremberg demonstron se sasia e proteinave spike që e prodhojnë qelizat tuaja pas vaksinimit është 100.000 herë më e vogël se niveli i proteinave spike në virus që shkakton dëm. Gjithashtu, kjo proteinë spike, e krijuar nga qelizat tuaja, nuk është e njëjtë me proteinën spike të virusit!

Me të pajtohet edhe Dr. Uri Manor , i cili e konfirmon sigurinë e vaksinave mARN. Dhe qeveria Kanadeze shpjegon se vaksinat mARN nuk janë të rrezikshme dhe se proteinat spike të krijuara pas vaksinimit ofrojnë dyfishin e nivelit të mbrojtjes.

***

Prandaj, pasi jemi konsultuar me shumë ekspertë në fushën e mjekësisë, pretendimin e bërë në postin që po recenzojmë, sipas të cilit pas vaksinimit krijohet një proteinë e rrezikshme spike që krijon gjakderdhje dhe mpiksje të gjakut, e vlerësojmë si të pavërtetë. Së pari, sepse ajo proteinë spike nuk është e njëjtë me atë të koronavirusit. Dhe së dyti, sepse ajo proteinë spike është në sasi kaq të parëndësishme sa që nuk mund të shkaktojë dëm, por qëofron mbrojtje dy herë më të madhe.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari