Proces i rëndësishëm dhe kompleks historik me qasje propaganduese

03262015-Denesen-YU-bomardi-crop-resize

 

[Recension: Ja se si NATO-ja e bombardonte Serbinë dhe vriste fëmijë! (FOTO + VIDЕО)]

 

Datat prapa të cilave qëndron ndonjë ngjarje e caktuar me rëndësi të veçantë për historinë, janë arsye e mirë për remineshencë gazetareske. Distanca kohore mundëson një qasje të racionale, me kokë të ftohtë, pa shumë emocione, edhe pse nuk është e thënë që ato të përjashtohen krejtësisht, ndërsa distanca profesionale dhe paanshmëria autorit i jep komoditet të shkruajë një tekst gjithëpërfshirës gazetaresk. Nëse arrin të zbulojë ndonjë nuancë të re në të, aq më mirë.

03262015-Denesen-YU-bomardiLinku deri te artikulli origjinal: Ja se si NATO-ja e bombardonte Serbinë dhe vriste fëmijë! (FOTO + VIDЕО)

Data dhe koha e publikimit: 24.03.2015, 14:16

Data e recensionit: 26.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Për fat të keq, sa i përket tekstit që e recensojmë, i cili është shkruar me rastin e ditës kur para 16 vitesh filloi operacioni i NATO-s në atë që mbeti nga ish-Jugosllavia (Serbia dhe Mali i Zi), me emrin e kodit “Forca aleate”, është lëshuar mundësia që të bëhet një retrospektivë më gjithëpërfshirëse e atyre ngjarjeve. Madej as emrin e kodi nuk e ka ditur autori i këtij, përndryshe, “teksti” të panënshkruar.

Në vend të kësaj, ofrohet një improvizim, pa asnjë përmbajtje thelbësore, krejtësisht joproporcionale me atë ngjarje, me atë moment historik, i cili në masë të madhe ndikoi në proceset shoqërore-politike në rajon, veçanërisht në vendet që dolën nga ish-RSFJ-ja.

Me të vërtetë, ai intervenim kishte shumë aspekte dhe rrethana, akoma të pazbardhura deri në fund, mirëpo është shumë joprofesionale që të futeni në “shënimin” e një procesi aq të rëndësishëm dhe kompleks historik dhe atë të konstatoni me një-dy fjali të njëanshme.

Madje edhe fokusimi te viktimat civile, i shprehur me dy fjali, është ofendues për tragjedinë që ka ndodhur, e të cilën e shkaktoi një regjim diktatorial, i cili krejtësisht e humbi kontaktin me realitetin dhe me këtë shkaktoi reagim të bashkësisë ndërkombëtare.

Them se kjo ngjarje nuk është aq e thjeshtë, e aq më pak njëdimensionale. Mu për këtë ajo meriton një qasje shumë më serioze.

Gjithsesi jo një qasje propaganduese, me po aq video-material propagandues.

Në një kornizë të tillë, titulli i këtij teksti “bërtet” për kot.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari