Pretendohet në mënyrë të rreme që Klaus Schwab po flet për vaksinat në një video të vitit 2015

Фото: Принтскрин

Klaus Schwab në video-intervistë askund nuk i përmend vaksinat kundër Covid-it, as që janë modifikim gjenetik, por në përkthimin serb është shtuar në mënyrë arbitrare nga ai që ka bërë titrimin, pra është një trillim i plotë. Siç shkruajnë kontrolluesit e fakteve në Full Fact, video është e vitit 2015, ku intervistohet Klaus Schwab,themeluesi i Forumit Ekonomik Boteror dhe ne te nuk permend vaksinat, ato jane shtuar ne perkthimin e videos ne postimin qe po rishikojmë.

 

Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook që ndan video materiale nga një intervistë me Klaus Schwab nga Forumi Ekonomik Botëror. Në postim thuhet:

Klaus Schwab për vaksinat. Hidhini një sy.

Në videon ku Schwab jep një intervistë, janë shtuar slogane të caktuara – “do të ndryshojmë ADN-në e njerëzve” dhe “revolucioni i katërt industrial”.

Në vetë videon, e cila ka përkthim serbisht, ka një shtesë në përkthim që e bën të gjithë materialin të nxjerrë jashtë kontekstit. Gjegjësisht, në një pjesë të videos në kllapa shtohet se “Schwab po flet për vaksinat kundër Covid”, e cila jo vetëm që është e pavërtetë, por as që mund të jetë e vërtetë, duke pasur parasysh se intervista është e vitit 2015 kur nuk kishte as pandemi dhe as vaksinë. Vetë Schwab nuk përmend një vaksinë kundër Covid në video. Ai thotë në videon një minutëshe:

Dallimi në këtë revolucion të katërt industrial është se ai nuk ndryshon atë që bëni, por ju ndryshon juve. Nëse ju merrni modifikimin gjenetik, për shembull, ju ndryshoni. Dhe kjo ka një ndikim të madh në identitetin tuaj.

Më pas prezantuesja shton:

Dhe sigurisht që duhet të jeni të vetëdijshëm për disa mundësi kur filloni me atë modifikim gjenetik, disa njerëz shqetësohen se ai ndryshon kuptimin e të qenit njeri.

Schwab përgjigjet:

Po, ky është një problem, sigurisht. Revolucioni i ri industrial na ofron shumë mundësi, por gjithashtu hap implikime etike dhe ligjore. Ne duhet të jemi gati për këtë dhe duam ta bëjmë këtë në Davos vitin e ardhshëm.

Siç shihet nga video, Klaus Schwab askund nuk i përmend vaksinat kundër Covid-it dhe as që janë modifikim gjenetik, por në përkthimin serb është shtuar në mënyrë arbitrare nga tituesi, pra është një trillim i plotë. Sipas verifikuesve të fakteve në Full Fact, video është e vitit 2015, ku intervistohet Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror.

Në video ai nuk i përmend vaksinat dhe në video përkthimin e postimit që po shqyrtojmë janë shtuar.

Sidoqoftë, siç ka shkruar tashmë Vërtetmatësi në disa raste, vaksinat kundër Covid 19 nuk janë terapi gjenetike, ato nuk ndryshojnë ADN-në e njerëzve. Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shpjegon në faqen e saj zyrtare se vaksinat kundër Covid nuk ndryshojnë ADN-në e një personi. Ndryshe, termi revolucioni i katërt industrial i referohet ndryshimeve që do të pushtojnë botën sipas Klaus Schwab dhe që i referohen automatizimit, robotizimit, inteligjencës artificiale, veturave vetëdrejtuese, pra ndryshimit që do të zhvillojë bota në të ardhmen. Ai gjithashtu ka botuar një libër me të njëjtin emër për këtë temë.

Revolucioni i katërt industrial karakterizohet nga një sërë teknologjish të reja që bashkojnë botën fizike, digjitale dhe biologjike, duke pasur kështu një ndikim në të gjitha disiplinat, si ekonomike ashtu edhe industriale dhe madje duke sfiduar idetë se çfarë do të thotë të jesh njeri, shkruan faqja e Forumit Ekonomik Botëror.

Për të gjitha faktet e mësipërme ne e vlerësojmë postimin që po rishikojmë si të pavërtetë, ku pretendohet se Schwab po flet për vaksinat, kur ai nuk mund ta bënte fare këtë, sepse intervista e cituar është e vitit 2015 kur nuk kishte as pandemi dhe as vaksina kundër Covid. Vaksinat nuk ndryshojnë ADN-në e njeriut dhe nuk janë terapi gjenetike. Revolucioni i katërt industrial i referohet ndryshimeve të shkaktuara nga inteligjenca artificiale në të gjitha sferat e ekzistencës njerëzore.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.