Pretendime senzacionale për “Reket” në “Blic-in” serb – a do të jenë pjesë edhe e mediumeve maqedonase?
Gazeta ditore serbe “Blic” me 24 janar të vitit 2020 në portalin e saj publikoi shkrim për gjykimin aktual të Bojan Jovanovski (Boki 13) për skandalin “Reket”, titulli i të cilit është “BOKI 12 I LODHUR DHE I ENJËTUR – Aktori kryesor i AFERËS REKET është deformuar, pretendon se është i sëmur dhe se 55 herë ka shkuar në spital, refuzon hetim të mëtejshëm” (BOKI 13 IZNUREN I PODBUO Glavni akter AFERE REKET se izdeformisao, tvrdi da je bolestan i da je 55 puta išao u bolnicu, odbija dalja ispitivanja).
Edhe përkrah titullit senzacioanl, shkrimi në thelb flet për gjendjen shëndetësore të Boki 13 dhe për vështirësinë e marrjes së shërbimeve shëndetësore për të cilat thotë se janë rezultat i arrestimit prej shumë muajsh, prej 15 korrikut të vitit të kaluar.
Shkrimi nuk do të merrte vëmendje, nëse në fund nuk do të vendoseshin dy pasazhe, të cilat përmbajnë deklaratën e një burimi anonim për gazetën, ku thuhet:
Boki 13 tashmë disa muaj ka televizionin 1TV, ndërsa punësoi djalin e një nëpunësi në ministrinë e Drejtësisë përmes të cilit ai dhe disa bashkëpunëtor erdhën deri te një numër i madh i audio-incizimeve nga bisedat e fshehta të biznesmenëve, pronarëve të bankave dhe personave të njohur në Maqedoni.
Ndërsa në pasazhin e fundit thuhet se “Boki ka shfrytëzuar incizimet që të kushtëzojë persona me ndikim prej të cilëve ka kërkuar qindra mijëra euro për të mos u publikuar videot në YouTube. Disa e kanë paguar, por ka edhe audio incizime të publikuar në YouTube, sepse kanë refuzuar që t’i japin para.”
Këto janë pretendime frapante, të cilat përmbajnë akuza serioze ndaj Boki 13. Dhe si të tilla edhe fakte serioze. Kuptohet, asnjë fakt në këtë drejtim nuk ka.
1TV NUK PUNON ME MUAJ
Siç është radha kur bëhet fjalë për dezinformata edhe në këtë deklaratë anonime ka disa të vërteta, dhe kanë për qëllim që të manipulojnë lexuesit. Opinioni e ka të qartë se Boki 13 ka qenë drejtor i 1TV deri në arrestim, por atë televizion me muaj askush nuk e ka pasur dhe në të askush nuk është “punësuar” sepse nuk ekziston dhe se është mbyllur. Lajmi i fundit i portalit të saj është prej pothuajse para 3 muajsh dhe sinjali i saj nuk emetohet askund.
Më tej, është e saktë se në këtë televizion është punësuar djali i ish prokurores speciale Katica Janeva, por ajo nuk është “nëpunëse në ministrinë e Drejtësisë”, sepse Prokuroria Speciale Publike dhe Ministria e Drejtësisë janë dy gjëra tërësisht të ndryshme. Kjo deklaratë anonime përkon me atë se jo çdo lexues do të bëj këtë dallim, por do të besojë pretendimin e radhës se djali i “nëpunësit nga Ministria e Drejtësisë” i ka dhënë Boki 13 “një numër të madh të incizimeve audio të bisedave sekrete të biznismenëve, pronarëve të bankave dhe personave të njohur në Maqedoni”. Se po manipulohet me këtë deklaratë anonime bëhet e qartë se Ministria e Drejtësisë nuk disponon audio incizime të bisedave të sekrete. Incizimet e bisedave telefonike të përgjuara kanë dal prej hetimeve të PSP-së ose të Prokurorisë Publike, dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Kuptohet, këtu nuk specifikohet se për çfarë incizime bëhet fjalë dhe se është bërë me qëllim që të ngatërrohen punët, të mund të mbulohet detajet dhe kujtesa e lexuesve të fokusohet në janë marr audio incizime të fshehta dhe janë përdorur për kërcënim.
EDHE HETIM TË TJERA I NGARKOHET BOKI 13
Edhe pse në këtë deklaratë anonime ka edhe informacione të tjera të njohura. Por, me qëllim janë rregulluar dhe shtrembëruar detaje që të nxisin konfuzion te lexuesit. Më saktë, edhe me publikimet e bisedave të paligjshme të përgjuara në vitin 2015, funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe persona të tjerë të akuzuar nga ana e PSP pretenduan se personat publik janë shantazhuar se nëse nuk paguajnë do të ju publikohen incizimet. Por, kjo ka ndodhur para 4 ose 5 vitesh, kur në Qeveri ishte VMRO-DPMNE dhe kjo nuk ka të bëj me Boki 13, as me skandalin “Reket”. Incizimet e politikanëve, pronarëve të bankave dhe personave të tjerë publik me të vërtetë u publikuan në YouTube, por ato nuk kishin të bëjnë me Boki 13. Kjo ka ndodhur që para themelimit të 1TV dhe para se të paraqiten e Boki 13 si drejtor të saj dhe ato incizime (ose një pjesë prej tyre) është kryer hetim në të cilin as Boki 13, as asnjëri lidhur me Prokurorinë Speciale kishte lidhje dhe asnjëri prej tyre nuk u ndërlidh me bisedat e përgjuara në YouTube. Po ashtu, është e saktë se në YouTube u paraqitën biseda të përgjuara të biznismenit Orce Kamçev prej ku “Reket” tashmë për kohë të gjatë është aktual në opinion, por ato u publikuan kur Boki 13 ishe në arrest, ashtu që ato incizime nuk mund të lidhen me to. Në këtë deklaratë anonime të gjithë detajet mbeten të paqarta me qëllim që faji të hidhet mbi Boki 13 dhe eventualisht mbi të akuzuarit e tjerët në “Reket”. Kjo përsëri bëhet për të shpërqendruar opinioni i cili di shumë se bisedat janë publikuar në YouTube, por tani u shërbehen fajtorit/fajtorëve të pretenduar.
Ajo çka duhet të dihet është se Boki 13, Katica Janeva dhe të akuzuarit e tjerë në skandalin “Reket” nuk janë të akuzuar për asgjë se çka thuhet në këtë deklaratë anonime. Akuzat e tyre në “Reket” nuk kanë të bëjnë me “audio incizime të fshehta” të askujt.
Në akuzën për “Reket” Boki 13 “u ngarkua me veprën penale “marrjen e shumës për ndikim të kundërligjshëm dhe për “larje parash dhe prurje të tjera si vepra penale”, gjegjësisht me ofertë prej 1,5 milion euro nga biznismeni Jordan Kamçev në këmbim të lirimit të tij nga burgu”. Po ashtu, asnjë prej të akuzuarve të tjerë në “Reket” nuk ngarkohet me veprën “audio incizime të fshehta”. Të tilla vepra nuk ka as edhe në akt padinë tjetër kundër Boki 13, e cila ka të bëj me aktivitet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në punën e organizatës joqeveritare Lidhja ndërkombëtare kur Boki 13 është themelues.
KU MUND TË PËRFUNDOJË KJO DEKLARATË?
Edhe në fund, ajo që në këtë raste mund të pritet, gjegjësisht ajo çka ndodh më së shpeshti kur një medium serb publikon diçka sensacionale, është se mediumet në Maqedoninë e Veriut, të cilat shpenzojnë mjaftueshëm energji për rastin “Reket” për ta lidhur atë me qeverinë aktuale, është që ta transmetojnë deklaratën anonime si “ekskluzive”, duke u thirrur në “Blic”, por përsëri duke mos dhënë fakte. Qëllimi, kuptohet, do të ishte krijimi i konfuzionit dhe dezinformata të përdoret për hedhje të drunjve dhe gurëve kundër kundërshtarëve politike për pikë politike në llogari të pronarëve të vet politikan.
Aspak nuk duhet të jetë e habitshme nëse kjo deklaratë anonime, përplotë me të pavërteta, është dhënë pikërisht për këtë qëllim – jo për të informuar opinioni serb, por që të mund të përdoret për pikë politike në Maqedoni, duke shfrytëzuar kredibilitetin e “Blic”, duke mos thënë se “Blic” ka publikuar deklaratë anonime me të pavërteta.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari