Presidenti i Tanzanisë nuk është vrarë, ai ka vdekur në spital për arsye shëndetësore

Фото: flickr.com

Nënpresidentja e Tanzanisë Samia Suluhu, shkakun e vdekjes së presidentit 61-vjeçar Xhon Magufuli, nuk e gjenë në asnjë vrasje, por tha se ai kishte probleme shëndetësore ose sëmundje të zemrës. “Wikipedia”, duke cituar një deklaratë nga nënpresidentja Suluhu, tha se presidenti kishte pasur sëmundje shoqëruese për më shumë se 10 vjet dhe gjithashtu tha se kishte pasur spekulime në të paktën dy raste që Magufuli ishte infektuar me koronavirus para se të vdiste

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin komentohet lajmi i vdekjes së presidentit të Tanzanisë Xhon Magufuli dhe pretendohet se ai është “vrarë”.

E vranë atë që ua vërtetoi testet false PCR të OBSH-së, kur ai u dërgoi shtupa nga dhia dhe papaja dhe ata zbuluan se janë pozitivë për koronavirus!, thuhet në postimin që po shqyrtojmë.

Por, a është në të vërtetë kështu?

Nënpresidentja e Tanzanisë Samija Suluhu, arsyen për vdekjen e presidentit 61-vjeçar Xhon Magufuli, nuk e gjeti në asnjë vrasje, por tha se ai kishte probleme shëndetësore, gjegjësisht sëmundje të zemrës.

Ai vdiq në një spital në Dar es Salaam pasi nuk u shfaq në publik për më shumë se dy javë, pas çka filluan të qarkullojnë zëra se shëndeti i tij po përkeqësohej. Wikipedia, duke cituar një deklaratë nga nënpresidentes Suluhu, raporton se presidenti ka pasur sëmundje shoqëruese për më shumë se 10 vjet. Wikipedia gjithashtu thotë se ka pasur spekulime në të paktën dy raste që Magufuli ishte infektuar me koronavirus para se të vdiste.

Magufuli nuk është parë në publik që nga 27 shkurti dhe në internet kanë qarkulluar zëra se ai është i sëmurë. Një gazetë keniane më 10 mars 2021 raportoi, se lideri Afrikan po trajtohej për Covid-19 në një spital në Nairobi, duke çuar në spekulime se mund të ishte presidenti Magufuli. Politikani i opozitës Tundu Lisu, duke cituar burime pa emër dhe pa prova, tha se ai kishte dëgjuar që Magufuli ishte infektuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital, shkruan në Wikipedia.

Askund në internet nuk mund të gjendet thashethem, e as informacion në media, apo ndonjë dyshim se bëhet fjalë. Përkundrazi, është konfirmuar zyrtarisht se presidenti vdiq në spital.

Presidenti i Tanzanisë është kritikuar për inkurajimin e qytetarëve të luten në kisha dhe xhami për të mposhtur “koronavirusin satanik”. Ai refuzoi të porosisë vaksina për qytetarët e tij. Në Tanzani, ekzistojnë ende spekulime se shkaku i vërtetë i vdekjes së presidentit është Covid-19, raporton “Wall Street Journal”.

Prandaj, nuk është e vërtetë që presidenti u vra, siç pretendohet në postimin që recensojmë dhe të njëjtin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.