Premtimi i juaj parazgjedhor duket i njohur: Pirtet 16 vite për ndërtimin e shkollës në fshatin Sellcë
Во Политичката програма на ДУИ (страна 286), како рок за довршување на изградбата на училиштето беше наведена 2014 година, но бидејќи немаше некоја конкретна завршница, се одреди нов рок – 2018 година.
Vazhdon bashkëpunimi me të cilin u krijua një përmbajtje interesante në radio. Në Radioemisionin e dhjetë ““Premtimi i juaj parazgjedhor duket i njohur”, të cilin “Radio Indeks” e realizon në bashkëpunim me “Vërtetmatësin”, premtimin të cilin dëgjuesit duhej të qëllonte, si dhe të tregojë nëse është realizuar apo jo, ishte premtimi për ndërtimin e shkollës në fshatin Sellcë të Tetovës, e cila edhe pas 16 viteve nuk është ndërtuar, për të cilën shkroi edhe Vërtetmatësi.
Në Programin politik të BDI-së (faqe 286), si afat për përfundim të ndërtimit të shkollës ishte viti 2014, por për shkak se nuk kishte ndonjë përfundim konkret, u caktua afati i ri – viti 2018.
Çdo ditë pune prej orës 14:30, dëgjuesit mund të qëllojnë se cili politikan ose cila parti ka dhënë një premtim të caktuar dhe se a është realizuar. Përgjigjet e sakta ndiqen me shpërblim nga radioja.
Të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike tvoetovetuvanjezvucipoznato@radioindex.mk dhe duhet të dërgojnë emrin dhe mbiemrin dhe numrin e telefonit që nga radioja të mund t’i telefonojnë dhe të inkuadrohen në emision.
Episodin e dhjetë mund ta ndiqni këtu.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari