Premtimet për ndërtim të gjashtë autostradave VMRO DPMNE i dha për të tretën herë me rradhë

Gruevski të njëjtat autostrada i premton prej viti 2011 deri në vitin 2016; Gruevski gjatë "inspektimit" të ndërtimeve në rrugën Demir Kapi-Smokvicë. Foto: pirntscreen.

 

Ndërtimi i gjashtë autostradave të përmendura në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së (2017-2020) “Realja”, partia qeverisëse e premton për herë të tretë në pesë vitet e fundit (2011-2016). Autosradat me drejtim: Demir Kapi – Smokvica, Milladinovce – Shtip, Kërçovë – Ohër, Gostivar – Ohër, Trebenisht – Strugë dhe Shkup – Bllacë, i premtoi në tre cikle zgjedhore edhe atë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 dhe tani, në zgjedhjet e vitit që lamë pas, 11 dhjetorit (2016). Këto objekte infrastrukturore janë futur në pjesën e parë Manifesti për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2015)(Autostradat, faqe 64),  tre vite më pas, në vitin 2014 në programin E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 50) dhe për herë të tretë në programin “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 56). Një hap të tillë me të cilin vërtetë janë “ricikluar” të njëjtat premtime e vlerësojmë si jokorrekt.

Ja se çfarë shkruhet në këto projekte në tre programe të VMRO DPMNE-së (prej vitit 2011, 2014 dhe vitit 2016):

  1. Demir Kapi – Smokvicë (ka fillaur në vitin 2012)

Për këtë projekt në Manifesti për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2015)(Autostradat, faqe 64) shkruhet:

Demir Kapi – Smokvicë 

Në periudhën e kaluar siguruam burimin financiar për ndërtim të Korridorit 10, korridor i rëndësishëm i transportit për Republikën e Maqedonisë. Janë nënshkruar të gjithë marrëveshjet me të gjithë institucionet evropiane për çështjet financiare në këtë projekt. Në periudhën që vinë do të ndërtojmë këtë korridor. Projekti kap vlerë të përgjithshme prej 270 milion euro dhe do të realizohet me mjetet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane Investuese dhe grante nga IPA fondet në UE. Është paraparë marrëveshje për ndërtimin të pjesës prej 28,2 km që duhet të përfundohet deri në fund të vitit 2011. Projekti parasheh ndërtimin e 6 urave me gjatësi prej 2,3 km, mes të cilëve do të ndërtojmë edhe urën më të gjatë në vend  me gjatësi prej 850 metrave, si dhe 2 tunele me gjatësi prej 2,55 kilometrash. Tunelet janë projektuar në përputhshmëri me standardet evropiane me dalje në raste urgjente, me sistem bashkëkohorë të ventilimit, ndriçimit dhe mbikëqyrjes që do të kontrollohet në një qendër të posaçme në Negotinë. Kjo qendër do të rritet në qendër kontrolli për gjithë Korridorin 10 nga Tabanovci deri në Bogorodicë. (Afati: korrik 2012 – dhjetor 2018)

 Për projektin e përmendur në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 50) thuhet: 

PROJEKT: NDËRTIM I AUTOSTRADËS DEMIR KAPI – SMOKVICA

Ndërtimi i autostradës së re prej Demir Kapisë deri në Smokvicë në gjatë prej 28,2 km paraqet projektin e parë më të madh i cili do të realizohet me mbështejeten financiare përmes mjeteve IPA të Unionit Evropian. Projekti përfshinë ndërtim të 2 tuneleve, 6 urave, 2 qarkoreve, 5 mbikalimeve, 7 nënkalimeve, qindra kalimeve dhe objekte të tjera. Me realizimin e këtij projekti Pan-Evropian, Korridori 10 do të të ngrihet në nivel të autostradës. Buxheti: 210 milion euri (AFATI PËR NDËRTIM: viti 2016)

Për projektin e njëjtë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 56) theksohet:

NDËRTIMI I AUTOSTRADËS DEMIR KAPI – SMOKVICË (PJESA E AUTOSTARDËS “ALEKSANDRI I MAQEDONISË”)

Në vitin 2012 ka filluar ndërtimi i autostradës së re Demir Kapi – Smikvicl me gjatësi prej 28,2 km si pjesë e Korridorit të 10. Projekti parasheh ndërtim të 2 tuneleve me dy drejtime, 6 urave, 2 qarkore, 5 mbikalime, 7 nënkalime dhe objekte shoqëruese. Buxheti: 217 milion euro (AFATI: maj i viti 2017)

 

  1. Autosrada Malladinovce – Shtip (filloi në vitin 2014)

Për këtë projekt në Manifesti për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2015)(Autostradat, faqe 65) shkruhet:

 Shkup (pika filluese te f. Milladinovcë)- Shtip

Projekti për ndërtim të autostradës prej Shkupit deri në Shtip me fillim prej Milladinovcës përmes Shën Nikolle deri në Shtip paraqet një zgjedhje tërësisht të re për lidhjem e pjesës lindore të vendit me kryeqytetin, përmes  autostradës me gjatësi prej 49 kilometrash. Për autostradën e re në fazën finale është përpunimi i projektit kryesor me gjerësi prej 28,4 m dhe me dy linja rrugore për një drejtim me gjerësi prej 3,75 m dhe me linjë ndalimi me gjerësi prej 2,5 m, si dhe një linjë ndarëse për drejtimet. Aksi fillon prej qarkores në Milladinovce, më pas vazhdon deri te rruga e ndërtuar Shën. Nikole – Kadrifakovo, kalon vendet jugore të banuara Erxhelija, Mustafino, dhe veriore, Peshirovë dhe Amzabegovë.Më pas, përmes vendbanimeve Vrashkovë dhe Krivi Doll, përgjatë rrugës ekzistuese për kah Shtipi. Fundi i shtresimit të autostradës përfundon në lokacionin e ri Tri Çzma, përmes së cilit sigurohet lidhja me drejtimet kah Kopani dhe Strumica. Në këtë autostradë janë paraparë shtatë qarkore edhe atë në: Milladinovcë. Sredno Konjarë, Preod, Shën Nikolle veri, Shën Nikolle juglindje, Kadrifakovë dhe Tri Çezma. Vlera e përgjithshme e projektit llogaritet rreth 250 milion euro. Përderisa procesi për koncesion të pjesëve të dhëna nuk ishte mundur pasi nuk ka oferta të mira financiare, për ndërtimin e kësaj pjese do të kërkohen mënyra alternative të financimit. (Afati: vitet 2012 – 2018)

Në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 50) thuhet:

PROJEKT: NDËRTIMI I AUTOSTRADËS MILLADINOVCË (SHKUP)-SHTIP

Në fillim të vitit 2014 filloi realizimi i autostradës prej Shkupit deri në Shtip. Shtresa prej Milladinovcës përmes Shën Nikolle deri në Shtip paraqet një zgjidhjet të re për lidhjen e pjesës lindore të shtetit me kryeqytetin. Autostrada është në gjatësi prej 47 km dhe në të do të ndërtohen shtatë qarkore, edhe atë në: Milladinivcë, Konjaren e mesme, Preod, Shën Nikolle veri, Shën Nikolle juglindje, Kadrifakovë dhe Tri Çezmat. 8 mbikalime dhe 5 nënkalime, si dhe ura prej betoni. Buxheti: buxheti i projektit 206 milion euro (Afati për ndërtim: viti 2017)

 Në projektin e njëjtë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 57) theksohet:

NDËRTIMI I AUTOSTRADËS MILLADINOVCË – SHTIP (AUTOSTRADA “GOCE DELLÇEV”)

Punët ndërtuese të kësaj autostrade filloi në maj të vitit 2014. Kjo autostradë e re ndërtohet në Maqedoninë Lindore. Gjatësia e sajë është 47 kilometër, gjerësia 27,4 metër me dy drejtim dhe me gjerësi preh 10,7 metër dhe 6 metra hapësirë e gjelbërtë mes tyre. Në autostradë do të ndërtohen shtatë qarkore edhe atë në: Milladinovcë, Konjare e mesme, Preod, Shën Nikolle – veri, Shën Nikolle – juglindje, Kadrifakovo dhe Tri Çezmat, më pas 10 ura, 8 mbikalime dhe 5 nënkalime. Buxheti: 206 milion euro (Afati: shtator i vitit 2017)

 

  • Autostrada: Gostivar dhe Ohër, Kërçovë – Ohër dhe Trebenishtë – Strugë

Për ndërtimin e këtyre pjesëve të autostradave nga Korridori 8 në Manifesti për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2015)(Autostradat, faqe 65) shkruhet:

Lidhja nëpërmjet autostradës përmes Gostivarit dhe Ohrit me drejtim kah Shqipëria 

Gostivar – kufiri me R. e Shqipërisë (në Qaf[ Thanë) përfshirë edhe drejtimet Trebenisht-Ohër, Trebenisht – Strugë dhe Strugë – Podmolje Shtresat e pjesëve të Korridorit 8 kalojnë përmes Bujkoçanit, Kërçovës deri në Trebenishtë. Më pas ndahen krah prej Trebenishtës kah Ohri dhe kah Struga, si dhe lidhja e Strugës me Podmiljen. Gjatësia e këtij drejtimi rrugor e Korridorit të 8 është 128 km. Kjo autostradë parasheh ndërtim të aksit rrugor me dy linja me gjerësi prej 3, 75 km dhe një linja për ndalesë me gjerësi prej 2,5 m, për secilin drejtim. Vlera e projektit është rreth 490 milion euro. Ndërtimi i këtij aksi rrugor është pjesë e projektit për dhënien e rrugëve nën koncesion. Përderisa procedura për koncesion mbulohet dhe kjo pjesë nuk është e suksesshme, gjegjësisht nuk marrim oferta të pranueshme financiare, për ndërtim të kësaj pjese do të kërkohen alternativa të tjera të financimit. Gjatë kësaj periudhe, do të përpunohet dinamikë e re për ndërtim gradual të pjesës perëndimore të Korridorit të 8, duke filluar me pjesën jugperëndimore. (Afati: vitet 2013-2018).

 

  1. Autostrada Kërçovë – Ohër (ka filluar në vitin 2014)

 

Për autostradën Kërçovë – Ohër në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 51) thuhet:

PROJEKT: NDËRTIMI I AUTOSTRADËS KËRÇOVË – OHËR

Me këtë projekt, me të cilin kryhet ndërtimi Pan-evropian i Korridorit të 8, do të mundësohet përmirësimi i lidhjes së Ohrit dhe Strugës me Shkupin dhe lidhje më të mirë të Republikës së Maqedonisë me Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë. Shtresa kalon prej Kërçove përmes Trebenishtës kah Ohri me gjatësi prej 57 km. Ndërtimi i autostradës parasheh aks rrugor me 2 linja me gjerësi prej 3,75 m dhe me nga një linjë ndalese me gjerësi prej 2,5 m për secilin drejtim. Përgjatë linjës do të ndërtohen 6 mbikalime dhe 13 nënkalime, gjegjësisht 22 viadukte, 7 ura prej betoni, si dhe tuneli më i gjatë në Republikën e Maqedonisë, në Presekë, me gjatësi prej 1.990 metra. Buxhet: buxhet i projektuat 374 milion euro (Afati i ndërtimit: viti 2018)

Për këtë autostradë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 57) theksohet:

 NDËRTIMI I AUTOSTRADËS KËRÇOVË – OHËR (PJESË E AUTOSTRADËS “NËNË TEREZA”)

Autostrada prej Kërçovë deri në Ohër është komplet e re me gjatësi prej 57 kilometra dhe gjerësi 26 metra e cilla ndërtohet në Maqedoninë Perëndimore. Kjo atuostradë është pjesë e Korridorit të 8 Pan-evropain. Në autostradë do të ndërtohet tuneli më i gjatë në Repulikën e Maqedonisë me gjatësi prej 1990 metra, më pas 7 ura, 6 mbi kalime, 13 nënkalime, 22 viadukte. Buxheti: 374 milion euro (Afati: mars i vitit 2018)

 

  1.  Autostrada Gostivar – Kërçovë 

Për autostradën Gostivar – Kërçovë në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 51) thuhet:

 PROJEKT: NDËRTIM I AUTOSTRADËS GOSTIVAR-KËRÇOVë

Ndërtimi i kësaj autostrade parasheh aks me nga dy linja prej 3, 75 metra  gjerësi dhe me nga një linjë ndalese me gjerësi prej 2,5 m për secilin drejtim. Një pjesë e madhe e dokumentacionit teknik është përpunuar, ndërsa në bashkëpunim me korporatën financiare ndërkombëtare IFK (IFC) bëhen analiza teknike dhe financiare për mundësinë që kjo autostrade të ndërtohet me partneritet publiko-privat. Ky projekt, nese ka interes nga sektori privat dhe nëse thirrja do të jetë suksesshme, do të realizohet me  partneritetit publiko-privat. Në rast se nuk ka interesim, do të shqyrtohen mundësi të tjera për ndërtimin e kësaj autostrade. 

Për këtë autostradë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 57) theksohet:

 NDËRTIMI I AUTOSTRADËS GOSTIVAR-KËRÇOVË (PJESË E AUTOSTRADËS “NËNË TEREZA” 

Kjo autostradë është me gjatësi prej 42 km, parasheh ndërtim të aksit rrugor me dy linja me gjerësi prej 3, 75 metra dhe me nga një linjë ndalese prej 2,5 metra për secilin drejtim. Është planifikuar që ndërtimi të realizohet me tre faza: Faza e parë: Kërçovë-Bujkoçan filloi me përpunim të projektit në vitin 2016, për fazën e dytë: Bujkoçan-Gjonovicë e Epërme pritet të sigurohen mjete në vitin 2017 për përpunim të projektit themelor dhe faza e tretë: Gjonovicë e Epërme – Gostivar është përgatitur aplikacioni për sigurim të mjeteve me vlerë prej 1,6 milion euro për përpunim të projektit bazë. Projekti do të realizohet përmes PPP, nëse nuk shfaqet interes atëherë do të rishikohen edhe modele të tjera të financimit. Buxheti: vlera e llogaritur peshon 350 milion euro (Afati: Dhjetor i vitit 2020).

 

  1. Autostrada Trebenisht – Strugë 

 

Për autostradën Trebenisht-Strugë në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 51) thuhet:

PROJEKT: NDËRTIMI I AUTOSTRADËS TREBENISHTË-STRUGË

Pjesa Trebenishtë-Strugë me gjatësi prej 8,5 km. Ndërtimi i autostradës parasheh ndërtim të aksit me nga dy linja me gjerësi 3,75 m dhe me nga një linjë ndalese me gjerësi prej 2,5 m, për secilin drejtim. Projekti do të financohet me mjete prej BERZH. Buxheti: vlera e llogaritur 45 milion euro (AFATI: 2016-2018)

Për këtë autostradë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 57) theksohet:

NDËRTIMI I AUTOSTRADËS TREBENISHTË-STRUGË

Kjo autostrada do të ketë gjatë prej 8,5 kilometër. Planifikohet ndërtimi i aksit rrugor me nga dy linja prej 3,75 m dhe nga një linjë ndalese prej 2,5 metra për secilin drejtim. Projekti do të financohet me mjete të BERZH. Buxheti: vlera e llogaritur prej 45 milion euro (AFATI: Dhjetor i vitit 2018)

 

  1. Autostrada Shkup-Bllacë

Për këtë projekt në Manifestin për reforma dhe zhvillim – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2011 – 2015)(Autostradat, faqe 66) shkruhet:

Shkup (prej Stenkovecit) – deri në kalimin kufitar Bllacë (kufiri me Kosovën)

Me ndërtimin e kësaj autostrade Shkupi do të lidhet deri në kufirin me Republikën e Kosovës. Aksi fillon prej Qarkores së Shkupit dhe do të drejtohet ka kufiri me Kosovën në Bllacë. Aksi rrugor me gjatësi prej 13 kilometrash paraqet pjesë të rrugës kryesore prej Shkupit deri në Prishtinë. Gjerësia e përgjithshme është paraparë që të jetë 27,4 m edhe atë me dy linja komunikacioni për një drejtim me gjerësi prej 3,75 m dhe me nga një linjë ndalese me gjerësi prej 2,5 m, si dhe linjë ndarëse mes dy akseve. Vlera e përgjithshme e projektit është 69 milion euro. Ndërtimi i këtij aksi rrugor është pjesë e projektit të dhënies së rrugëve me koncesion. Nëse procedura e koncesionit e cila përfshinë këtë projekt nuk është e suksesshme, gjegjësisht nuk do të ketë oferta të mira financiare, për ndërtimin  e kësaj pjese do të kërkohen alternativa të tjera të financimit. (Afati i ndërtimi: vitet 2013-2018)

Për këtë autostradë në programin  E Vërtetuar – programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së (2014 – 2018) (Infrastruktura rrugore, faqe 51) thuhet:

PROJEKT: NDËRTIMI I AUTOSTRADËS SHKUP-BLLACË

Ndërtimi i kësaj pjese në nivel autostrade do të sjell rritje të bashkëpunimit dhe tregti me Kosovën. Kjo pjesë do të ketë gjatësi prej 13 kilometrave dhe gjerësi prej 27,5 metra. Ndërtimi i dokumentacionit të projektit prej 11 km, ndërsa përmes BPKI (WBIF) do të përpunohet projekti deri në vendkalimin kufitar Bllace dhe qarkores Stenkovecë. Në këtë moment bëhen analiza me financim të korporatës ndërkombëtare IFC për mundësinë që ky projekt të realizohet nëpërmjet partneritetit publiko-privat. Ky projekt, nëse tërheq interes të sektorit privat dhe nëse thirrja do të jetë e suksesshme, do të realizohet nëpërmjet partneritetit publiko-privat. Në rast se nuk ka interesim, do të rishikohen mundësi alternative për këtë pjesë. 

 

  Për këtë autostradë në programin zgjedhor “Realja” (2017 – 2020) (Infrastruktura rrugore, faqe 57) theksohet

NDËRTIM I AUTOSTRADËS SHKUP-BLLACË

Kjo autostradë do të siguroj lidhje rrugore me Kosovën. Autostrada do të ketë gjatësi prej 13 kilometrash dhe gjerësi prej 27,5 metra. Është bërë aplikacioni për grant prej 1,2 milion euro për kompletim të të gjithë  dokumentacionit teknik. Pritet projektimi të filloj në vitin 2018. Do të rishikohet mundësua e ndërtimit të kësaj autostrade të ndërtohet përmes PPP, në qoftë se nuk ka interes do të rishikohen edhe mundësi të tjera të financimit. Buxheti: 70 milion euro (Afati: viti 2020).

 

BURIME:

  • Изборната програма „Реално“ (2017 – 2020) (Патна инфраструктура стр.56)[Пристапено на: 24.11.2016]

 

Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.