Pranë kryqit në Vodno nuk pritet të ndërtohet edhe gjysëmhëna e muslimanëve

Në kohën kur rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë së secilit individ dhe u japin mundësinë që të shpërndajnë mendimet e tyre, çdo ditë e më shumë disa mediave online u jepet mundësia për të mbushur numrin e teksteve në kategorinë e tyre të lajmeve, e që nuk ofrojnë aspak informacion. Sot, një publikim në Fejsbuk, shumë lehtë bëhet pikë reference për të shkruar një tekst që nuk ka aspak vlerë e që ka për qëllim vetëm mbledhjen e klikimeve. I tillë është teksti që e recensojmë.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Pranë kryqit në Vodno pritet të ndërtohet edhe gjysëmhëna e muslimanëve me të njejtën madhësi

Data e publikimit: 26.12.2019

Data e recensionit: 17.01.2020

Recensuese:  Ajnur Bafqari

 

 

Ndonjëherë autorët e teksteve që servohen si “informacione”, nuk bëjnë një përshkrim të asaj që po e publikojnë. Ata mjaftohen me publikimin e plotë që e kanë parë në Fejsbuk dhe e vetmja gjë që bëjnë është vendosja e një titulli “adekuat” që do të shërbente si një karrem për mbledhjen e klikimeve. Autori i tekstit që po e recenzojmë ka bërë vetëm një rresht parafrazim dhe në po atë rresht ka vendosur një koment personal. Pjesa tjetër e tekstit është vetëm një status Fejsbuku dhe asgjë më shumë. Në këtë tekst shihet se edhe vetë autori dëshiron që të besojë përmbajtjen e postimit në Fejsbuk, të cilin ka vendosur ta bëjë “lajm”.

 “Erblin Brahimi ne rrjetin e tij social jep lajmin e mire duke shkruar:
Pranë Kryqit në Vodno, do të ndërtohet edhe GjysëmHëna me të njejtën madhësi, me të njejtin ndriçim – kjo simbolizon dhe do të simbolizojë tolerancën ndërfetare që ka ekzistuar me shekuj dhe do të ekziston deri në fundin e Botës!”- thuhet në tekst.

Në titull çështje e kryer, në tekst-asgjë!
Autori i është referuar një postimi të një individi që as nuk është bartës i ndonjë funksioni publik. Ndërkohë që në titull paraqitet sikur Gjysëmhëna është një punë tanimë e kryer, në tekst nuk ka të pranishëm asnjë fakt, as burim relevant të informacionit. Teksti përmban elemente të komentimit dhe fotografia ka për qëllim manipulimin.

Koncepti i manipulimit “Thirrja në emocione”
Duke pasur parasysh reagimet e shumta pas vendosjes së Kryqit në Shkup, vendosja e gjysëmhënës do të ngjallte po ashtu reagime të shumta dhe autori nëpërmjet këtij koncepti të manipulimit, është bazuar në bindje në vend të fakteve, në mënyrë që të ngjallë emocione, në këtë rast te lexuesit e tekstit.

Mbani mend se ku e lexuat një tekst mashtrues, mos lejoni t’ju mashtrojnë dy herë
Lexues, secili prej jush mund të posedojë një llogari nëpërmjet të cilit mund të shihni postime të shumta, të atyre që i keni shokë, apo të postimeve publike të qasshme për ju edhe përskaj faktit që përdoruesin e caktuar nuk e keni në listën tuaj të miqve. Përse do të ju duhej të lexonit një status Fejsbuku, në kategorinë e lajmeve të një platfrome online?! Nëse shihni se mungojnë elementet bazë të një artikulli gazetaresk, bëni mirë të hiqni dorë nga leximi i tij, pasi po bëhet lojë me intelegjencën tuaj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.