Postimi për një ryshfet të supozuar prej 10 milionë eurosh nga Bullgaria për Filipçen nuk mbështetet nga asnjë provë
Nuk ka dokumente, të dhëna financiare, procedura hetimore apo vendime nga institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut, Bullgari apo Bashkimin Evropian që do të konfirmonin se është bërë një pagesë e tillë ose se ka një hetim zyrtar për një ryshfet të dyshuar prej 10 milionë eurosh në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që thotë:
BOMBË, EURO-DEPUTETI BULLGARË PRETENDON SE BULLGARIA I PAGUA 10 MILIONË EURO FILIPCHES PËR T’I PËRFSHIRË NË KUSHTETUTË.
Në Parlamentin Evropian ka 17 deputetë bullgarë. “Vërtetmatësi” në motorin e kërkimit Google, duke kërkuar fjalët kyçe nga postimi që po shqyrtojmë, kontrolloi për një deklaratë nga një eurodeputet bullgar ku ai gjoja thotë se “Bullgaria i pagoi 10 milionë euro liderit aktual të LSDM-së Venko Filipçe për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë” dhe nuk gjetëm asnjë rezultat. Nëse një eurodeputet bullgar do të kishte bërë një deklaratë të tillë, do të ishte trajtuar nga mediat vendase dhe rajonale si një temë kryesore, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme politike rreth hyrjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, as mediat vendase dhe as ato rajonale nuk e përmendin këtë informacion dhe shumën. Për më tepër, kur kërkuam për të gjithë 17 eurodeputetët bullgarë me këto fjalë kyçe, nuk gjetëm rezultate. Publikimi që po shqyrtojmë gjithashtu nuk jep asnjë burim, nuk thotë se cili eurodeputet dyshohet se e ka thënë këtë, dhe komentet janë plot me fyerje për Filipçen. Kërkimet nuk gjejnë rezultate në lidhje me intervistat, fjalimet në Parlamentin Evropian, postimet në rrjetet sociale nga eurodeputetë specifikë bullgarë, apo artikujt mediatikë në të cilët ata përmendin Venko Filipçen në lidhje me marrjen e dyshuar të 10 milionë eurove për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë. Eurodeputetët Taner Kabilov, Radan Kanev, Andrei Kovachev, Ilhan Kuchuk, Rada Lajkova, Ilija Lazarov, Eva Majdel, Nikola Minchev, Andrei Novakov, Tsvetelina Penkova, Hristo Petrov, Emil Radev, Stanislav Stoyanov, Ivaylo Valchev, Kristian Vigenin, Petar Volgin dhe Elena Joncheva nuk kanë bërë një deklaratë të tillë. Për më tepër, nuk ka dokumente, të dhëna financiare, procedura hetimore ose vendime të disponueshme publikisht nga institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut, Bullgari ose Bashkimin Evropian që do të konfirmonin se është bërë një pagesë e tillë ose se ka një hetim zyrtar për ryshfetin e supozuar prej 10 milionë eurosh në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Është e mundur që pretendimi të rrjedhë nga një keqinterpretim i akuzave të tjera politike. Ka deklarata publike nga politikanë maqedonas që përmendin shuma të tjera (p.sh. 9 milionë euro) dhe akuza të tjera, por ato nuk janë deklarata nga eurodeputetë bullgarë dhe nuk përbëjnë prova se Bullgaria i ka paguar para Venko Filipçen. Akuza të tilla politike nuk e konfirmojnë në vetvete të vërtetën e pretendimit.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, postimin që po e shqyërtojme e vlerësojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari