Postimi në Facebook përhap dezinformatë se nga vaksinat vdiset

Фото: pixabay.com

Në vendin tone janë aplikuar 1.662.152 doza të vaksinës deri në 18.11.2021. Të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë tregojnë se 39 përqind e të gjithë popullsisë në vendin tonë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 dhe 38 përqind e popullsisë në vend ka marrë dy doza të vaksinës. Kështu që, sipas teorisë konspirative që pretendon se vaksinat shkaktojnë vdekjen e popullatës, kjo do të thotë se vetëm në vendin tonë do duhet të kishte një numër të konsiderueshëm vdekjesh, të cilat në realitet nuk kanë ndodhur. Në postim thuhet, “Vaksinat vrasin edhe atë shumë.” Nuk jepet ndonjë numër edhe pse thuhet që kanë vdekur një numër i madh njerëzish të cilin do kishte qenë e pamundur ta fshihte cila do qeveri apo organizatë, shkruan Vërtetmatësi.

„Nga vaksinat vdiset“ thuhet në mënyrë të rreme në një postim në Facebook, që është nga shumë  postimet antivaksere që qarkullojnë në rrjetet sociale e që kanë për qëllim të krijojnë dyshime për vaksinat dhe procesin e imunizimit, si një nga armat e vetme në luftën kundër pandemisë me Kovid-19.

Por, ky postim përshkallëzon edhe më shumë manipulimin dhe përhap frikë se me vendosjen masës për vaksinim të punonjësve në sektorin publik dhe të punonjësve shëndetësorë ose kryerjen e testeve PCR me shpenzimet e tyre, Qeveria i çon qytetarët drejt vetëvrasjes. Ky është një manipulim shumë i rrezikshëm i cili ngjall panik të panevojshëm tek popullata.

Njerëz, po shohim se nga vaksinat po vdiset, edhe atë shumë.
Po shohim se Qeveria po e kushtëzon popullin që të vaksinohet – a e kuptoni se me këtë ju/na çojnë drejt vetëvrasjes  – shkruan në postim.

Nuk është e vërtetë që vaksinat vrasin. Vaksinat kundër Kovid-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, janë të sigurta dhe efektive. Edhe pse vaksinat kundër Kovid-19, si çdo vaksinë dhe ilaç tjetër, mund të kenë disa efekte anësore, ato janë shumë të rralla. Nga Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) thonë se rreziku nga Kovid-19 dhe komplikimet e tij është shumë më i madh se rreziku nga vaksinat dhe efektet anësore të tyre. Rreziqet e njohura të Kovid-19 dhe komplikimet e tij, si problemet shëndetësore afatgjata dhe vdekja, tejkalojnë rreziqet e mundshme nga efektet anësor të rralla nga vaksina.

Disa njerëz nuk kanë efekte anësore. Shumë njerëz kanë raportuar efekte anësore që në përgjithësi janë të lehta deri në mesatare dhe që largohen brenda pak ditëshshkruan në uebfaqen e CDC. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë në uebfaqen e saj ka një rubrikë të veçantë me përgjigje në pyetjet lidhur me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, ku mes të tjerave thuhet:

Vaksinimi është i sigurt dhe efektet anësore të vaksinës janë zakonisht të lehta dhe të përkohshme, si dhimbja e krahut ose ethet. Mund të manifestohen edhe efekte anësore më serioze, por ato janë jashtëzakonisht të rralla.
Çdo vaksinë e licencuar u nënshtohet testimeve rigorozepër para se të miratohet për përdorim dhe testohet rregullisht edhe pasi të vihet në përdorim. Shkencëtarët po monitorojnë vazhdimisht informacionet nga burime të shumta për çdo indikator që vaksina mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Këtë e konfirmon dr. Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë. “Vaksinat kundër Kovid-19 nuk janë më pak të sigurta se vaksinat e tjera dhe duhet të plotësojnë standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit në mënyrë që të miratohen për përdorim”, tha ajo për Vërtetmatësin.

Edhe pse janë zhvilluar në kohë rekord, në këtë proces, sistemet e testimit, vlerësimit të rezultateve dhe miratimit të vaksinës nuk kanë qenë më pak rigoroze. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron nga afër zbatimin e të gjitha vaksinave kundër Kovid-19. Një organ rregullator shtesë në procesin e miratimit të sigurisë së vaksinës në Rajonin evropian është ЕМА (Asociacioni Mjekësor Evropian), sistemi rigoroz i miratimit të së cilës nuk u modifikua për vaksinat kundër Kovid-19, thotë dr. Georgieva.

Në vendin tone janë aplikuar 1.662.152 doza të vaksinës deri në 18.11.2021. Të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë tregojnë se 39 përqind e të gjithë popullsisë në vendin tonë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 dhe 38 përqind e popullsisë në vend ka marrë dy doza të vaksinës. Kështu që, sipas teorisë konspirative që pretendon se vaksinat shkaktojnë vdekjen e popullatës, kjo do të thotë se vetëm në vendin tonë do duhet të kishte një numër të konsiderueshëm vdekjesh, të cilat në realitet nuk kanë ndodhur. Në postim thuhet, “Vaksinat vrasin edhe atë shumë.” Nuk jepet ndonjë numër edhe pse thuhet që kanë vdekur një numër i madh njerëzish të cilin do kishte qenë e pamundur ta fshihte cila do qeveri apo organizatë.

Dr. Georgieva thotë se masat e fundit të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive nuk nënkuptojnë vaksinim të detyrueshëm, gjegjësisht mund të zgjidhet testim ose vaksinim.

Masat e tilla janë rezultat i presionit të madh mbi sistemin shëndetësor në përballjen me pandeminë me Kovid-19 si dhe implikimeve financiare që ajo ka jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por edhe në shumë degë të ekonomisë. E drejta për zgjedhje sa i përket vaksinimit nuk duhet të rrezikojë të drejtën për jetë dhe shëndet të njerëzve të tjerë në shoqëri, shton Georgieva.

Me qenë se postimit i mungojnë plotësisht dëshmitë shkencore, detajet dhe shpjegimet se si janë arritur këto përfundime, dhe në të njëjtën kohë bëhen akuza të rënda të cilat jo vetëm që janë të pavërteta, nuk kanë edhe kurrëfarë logjike, mund të konstatojmë se ky njoftim është një dezinformatë klasike.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari