Postimi në Facebook në mënyrë arbitrare interpreton Kushtetutën dhe propagandon bojkot të regjistrimit

Фото: popis2021.stat.gov.mk

Ky postin, i cili është mjaft viral me pothuajse 400 shpërndarje, manipulon publikun se lejohet të bojkotohet regjistrimi, i cili është burimi më i gjerë i të dhënave për popullsinë, amvisëritë, familjet dhe banesat, të cilin ky shtet nuk e ka kryer për 18 vjet . Votimi i Ligjit në Kuvend e bën regjistrimin absolutisht legjitim dhe nëse dikush nuk e respekton atë, ligji parashikon ndëshkime.

 

Postimi në Facebook promovon në mënyrë aktive bojkotin e regjistrimit të popullsisë që do të kryhet nga 1 deri në 21 prill dhe përdor interpretimin arbitrar të Kushtetutës si justifikim për këtë shkelje të Ligjit.

KOPJONI KËTË FORMULAR DHE NGJITENI NË DERË DHE MOS IA HAPNI ASKUJ QË NUK DËSHIRONI…! (SHPËRNDAJENI)

Në këtë njoftim është bashkëngjitur edhe paralajmërimi që është shkruar me shkronja të mëdha: “NUK E HAP DERËN, NUK MARR PJESË NË REGJISTRIMIN JOLEGJITIM“. Në njoftim është nënshkruar një “Iniciativë Qytetare për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

Më tej, sqarimin, përkatësisht justifikimin për bojkotimin e regjistrimit ata e kërkojnë në nenin 39 të Kushtetutës, të cilin ata e interpretojnë siç u përshtatet atyre për qëllimin që ata përpiqen në mënyrë aktive ta përmbushin, e ky është regjistrim i dështuar.

Në nenin 39 të Kushtetutës thuhet:

Çdo qytetari i garantohet e drejta e kujdesit shëndetësor. Qytetari ka të drejtë dhe detyrë të mbrojë dhe promovojë shëndetin e tij dhe të të tjerëve.

Kjo iniciativë qytetare interpreton në mënyrë arbitrare këtë nen të Kushtetutës dhe pretendon se është e ligjshme të mos pranojmë individë, persona juridikë dhe zyrtarë në shtëpi/apartamente/njësi banimi gjatë periudhe pandemie të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata kërkojnë që ky njoftim të ngjitet në hyrje të secilës shtëpi për ta bërë të vlefshme ligjërisht.

Por a mundet dikush të interpretojë në mënyrë arbitrare dhe fleksibile Kushtetutën – aktin më të lartë juridik në vend? Përgjigja është jo dhe kjo është arsyeja pse ne e konsiderojmë të pavërtetë këtë njoftim.

Për çdo gjë që nuk është shprehur në mënyrë të qartë në Kushtetutë, ekziston Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën. Kjo parashikohet në nenin 110 të Kushtetutës.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë:

vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën

Pra, nëse dikush, në rastin e kësaj Iniciative, mendon se Ligji i Regjistrimit është në kundërshtim me një nen të caktuar të Kushtetutës, siç pretendojnë ata, ata duhet të paraqesin iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të filluar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, dhe jo të bëjnë thirrje për bojkot në rrjetet sociale.

Çfarë thotë ligji?

Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u miratua në Kuvend më 21 janar 2021, me 62 vota, gjë që e bën regjistrimin të ligjshëm.

Sipas këtij ligji, qytetarët janë të detyruar ligjërisht t’i pranojnë regjistruesit, të sigurojnë të dhënat e kërkuara dhe të ndajnë informacionin e nevojshëm. Mosrespektimi i kësaj do të rezultojë në procedurë të kundërvajtjes dhe gjobë me para.

XIII DISPOZITAT NDËSHKIMORE DHE KUNDËRVAJTËSE

Shkelja e Regjistrimit

Neni 51

Gjobë në shumë prej 200 deri 300 eurove në kundërvlerë të denarit do të shqiptohet për kundërvajtje ndaj personit fizik nëse ai refuzon të sigurojë të dhënat e kërkuara prej tij për Regjistrimin ose nëse siguron të dhëna të pasakta (neni 35 paragrafi (2) ) i këtij ligji).

Lidhur me sigurinë e qytetarëve gjatë regjistrimit në kushtet e pandemisë me Kovid-19, në faqen zyrtare të regjistrimit thuhet:

Regjistrimi do të kryhet në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore të përgatitura në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një intervistë për “Agjencinë Anadollu” më 10 shkurt, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Apostol Simovski, u pyet se sa specifik ishte kryerja e regjistrimit gjatë pandemisë së koronavirus (Kovid-19), ai tha se nëse respektohen protokollet, regjistrimi mund të kryhet në mënyrë të sigurt.

Nuk është problem nëse vëzhgojmë të gjitha masat që do të përcaktohen nga institucionet e autorizuara për të mbrojtur të gjithë. Askush nuk është budalla për të dërguar njerëz në pasiguri se ata mund të sëmuren ose mund të transmetojnë sëmundjen (virusin Kovid-19) te njerëzit me të cilët vijnë në kontakt. Ne jemi absolutisht shumë të kujdesshëm dhe do të insistojmë në respektimin maksimal të të gjitha atyre protokolleve që do t’i marrim. Madje edhe do t’i forcojmë, pavarësisht sa zyrtarë janë, ne do të shkojmë për masa më të larta mbrojtëse.

Qeveria në seancën e 2 marsit, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, miratoi Protokoll për masat parandaluese gjatë kryerjes së Regjistrimit, i cili do të parashikojë masa në të tre fazat e tij, dmth fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe fazën e zbatimit të regjistrimit në terren, me protokoll të veçantë për regjistrimin e personave të cilët në periudhën e kryerjes së regjistrimit janë pozitivë me Kovid-19.

Ky njoftim, i cili është mjaft viral – ka pothuajse 400 shpërndarje, e manipulon publikun se lejohet të bojkotohet regjistrimi, i cili është burimi më i gjerë i të dhënave për popullsinë, amvisëritë, familjet dhe banesat, të cilin ky vend nuk e ka kryer për 18 vjet. Votimi i Ligjit në Kuvend, e bën regjistrimin absolutisht të ligjshëm dhe nëse dikush nuk e respekton atë, ai mund të dënohet. Prandaj, mos u besoni njoftimeve të tilla, të cilat pretendojnë se Iniciativa është ligjërisht e vlefshme nëse e ngjisni në shtëpinë tuaj. Kjo është e pasaktë, rrezikoni të shkelni ligjin dhe të dënoheni.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari