Postim në Facebook keqpërdor një deklaratë të Dr. Panovskit

Фото: Принтскрин видео

Mikrobiologu Panovski shpreh dyshimin se lloji Omikron tashmë mund të ketë hyrë në Maqedoni, por që ende nuk është konfirmuar. Prandaj, titulli i tekstit të bashkëngjitur në postim është i formuluar gabimisht, ndërsa postimit në Facebook i mungon konteksti, pra shpjegimi se bëhet fjalë vetëm për një supozim, dhe jo konfirmim zyrtar. Lloji Omikron i koronavirusit arriti në vend katër ditë më vonë, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook shpërndan dezinformata se lloji i ri i koronavirusit, Omikron, ka arritur në Maqedoni katër ditë para se të identifikohej ai në vend.

Në postim është ndarë edhe një  tekst me titull: “Lajm i keq këtë mbrëmje: Omikron hyri në Maqedoni – këto janë detajet më të fundit”, duke shtuar se Dr. Nikolla Panovski për këtë arsye ka kërkuar kufizime të reja.

Por kur të hapni artikullin do të kuptoni se titulli është i pabazë. Gjegjësisht, teksti i referohet një deklarate të Dr. Panovskit në të cilën ai shpreh dyshimin se lloji Omikron tashmë mund të ketë hyrë në Maqedoni.

Mikrobiologu Dr. Nikolla Panovski mendon se lloji Omikron me siguri tashmë ka hyrë në vend.

-Gjithsesi, nuk duhet rrezikuar, që të mos ketë ngarkesë në spitale dhe të duhet të vendosen spitale modulare. Duhet të merren masa. Për shembull, Greqia nga dje kërkon test PCR të detyrueshëm për të gjithë udhëtarët. Po të isha unë faktor në këtë vend, menjëherë do caktojë masën test PCR për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Maqedoni. Masa e parë duhet të zbatohet në kufijtë dhe aeroportet tona dhe fillimisht duhet të jetë në fuqi për 15 ditë dhe më pas të analizohet. Nuk ka shpëtim nga ky lloj, nëse po përhapet me atë shpejtësi që po thonë, thotë Panovski në ditarin e TV Sitel dhe shton se Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar “masa të palogjikshme”, thuhet në artikull.

Fakti që dikush ka shprehur dyshimin se Omikron mund të ketë arritur në Maqedoni, nuk do të thotë se tashmë kjo gjë ka ndodhur, siç sugjeron postimi që po analizojmë.

Varianti i fundit i koronavirusit po përhapet masovikisht nëpër Evropë, por në Maqedoni deri në ditën e publikimit të postimit nuk ishte regjistruar ende. Testim të llojit të ri të koronavirusit – Omikron, deri në atë kohë në vendin tonë nuk bëhej, pasi nuk kishte asnjë rast të dyshimtë, konfirmuan një javë më parë nga Instituti i shëndetit publik.

Gjendja me Kovid-19 monitorohet vazhdimisht, sidomos për mutacionet gjenetike të virusit. Deri më tani nuk është bërë sekuencionim për Omikron sepse sipas anketës epidemiologjike nuk kemi ndonjë rast të dyshimtë. Këtë mutacion do të fillojmë ta hetojmë kur të shtohen dyshimet në vend dhe në rajon-deklaroi drejtori i ISHP, Shaban Memeti për TV 24.

Drejtoresha e Klinikës infektive, Milena Stevanoviq në një  deklaratë për „Slloboden peçat” tha se deri më tani në spital nuk është shtruar asnjë pacient me simptoma atipike dhe për këtë arsye nuk janë dërguar materiale për sekuencionim në ISHP apo ASHAM.

ISHP dhe ASHAM kanë një sistem për monitorimin e llojeve me marrjen e mostrave për sekuencionim. Ne dërgojmë mostër vetëm kur vëmë re një ndryshim, që jo gjithmonë është rezultat i një lloji të ri. Mund të bëhet fjalë për një pacient që ka qenë në rrezik epidemiologjik, p.sh. ka udhëtuar apo ka kontaktuar me një person tjetër nga një zonë rreziku, por nuk i dërgojmë të gjitha mostrat për zbulim, ky obligim i përket ISHP-së – shton Dr. Stevanoviq.

Postimi që po analizojmë ka një titull klasik click bate që ka për qëllim të mbledhë sa më shumë klikime. Ai nuk informon, por dezinformon.

Se është kështu, tregon edhe fakti se lloji Omikron i koronavirusit në vend u regjistrua  katër ditë më pak, pasi zyrtarisht u njoftua se një burrë i ardhur nga Britania e Madhe ishte infektuar me këtë lloj të koronavirusit. Në tekstin e bashkëngjitur në postim është përcjellë një deklaratë të mikrobiologut Panovski i cili shpreh dyshimin se Omikron mund të ketë hyrë në Maqedoni dhe për një gjë të tillë më 20 dhjetor nuk kishte asnjë konfirmim. Pra, titulli është i formuluar gabimisht, ndërsa postimit në Facebook i mungon konteksti, pra shpjegimi se bëhet fjalë vetëm për një supozim, dhe jo konfirmim zyrtar është formuluar  gabimisht, dhe postimit i mungon konteksti, pra shpjegimi se është një supozim dhe jo konfirmim zyrtar.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari