Portali shqiptarë “Ballkanweb” publikoi një intervistë të vjetër të Ali Ahmetit si aktuale

Portali shqiptar “BallkanUeb” së fundmi publikoi një tekst me një video të shkurtët të intervistës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhënë në TV21, por duke mos sqaruar se bëhet fjalë për një intervistë të vjetër të para dy viteve (dhjetor 2017). Më saktë, në shkrim është transmetuar një postim i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili pas takimit të liderëve te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në Facebook publikoi një pjesë të një emisioni të vjetër të “Klik plus” në TV 21, me komentin: “sa lider i madh”. Por, në tekstin në “BallkanUeb” videoja e përmendur transmetohet si aktuale, gjegjësisht sikurse intervista me Ahmetin të ishte bërë tani.

Të rikujtojmë se Ahmeti në atë intervistë për “Klik plus” foli për ndarjen e elektoratit shqiptarët dhe me të vërtetë duke i nervozuar kur sqaron për ndarjen e partive shqiptare. Megjithatë, po ashtu, duhet të thuhet se intervista është dhënë në një periudhë tjetër kohore edhe në kontekst tjetër – pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017, por rastësisht ose jo, “BallkanUeb” e vlerëson intervistën si “të freskët”

Në YouTube, në kanalin e TV 21, nuk arritëm të gjejmë intervistën e plotë të Ahmetit për emisionin “Klik plus”, por mund të gjendet një material i shkurtët i publikuar me 26 dhjetor të vitit 2017. 

Ripublikimi i materialeve të vjetra dhe lajmeve mund të bëhet për arsye të ndryshme. Si për shembull, nëse një ngjarje e caktuar aktualizohet, dhe nëse ka momente të reja lidhur me atë çështje, është e detyrueshme që lexuesit të rikujtojnë se çka ka ndodhur në të kaluarën. Vetëm se në një rast të tillë potencohet se bëhet fjalë për material të vjetër dhe theksohet koha e publikimit. Sepse në të kundërtën, te lexuesit lë hapësirë për konfuzion, në veçanti te publiku jashtë vendit i cili nuk është në rrjedhë me ngjarjet që ndodhin në vendin tonë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.