Po ndërtohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Nikishtan – Komuna Gjorçe Petrov
Përfundimi i ujësjellësit që të mund të sigurohet uji i pijshëm për çdo shtëpi, me degë në pjesën e poshtme të fshatit.
[Burimi: Programi zgjedhor i Aleksandar Naumovski për zgjedhjet lokale të vitit 2017 “Jetë në Gjorçe Petrov për të gjithë“, faqe 38, data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Përfundimi i ujësjellësit në f. Nikishtan me qëllim që të sigurohet ujë për pije deri në çdo shtëpi të fshatit, u premtua në zgjedhjet lokale (15.10.2017) nga kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski. Premtimi i përmendur i Naumoskit është pjesë e programit të tij zgjedhor: “Jetë në Gjorçe Petrov për të gjithë” (faqe 38) dhe dhe ky projekt është duke u realizuar.
Aktivitet për ndërtimin e ujësjellësit filluan në fund të vitit të kaluar (nëntor 2018). Bëhet fjalë për ndërtimin e unazës së dytë prej rrjetit shpërndarës primar dhe sekondar me gjatësi prej 2.200 metra. Vlera e projektit është 9 milion denarë dhe është në realizim të Komunës së Gjorçe Petriv, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në periudhën e kaluar një pjesë e mediumeve informuan për fillimin e ndërtimit të ujësjellësit në Nikishtan. Portali “Skopjeinfo.mk” me 29.03.2019 informoi se kryetari Aleksandar Naumoski dhe ekipi i tij kanë kryer inspektim të aktiviteteve ndërtuese dhe është vërtetuar dinamika në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit. Në kërë lajm e transmetua edhe deklarata e Naumoskit në të cilën ai njofton se projekti do të përfundojë deri në fund të vitit.
Informacione dhe fotografitë për ndërtimin e ujësjellësit në Nikishtani janë publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov.
BURIME:
- Изборна програма на Александар Наумоски за локалните избори 2017 година: „Живот во Ѓорче Петров за сите“ (стр.38) [Пристапено на 08.05.2019]
- Веб-страница на Општина Ѓорче Петров (29.03.2019): До крајот на годинава целосно ќе биде завршена водоводната мрежа во село Никиштани [Пристапено на 08.05.2019]
- Веб-страница на Општина Ѓорче Петров (21.02.2019): Со полна пареа продолжува изведбата на вториот прстен на водоводната мрежа во с.Никиштани [Пристапено на 08.05.2019]
- Скопје инфо.мк (29.03.2019): До крајот на годинава целосно ќе биде завршена водоводната мрежа во село Никиштани [Пристапено на 08.05.2019]
- Скопје инфо.мк (21.02.2019): Во тек се градежните работи за изведба на водоводната мрежа во село Никиштани [Пристапено на 08.05.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari