Plasimi i lajmeve të rreme nën maskën e “burimeve anonime”

 

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin Ohrid 24 më datë 04.07.2020 me titull „Llaze Tanevski nuk është me kryetar i shtabit zgjedhor të LSDM-së“.

Titulli është shkruar në formë pyetësore, por në tekstin në vazhdim nuk është dhënë asnjë përgjigje. Që në paragrafin e parë spinohet një informacion i rremë, me të cilin autori i panjohur pretendon se Taneskin e kanë hequr nga pozita e kryetarit të shtabit zgjedhor, duke e përdorur atë frazën e njohur, thirrjen në burime të larta partiake, që vazhdimisht mbeten anonim.

Lajmi nuk është aspak i saktë, për çka edhe LSDM-ja menjëherë publikoi demant përmes të cilit i mohoi informacionet e publikuara në Ohrid24:

Nuk bëhet fjalë për asnjë shkarkim të Tanevskit, sepse Kryetari i komunës  së Ohrit, Konstantin Georgievski, ka kohë që është zgjedhur si një nga tre zëvendësuesit e kryetarit të shtabit, që nga fillimi i përgatitjeve për zgjedhjet e parakohëshme e që u krijua që në fillim të këtij viti. Meqë Tanevski si kandidat pët deputet ka takime të shumta dhe intensive me qytetarët, Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, i kryen të gjitha çështjet operative kryesore në shtab, në bashkëpunim me Tanevskin dhe me të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor komunal.

Portali thekson se kanë tentuar të kontaktojnë me Tanevskin për konfirmim, por pa sukses, e kështu kanë vazhduar me shkrimin e lajmit duke shpalosur shkaqet e mundshme për “shkarkimin” e Tanevskit:

Në vendin e Tanevskit është caktuar Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, ndërsa shkaku i shkarkimit disa ditë para votimeve në zgjedhjet e parakohëshme është pozicionimi i dobët në organizimin komunal dhe aktiviteti i dobët në terren që ka eskaluar me vizitën në Ohër të bartëses së listës zgjedhore për njësinë numër 5, Radmilla Sheqerinska.

Në këtë mënyrë degradohet dhe njolloset kandidati për deputet nga radhët e LSDM-së dhe kryetar aktual i Shtabit zgjedhor.  Lajmi i shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe shkaktoi shumë komente negative në dëm të Tanevskit.

Portali Ohrid24 deri më tani nuk e ka publikuar demantin e LSDM-së, që paraqet shkelje të standardeve profesionale të gazetarisë.

Gazetari do të përpiqet të garantohet publikimi i korrigjimit, demantit dhe përgjigjes, në rast kur do të vërtetohet pasaktësia e informatës, thuhet në  nenin 3 të Kodit Etik të gazetarëve.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.