Pjesa më vulgare e statusit në “Facebook” është vendosur në titull

[Recension: Pandovi me vërejtje për gjyqtarët kushtetues: Sikur Zaevi u paska “bërë” të gjithëve]

“Teknologjia” e sotme më e lehtë gazetareske – transmetimi i statuseve nga “Facebook”-u në mediat online dhe ato të shkruara – kësaj radhe përfundon me vendosjen e momentit më vulgar në titull, ndoshta si një karrem për klikime.

Linku deri te artikulli origjinal: Pandovi me vërejtje për gjyqtarët kushtetues: Sikur Zaevi u paska “bërë” të gjithëve

Data dhe koha e publikimit: 28.4.2020

Data e recensionit: 29.4.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Tonet kritike të politikanëve dhe të analistëve politikë ndaj politikave qeveritare jo vetëm që janë legjitime, por edhe të domosdoshme në një ambient demokratik.

Një politikan nga partia më e madhe e opozitës, VMRO-DMPNE-ja, ish-deputet i kësaj partie në Kuvend, tani analist politik, postoi një status në profilin e tij në “Facebook”, i provokuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RMV-së që ta anulojë vendimin e Qeverisë teknike për t’i ulur rrogat e gjyqtarëve, prokurorëve, funksionarëve dhe deputetëve në shumën minimale prej 14.500 denarësh.

Në artikullin që e reconsojmë është transmetuar statusi nga “Facebook”-u, në të cilin ky vendim është vetëm shkak për të bërë akuza për vendimet e  rëndësishme politike të marra gjatë tre viteve të fundit:

Çfarë nuk kanë bërë Zaevi dhe LSD-ja në Republikën e Maqedonisë vitet e fundit? U votua PSP-ja antikushtetuese, u nënshkruan dhe u implementuan platforma e Tiranës, marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Nivicit, na e ndryshuan emrin, historinë dhe identitetin, nuk e respektuan vendimin e Referendumit, ligjet shkelen në çdo hap, Stevoja shpall gjendje të jashtëzakonshme për herë të dytë si ti kujtohet, gjyqtarët tanë kushtetues nuk lëvizën me gisht…

Për më tepër, autori i këtij statusi në FB përpiqet të shënojë pikë politike me kritika ndaj partisë në pushtet:

Mirë ama erdhi radha që LSD-ja dhe Zaevi t’i fusin duart edhe në xhepat e tyre. Atëherë për ta nuk ka as korona as kurrgjë tjetër, me procedurë të shkurtuar takohen dhe sjellin aktgjykim, se vendimi i tillë është antikushtetues! “Bravo mjeshtra”

Gjithsesi, momenti më vulgar i statusit është theksuar në titullin e tekstit e janë plasuar edhe disa kërcënime:

Për ju, Katica është një foshnje e vogël. Sikur Zaevi u paska “bërë” të gjithëve. Ndër gjërat e para që duhet t’i bëjë qeveria e re e VMRO-së është që t’ju ndërrojë juve dhe në vendin tuaj të vendosë njerëz që janë, para së gjithash, ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe mbi të gjitha njerëz me nder, moral dhe dinjitet…

Aq sa shprehja e lirë në rrjetet sociale – së bashku me stilin shoqërues! – nuk duhet të vihet në dyshim, po aq media është përgjegjëse kur transmeton në mënyrë jokritike njoftime të tilla.

Komisioni Kundër Korrupsionit për vendimin e diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese thotë se nuk ka konflikt interesi. Por, edhe partia në pushtet – ndaj së cilës autori i statusit në FB hedh “gurë e dru” – vetëm disa orë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kirtikoi atë, duke e cilësuar si “të turpshëm”, duke njoftuar se funksionarët e saj do ta dhurojnë pjesën më të madhe të rrogës së tyre në fondin e dedikuar për luftën kundër pandemisë.

Media në këtë rast e ka shkelur nenin 10 të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë, duke e theksuar gjuhën e urrejtjes (politike), të plotësuar me vulgaritet.

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Përveç kësaj, media shkel edhe dy nene të tjera të këtij Kodi:

Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni. (neni 11).

dhe:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm… (neni 16).

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.