Pishina e mbyllur në Kumanovë ende nuk është hapur
Para një viti filloi ndërtimi i Pishinës së mbyllur e cila ka hapësirë prej 6000 metër katror. Në hapësirën prej 1800 metër katror, është e paraparë të ketë një kompleks me SPA dhe klube fitnesi, hapësira për klube sportive dhe objekte tjera. Në këtë kompleks do të ndërtohet edhe Akua Park, ndërsa rreth tij në hapësirë prej 500 metrash katror kopsht veror , ku qytetarët mund të dalin për rekreacion dhe zbavitje. Në këtë mënyrë, do të forcohet kapaciteti financiar i Komunës,gjegjësisht i ndërmarrjeve publike ose eventualisht i ndonjë partneriteti publiko privat i cili mund të bëhet pjesë e shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve, me çka do të forcohet kapaciteti fiskal i vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike, nëse ndërmarrja publike formohet nga Këshilli. Me lëshim në përdorim të dy pishinave ( e mbyllur dhe e hapur) dhe AQUA parkut, qytetarët tonë do të kenë një vend të bukur për zbavitje dhe rekreacion. Pishina do të lëshohet në përdorim këtë vit me çka qyteti do të fitoj një hapësirë të mbyllur me shumë mundësi për zhvillim të sportit.(Buxhet: nuk është theksuar, afati: 2013 )
ARSYETIM
Në programin e saj zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013, në pjesën Investime Kapitale, në faqe 7 dhe 8, Zoran Dmjanovski premtoi pishin të mbyllur në Kumanovë deri në fund të atij viti. Kjo pishinë filloi qysh nga mandati i kaluar i Damjanovskit, por edhe pse tashmë është prill 2016, ende nuk është lëshuar në përdorim. Megjithatë, për shkak të asaj që është deklaruar në mediume dhe sipas fotografive nga kompania që po e ndërton, punët janë në përfundim të sipërm, kështu që vlerësimi është që realizimi i premtimit të Damjanovskit është në vijim.
Sipas, VMRO-DPMNE, premtimi i parë për ndërtim të pishinës së mbyllur në Kumanovë është që nga viti 2009
Ndërtimi i kësaj pishine filloi me 10 nëntor 2011, me çka ishte përcaktuar afati ndërtimit prej 18 muajsh. Megjithatë, realizimi i premtimit u prolongua dhe diku përpara mbarimit të këtij afati, në mars të vitit 2013, gjatë kampanjës parazgjedhore, Damjanovski e rikujtoi pishinën e mbyllur në fazë të ndërtimit, dhe deklaron që punimet do të mbarojnë në verë të atij viti, ndërsa pishina do të jetë e gatshme në vjeshtë.
Duhet të përfundohet në verë, dhe në vjeshtë të jetë i gatshëm për përdorim.
Megjithatë ky afat nuk është respektuar dhe punimet janë shtyrë, madje në tetor të vitit të kaluar janë deklaratat e para që do të bëhet mbushje testuese e pishinës, që konfirmon që punët janë në përfundim. Fotografit e ueb faqes së kompanisë “Kat-Ing Gradba” flasin për përfundim të punimeve.
Paraditen e së premtes kontaktuam nëpërmjet psotës elektronike me Komunën e Kumanovës për të marrë informacion zyrtar për atë se kur do të bëhet ceremonia e hapjes së pishinës, por deri sot ende nuk kemi marrë përgjigje.
Megjithatë, sipas informacioneve të fundit të dhëna në një radio stacion të Kumanovës, afati i fundit për lëshim në përdorim të pishinës është 5 maj i këtij viti, kur fillon edhe olimpiada e gjimnazistëve.
Pishina e mbyllur është në fazën përfundimtare. Hapja e pishinës së mbyllur është paraparë me 5 maj kur do të mbahet olimpiada e gjimnazistëve.
BURIME
- Zoran Damjanovski- Programi zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013 (faqe. 7 и 8) [Qasur më: 5.4.2016]
- А1оn – Damjanovskit nuk do t’i ndihmon përsëritja e të njejtit projekt dhe premtimнема (30.3.2013) [Qasur më: 5.4.2016]
- Kumanovo New – Damjanovski: Kumanova do të krenohet me pishinën e mbyllur ќ (30.3.2013) [Qasur më: 5.4.2016]
- Tv Plus – Mbushje testuese e pishinës olimpike në nëntor (6.10.2015) [Пристапено на: 5.4.2016]
- Ing Gradba Градба -Pishinë e mbyllur në Kumanovë [Пристапено на: 5.4.2016]
- Bum Radio – KUMANOVA BE PISHINË TË RE (17.2.2016) [Qasur më: 5.4.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari